KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bankat dhe sigurimet po rriten më ngadalë se ekonomia
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bankat dhe sigurimet po rriten më ngadalë se ekonomia
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Bankat dhe sigurimet po rriten më ngadalë se ekonomia

Përditësimi i fundit: 4 Tetor, 2025 9:31 am
220 Shikime
Share
24 Min. Leximi
SHARE

Rritja e aktiveve të sistemit bankar është përshpejtuar gjatë 2024-s. Në fund të vitit, totali i aktiveve të sistemit bankar arriti një nivel rekord prej 2.09 trilionë lekësh, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, me rritje 6.4% me bazë vjetore, në përshpejtim nga zgjerimi prej 4.7% i vitit të mëparshëm duke shënuar ritmet më të shpejta që nga viti 2021, kur sistemi po rimëkëmbej nga pasojat në ekonomi të pandemisë së Covid.

Pavarësisht zgjerimit, në raport me ekonominë, sistemi bankar po rritet më ngadalë. Pesha e aktiveve të sistemit bankar ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) zbriti në 83.07% në vitin 2024, nga 83.12% vitin e mëparshëm duke shënuar nivelin më të ulët nga 2010-a.

Kreditë me probleme rezultuan në nivelin e 4.17% në fund të 2024-s, nga 4.74% në dhjetor 2023. Ky është niveli më i ulët që nga viti 2007.

Sipas Bankës së Shqipërisë, portofoli i kredisë vijon të ketë një cilësi të mirë dhe kjo reflektohet në nivelet e ulëta të treguesit të kredisë me probleme dhe një strukture valutore të orientuar drejt Lekut.

Edhe në 2024-n, bankat kishin një vit pozitiv, teksa të gjitha raportuan rritje të të ardhurave. Por, ndryshe nga viti 2023, kur zgjerimi ishte dyshifror, në 2024-n tendenca ishte më e moderuar.

Pas një periudhe disavjeçare konsolidimesh, që uli numrin e bankave në vend në 11, nga 17 disa vite më parë, sistemi nuk ka shënuar ndryshime dy vitet e fundit.

– Banka më e madhe në vend, nga qarkullimi vjetor, është “BKT”, me rreth 24 miliardë lekë të ardhura, me rritje 9.8% me bazë vjetore.

Seyhan Pencablıgil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) pohon në raportin vjetor se “ne vijojmë të investojmë në vend, në cilësinë tonë si banka më e madhe tregtare, gjë që dëshmohet edhe nga rritja e portofolit të kredive.

Paralelisht, po forcojmë bazën tonë të kapitalit duke ruajtur njëkohësisht një politikë të qëndrueshme dividentësh. Në këtë drejtim, kemi emetuar obligacione MREL me vlerë 30 milionë euro duke përmbushur të gjitha kërkesat rregullatore si banka sistemikisht më e rëndësishme në vend”.

– “Raiffeisen” është banka e dytë më e madhe në vend, sipas qarkullimit vjetor. Banka raportoi të ardhura prej 19.9 miliardë lekësh, me rritje prej 15.4% me bazë vjetore, sipas raportit vjetor (banka nuk ka dorëzuar ende pasqyrat financiare në QKB).

“Banka mbetet një nga liderët e padiskutueshëm në treg, me një total aktivesh prej rreth 303 miliardë lekësh dhe një kthim mbi kapitalin prej mbi 26% duke tejkaluar ndjeshëm mesataren e tregut.

Kapitalizimi i fortë dhe pozicioni i qëndrueshëm i likuiditetit, i reflektuar në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit prej 20,3%, ndjeshëm mbi kufirin e kërkuar, dëshmojnë qartë gatishmërinë e bankës për të përballuar sfida dhe për të shfrytëzuar çdo mundësi në mënyrë proaktive”, citohet Christian Canacaris, Drejtor i Përgjithshëm, Kryetar i Drejtorisë, “Raiffeisen”, në raportin vjetor.

– “Credins” ishte banka e tretë më e madhe në vend nga të ardhurat. Qarkullimi total i “Credins” arriti në 19.7 miliardë lekë, me zgjerim vjetor prej rreth 16.9%.

“‘Credins Bank’, gjatë vitit 2024, zgjeroi bazën e klientëve të saj duke shënuar një numër prej 400,000 klientësh, me rritje prej 2.35% krahasuar me një vit më parë. ‘Credins’ vijon të qëndrojë sërish e para për portofolin e kredive, të cilin e zgjeroi me mbi 9% krahasimisht me një vit më parë”, thotë Drejtori i Përgjithshëm i “Credins Bank”, Maltin Korkuti, në raportin vjetor.

– “OTP Bank” renditet sërish në vend të katërt, pozicion në të cilin u ngjit në vitin 2022, pas bashkimit me përthithje me “Alpha Bank”. Në vitin 2024, të ardhurat e bankës ishin 11.9 miliardë lekë, me zgjerim 7.6% në raport me vitin 2023.

“Viti 2024 ka qenë një tjetër vit historik për Bankën OTP Albania — një vit i karakterizuar nga një performancë pozitive financiare, aktivitet tregtar dhe rritje e qëndrueshme, të cilat përbëjnë më të mirat në historinë tonë, që prej hyrjes në tregun bankar shqiptar.

Gjatë vitit që lamë pas kemi arritur rezultatet më të mira në historinë e bankës, ndërkohë që kemi ofruar vlerë të qëndrueshme për klientët, ekonominë e vendit dhe partnerët tanë”, ka pohuar Bledar Shella, Drejtor i Përgjithshëm dhe Kryetar i Bordit të Menaxhimit, në raportin vjetor.

– “Intesa Sanpaolo” mbetet banka e pestë më e madhe në vend nga të ardhurat, që arritën në 10.63 miliardë lekë, me rritje 13.6%.

“Në vitin 2024, ‘Intesa Sanpaolo Bank Albania’ operoi në një mjedis financiar dinamik dhe në zhvillim, i karakterizuar nga kërkesa në rritje për kredi, mundësi gjithnjë e më të mëdha investimi dhe një orientim i qartë drejt integrimit europian”, pohon në raportin vjetor Alessandro D’Oria, drejtor ekzekutiv i bankës.

“Norma jonë e mjaftueshmërisë së kapitalit mbetet më e larta në treg (24.55%), ndërsa cilësia e aktiveve është ndër më të mirat, me nivelin më të ulët të kredive me probleme në vend (3.2%). Kjo dëshmon efektivitetin e qasjes sonë të kujdesshme ndaj menaxhimit të riskut, edhe pse kemi rritur kreditimin për të mbështetur ekonominë reale të Shqipërisë”.

-“Tirana Bank” deklaroi të ardhura prej rreth 8.8 miliardë lekësh, me rritje vjetore prej 28.8%, duke u ngjitur sërish në vendin e gjashtë.

Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, ka theksuar në një intervistë të mëparshme për “Monitor” se “viti 2024 ka qenë një vit rekordesh për ‘Tirana Bank’, i cili shënoi arritje të rëndësishme financiare, por edhe konsolidimin e mëtejshëm të rolit tonë, si një nga institucionet me rritjen më të shpejtë në sistemin bankar shqiptar.

Krahasuar me një vit më parë, totali i aseteve u rrit me 30%, duke arritur në 1.63 miliardë euro, ndërsa portofoli i kredisë u zgjerua me 41% duke kapur vlerën e 800 milionë eurove. Njëkohësisht, depozitat e klientëve u rritën me 22%”.

-“Banka Amerikane e Investimeve” (ABI) rriti të ardhurat me gati 24.7% në 8.7 miliardë lekë, por zbriti sërish në vend të shtatë”.

“ABI në vitin 2024 ka vazhduar të përmirësojë më tej rekordin në fitim, depozita, kredi, përfitueshmëri dhe cilësi portofoli.

Prej vitesh, ABI raporton përqindjen më të ulët të kredive të këqija. ABI është në një proces të thellë zgjerimi të numrit të degëve dhe brenda 2026 planifikon të ketë një dyfishim të tyre krahasuar me fillimin e 2024-s.

Ky është një hap i rëndësishëm në retail”, ka pohuar në një intervistë të mëparshme për “Monitor”, Andi Ballta, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Amerikane të Investimeve.

“Pas blerjes së ‘NOA’ nga ‘Tranzit’ në dhjetor 2024, grupi i kompanive tona (ABI, NOA dhe Tranzit) kanë krijuar një sinergji dhe avantazh unik në industrinë financiare në vend, me një trinitet që mundëson financimin e bizneseve të mëdha dhe të mesme, bizneset e vogla, sektorë të rëndësishëm të nënkredituar, si bujqësia, rritjen e kërkesës konsumatore, si dhe ruajtjen e kredidhënies së shëndetshme, nëpërmjet mbledhjes etike të detyrimeve financiare”, shton ai.

– “Union Bank” ka deklaruar një qarkullim vjetor prej rreth 6.6 miliardë lekësh, me rritje 23%.

Flutura Veipi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e “Union Bank”, ka pohuar në një intervistë të mëparshme për “Monitor” se “viti 2024 ka qenë me rritje të qëndrueshme për ‘Union Bank’ duke konsoliduar pozicionin tonë në treg dhe duke zgjeruar shërbimet ndaj klientëve.

Banka ka forcuar pjesën e saj të tregut duke u renditur si banka e pestë në treg për rritjen e aktiveve duke performuar mbi mesataren dhe duke ruajtur një ritëm pozitiv të rritjes së depozitave prej 4,7% në vitin 2024”.

“Banka e Parë e Investimeve” (Fibank Albania) rriti të ardhurat me 9.4%, në 3.8 miliardë lekë.

Bozhidar Todorov, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës, citohet në raportin vjetor se “në vitin 2024, totali i aktiveve tona e tejkaloi kufirin prej 600 milionë eurosh.

Gjithashtu, portofoli i kredive u rrit me gati 15%, ndërsa depozitat u shtuan me 12%, duke theksuar një rritje të shëndetshme dhe organike, si dhe besimin që individët, familjet dhe bizneset vazhdojnë të kenë te ne.

Duke parë përpara, mbetemi të përkushtuar për të arritur objektivin tonë afatmesëm prej 5% të pjesës së tregut, të udhëhequr nga inovacioni, fuqia operacionale dhe një njohje e thellë e tregut shqiptar”.

“ProCredit Bank” deklaroi të ardhura prej 2.6 miliardë lekësh, me rritje 18.6% me bazë vjetore.

Mirsad Haliti, Anëtar i Drejtorisë Ekzekutive të “ProCredit Bank Shqipëri” ka pohuar më herët për “Monitor” se “gjatë vitit të kaluar, ‘ProCredit Bank Shqipëri’ ka vijuar rritjen e qëndrueshme, duke tejkaluar mesataren e tregut dhe duke rikonfirmuar pozicionin tonë si një nga institucionet financiare më të besueshme në vend.

Rritja e portofolit të kredisë me 28.2%, dukshëm mbi mesataren e sektorit, reflekton angazhimin tonë për të mbështetur bizneset dhe individët me financime të përshtatura ndaj nevojave të tyre”.

“Banka e Bashkuar e Shqipërisë” raportoi të ardhura prej 1.3 milionë lekësh, me rritje të fortë prej 67%. Banka është tashmë në pronësi të shoqërisë shqiptare të sigurimeve “Eurosig”, me 99.46% të aksioneve, pas tërheqjes graduale të pronarëve të mëparshëm nga Arabia Saudite.

MIKROFINANCA FRENON KREDINË, POR JO TË ARDHURAT

Rritja e sektorit të mikrokredisë u ngadalësua vitin e kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se portofoli total i huasë nga institucionet e licencuara për mikrokredi në fund të 2024-s arriti në 24.1 miliardë lekë, 3.9% (rreth 0.9 miliardë lekë) më shumë krahasuar me një vit më parë. Rritja e kredisë është ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me nivelin prej 29% (rreth 5.2 miliardë lekë) të vitit 2023.

Megjithëse në tërësi, ecuria e kredisë për ekonominë vitin e kaluar ishte pozitive, kjo rritje për sektorin e mikrofinancës është frenuar dukshëm. Me sa duket, skandali i mikrokredive dhe fillimi i një cikli të shtrëngimit rregullator nga Banka e Shqipërisë kanë dhënë efekte që vitin e kaluar në volumin e kredidhënies nga institucionet mikrofinanciare.

Pavarësisht frenimit të kredidhënies, operatorët e mikrofinancës kanë vijuar me rritjen e fortë të të ardhurave edhe në 2024-n, duke vazhduar të shfrytëzojnë frytet e zgjerimit të vitit të mëparshëm.

“ECFA” është institucioni më i madh mikrofinanciar në vend. Të ardhurat e shoqërisë ishin 3.4 miliardë lekë, me zgjerim vjetor prej 11%. Në raportin vjetor për vitin 2024 përmenden 80,000 aplikime të pranuara; 133,000 kredi të dhëna; 84% klientë të përsëritur; 57 milionë euro të akorduara.

“Fondi Besa” raportoi të ardhura në 2024-n prej 3.3 miliardë lekësh, ose 9.2% më shumë se në vitin 2023.

Sipas raportit vjetor, klientët individualë vazhdojnë të mbeten në qendër të strategjisë. Ky segment gjatë vitit 2024 ka regjistruar një rritje me 1,141 kredi aktive ose 4.33% duke arritur një total prej 27,498 kredish.

Portofoli i Kredisë është rritur me 2.68% krahasuar me vitin 2023, duke arritur në 14.8 miliardë lekë. 38% e kredive është dhënë për shërbime, 14% për tregti, 11.6% për ndërtim, 11% për konsum, 9.7% për bujqësi dhe blegtori etj.

“NOA” deklaroi të ardhura prej 2.8 miliardë lekësh, me zgjerim prej 32% në krahasim me vitin e mëparshëm. Të ardhurat nga interesat ishin 2.5 miliardë lekë, me zgjerim 39%. Përkundrejt ngadalësimit të sektorit, stoku i huasë i dhënë nga “NOA” në fund të 2024-s arriti në 10.8 miliardë lekë, me rritje 22%.

“‘NOA’ ka filluar aktivitetin e saj në 1999 si PSHM (Partneri Shqiptar në Mikrokredi) dhe më vonë si ‘Opportunity Albania’. Në 2010-n aksionet e Grupit u blenë nga ‘NOA Holdings N.V.’, një entitet i huaj i themeluar në Holandë.

Në vitin 2011, emri i Grupit u ndryshua nga ‘Opportunity Albania’ në NOA SH.A. Në datë 31 dhjetor 2024, ‘NOA Holdings N.V.’ dhe ‘NOA Cooperatief U.A.’ shiti 100% të aksioneve të ‘NOA’ sh.a te ‘Tranzit’ sh.p.k.

Grupi është i zotëruar tërësisht nga ‘Tranzit’ sh.p.k., (i zotëruar më tej nga fonde investimi të menaxhuara nga ‘Moscopole INC’ me përfitues fundor z. Andi Ballta, ‘New Century Holdings XI’, ‘L.P’ dhe ‘NCH Balkan Fund’, ‘L.P.’) një institucion financiar jobankar shqiptar i cili ofron mundësi financimi për shoqëritë dhe individët”, sipas raportit vjetor.

SIGURIMET, RRITJE E NGADALTË

Tregu i sigurimeve ka vijuar të jetë i ulët në raport me madhësinë e ekonomisë. Në tre vitet e fundit, madhësia e këtij tregu ka rënë poshtë 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Në vendet e tjera, tregu i sigurimeve luhatet midis 1.3 – 2% të PBB-së dhe shumë larg niveleve të mesatares së Bashkimit Europian, që e kalon 7% të PBB-së.

Operatorët kanë shpjeguar se ky nivel i ulët depërtimi lidhet me disa faktorë, si kultura dhe interesi i ulët i shoqërisë për t’u siguruar, moszgjerimi i shërbimeve financiare, si dhe mungesa e kolonës së dytë të zhvillimit të pensioneve në vend (një kombinim i skemës private me atë shtetërore).

Edhe hyrja e shoqërive të huaja të sigurimit më se një dekadë më parë nuk arriti që t’i japë gjallëri këtij segmenti, që vijon të varet nga sigurimi i detyrueshëm.

Moszhvillimi i tij bëri që pas 18 vitesh, grupi austriak “Uniqa” të shesë paketën prej 90% të aksioneve që zotëronte te “Sigal” në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë.

I vetmi grup i huaj në tregun e sigurimeve ngelet “Vienna Insurance Group”, që kontrollon kompanitë “Sigma” dhe “Intersig”.

Klaidi Citozi, CEO i Sigma Vienna Insurance Group pohon se hyrja e grupeve ndërkombëtare ka qenë një zhvillim i rëndësishëm, sepse ka sjellë standarde më të larta shërbimi, një gamë më të gjerë produktesh dhe transparencë më të madhe ndaj publikut.

Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për të sjellë transformimin e pritshëm në treg. Ai thotë se arsyet lidhen me volumin e vogël të tregut dhe produktet inovative kërkojnë një bazë të gjerë klientësh dhe prime më të mëdha që të jenë të qëndrueshme financiarisht.

“Gjithashtu, situata nuk ka qenë gjithnjë e favorshme për zhvillimin e produkteve të reja. Shpesh herë mungojnë stimujt për sigurimet vullnetare, ndërkohë që sigurimet e detyrueshme dominojnë portofolin e tregut.

Një faktor tjetër është edhe mentaliteti i qytetarëve, të cilët shpesh presin që në rast fatkeqësish natyrore apo emergjencash të mëdha zgjidhja të vijë nga qeveria”.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë vitit 2024, tregu i sigurimeve ka pasur rritje prej 7.03%, në ngadalësim nga 8.86% një vit më parë. Vëllimi i primeve të shkruara bruto arriti në 24.5 miliardë lekë.

Sigurimi i jo-jetës vijon të ketë peshën dominuese në primet e sigurimit, me 91.5% të totalit në vitin 2024, sipas të dhënave të AMF-së, duke e lënë jetën me vetëm 8.5%.

Në raport me një vit më parë, pesha e sigurimit të jo-jetës ka rënë lehtë me 0.3 pikë pikë përqindjeje.

Brenda segmentit të sigurimit të jo-jetës dominon sigurimi i detyrueshëm i mjeteve motorike, me rreth 67.15% të totalit të primeve, rreth 0.65 pikë përqindje më shumë se një vit më parë.

Sipas AMF-së, në vitin 2024 janë paguar gjithsej 8,656,050 mijë lekë dëme, ose 24.38% më shumë se në vitin 2023. Numri i dëmeve të paguara në vitin 2024 është rritur me 10,155 dhe arriti shifrën 73,482, nga të cilat 70,482 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të jo-jetës dhe 3,476 nga shoqëritë e sigurimit të jetës.

Shoqëria më e madhe e sigurimeve është “Sigal Uniqa Group Austria”, me 5.8 miliardë lekë të ardhura dhe rritje vjetore rreth 4%.

“‘Sigal’ është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë dhe mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”, citohet Avni Ponari, Drejtor i Përgjithshëm i shoqërisë në raportin vjetor.

Kompania, sipas raportit vjetor, ka paguar mbi 500 milionë euro dëmshpërblime të paguara në 25 vite.

“AlbSig” shënoi rritje të të ardhurave, me 5.4%, në 4.35 miliardë lekë.

“Ndryshimet e mëdha që po përjeton bota karakterizohen nga pasiguri në rritje, sfida të ndërlikuara dhe rreziqe gjithnjë e më të paparashikueshme.

Tensionet gjeopolitike, vështirësitë ekonomike dhe krizat mjedisore kanë krijuar një realitet të ri, që kërkon vigjilencë dhe përshtatje të vazhdueshme.

Në këtë kontekst sfidues, shoqëria ‘Albsig’ sh.a. ka dëshmuar aftësinë për të ruajtur stabilitetin dhe për të vijuar rritjen.

Ne kemi kapërcyer me sukses situata të jashtëzakonshme, nga fatkeqësitë natyrore dhe krizat financiare, deri te pandemia, duke përmbushur angazhimet tona”, citohet Muharrem Bardhoci, Drejtor i Përgjithshëm, në raportin vjetor.

“Eurosig SHA” kishte të ardhura prej 3.7 miliardë lekësh, me një rritje prej 17.6% me bazë vjetore. Rreth 16% e këtyre të ardhurave (586 milionë lekë) ishin të ardhura nga interesi, sipas bilancit.

Një drejtim i rëndësishëm, që ka pasur vëmendjen e shoqërisë “Eurosig”, është pagesa e dëmeve. Vlerësimi i klientëve është boshti kryesor ku mbështetet suksesi i shoqërisë sonë të sigurimit.

Natyrisht, kjo dëshmohet me vlerësimin e drejtë dhe pagesën në kohë të dëmeve. Rreth 36.6% më shumë klientë janë dëmshpërblyer në vitin 2024, ose rreth 46.6% në vlerë dëme të paguara më shumë se në vitin 2023.

Duhet theksuar se volumi i dëmeve të paguara për tregun është rritur me 24.9%, nga 46.6% që është rritur ky tregues për ‘Eurosig’” – pohon Xhevdet Kopani, Drejtor i Përgjithshëm, në raportin vjetor.

Prej disa vitesh, “Eurosig” ka hyrë dhe në sistemin bankar. Në korrik 2023, kompania e sigurimeve “Eurosig” e rriti pjesëmarrjen në pothuajse 82% të kapitalit aksioner të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë.

“Sigma Interalbanian Vienna Insurance” deklaroi 3.58 miliardë lekë të ardhura, me rritje 6.2%.

“Kemi rritur më tej praninë tonë në treg, kemi sjellë produkte më të sofistikuara dhe kemi përforcuar rolin tonë si një partner strategjik për klientët individualë dhe korporatat.

Rezultatet tona financiare, rritja e qëndrueshme dhe përmbushja e objektivave rregullatore janë reflektim i një pune të mirëstrukturuar dhe vizioni të qartë”, pohon në raportin vjetor z. Klaidi Çitozi, Drejtor i Përgjithshëm, “Sigma Vienna Insurance Group”.

“Me mbështetjen e grupit tonë të fuqishëm, ‘Vienna Insurance Group’, do të vijojmë të rrisim standardet e tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe të ndërtojmë një kulturë të qëndrueshme sigurie dhe përgjegjshmërie për të gjithë”, shton ai.

“Intersig Vienna Insurance Group” (pjesë e të njëjtit grup me “Sigma”) është operatori i pestë më i madh, me qarkullim vjetor prej 2.5 miliardë lekësh, me rritje vjetore prej 8.1%.

“Gjatë vitit 2024, ‘Intersig VIG’ ka shkruar rreth 2,113 milionë lekë prime, duke zotëruar kështu 9.43% të tregut. ‘Intersig’ ka paguar rreth 876 milionë lekë dëme gjatë vitit 2024.

Numri i kërkesave të dëmeve të paguara nga ‘Intersig’ gjatë 2024 është 11,473 ose 16.39% e të gjithë kërkesave të tregut”, thuhet në raportin vjetor.

“Atlantik” raportoi të ardhura prej rreth 1.39 miliardë lekësh në vitin 2024, me rritje 7.4% me bazë vjetore.

“Në një ekonomi të orientuar gjithnjë e më shumë nga turizmi, sigurimi i pronës merr një vëmendje të veçantë.

Hotelet, baret, restorantet deri edhe shtëpitë që jepen me qira ditore duhet të ndërgjegjësohen se siguria është kryefjalë e turizmit.

Biznesi shqiptar duhet të kuptojë se investimi i tyre duhet të ketë një mbrojtje që mbetet një garanci për të ardhmen.

Qytetarët shqiptarë që udhëtojnë jashtë për pushime dhe që vitin e kaluar ishin jo pak, por 7.9 milionë udhëtime, kanë nevojë për sigurim shëndetësor për të qenë të sigurt”, citohet Dritan Çelaj, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, në raportin vjetor.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndahet nga jeta aktori i famshëm italian Remo Girone
Artikulli tjetër P Diddy dënohet me 4 vjet burg për prostitucion

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.