KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit TID
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit TID
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit TID

Përditësimi i fundit: 18 Mars, 2026 10:57 am
220 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Rrugica që bashkon bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit në mesditë është e shkretë. Që prej 15 vitesh, banorët e saj nuk janë “as në qiell, e as në tokë”, siç thotë Pask Simaku, ndërsa nuk lëviz në asnjë çast nga shkallarja e banesës së tij.

“Tre-katër familje që ishin në krye të rrugicës, i kompensuan siç duhet dhe ata ikën që në vitin 2015. Kurse ne të tjerët? Me ne të tjerët, vetëm një zot e di se çfarë do të bëhet,” tha Simaku.

E gjatë vetëm 100 metra, rrugica ka formën e mureve lindore të amfiteatrit të Durrësit. Përpjekjet e qeverisë për ta çliruar këtë zonë nga banesat nisën pas tërmetit të vitit 2019, ndërsa projekti TID u dha atyre formë institucionale.

Projekti kundërshtohet prej muajsh nga dhjetra banorë të prekur, të cilët po protestojnë kundër masës së kompensimit dhe mungesës së transparencës.

Sipas urbanistes Entela Koja, projekti TID u ndërtua mbi shkelje të njëpasnjëshme, të cilat lidhen me Planin e Përgjithshëm Vendor (PPV) dhe Planet e Detajuara Vendore.

“Kundërshtimi ynë nuk është çështje numrash, por çështje ligjesh të shkelura në vite,” tha Koja për BIRN.

“Shkeljet janë perifrazuar dhe cituar një nga një, në praktikën tonë ligjore dhe në kërkesën zyrtare drejtuar Këshillit Bashkiak Durrës për ngritjen e një grupi hetimor. Nëse materialet e reja faktojnë përgjegjësi të tjera institucionale, sigurisht që rruga ligjore mbetet opsioni kryesor për t’i referuar,” shtoi Koja.

Banorët e shtëpive që përfshihen nga projekti TID kanë gjetur edhe mbështetjen e medias lokale “Amfora”, e ndjeshme ndaj problematikave të trashëgimisë kulturore. Sipas drejtorit të Amfora, Geri Emiri, ky forum qytetar është një alternativë për të sjellë zërin e qytetarëve përballë heshtjes dhe mbylljes së institucioneve.

“Ky bashkëpunim nënkupton transparencë dhe dokumentim publik të fakteve. Materialet e botuara nga forume si Amfora kanë ndihmuar në evidentimin e shkeljeve dhe në informimin e opinionit publik,” theksoi urbanistja Koja.

Nga përvoja e tij, arkitekti urbanist Artan Kacani ka mësuar se që të arrish të drejtat kushtetuese duhet të fitosh të drejtat ligjore, një nga një.

Sipas Kacanit, dëgjesat e organizuara janë një proces demokratik, por ajo që mbetet është marrëveshja mes bashkisë dhe banorëve, e cila në rastin konkret nuk ekziston.

“Marrëveshjet individuale duhet të nënshkruhen nga çdo familje dhe do të mjaftonte mungesa e një të tretës së firmave për ta hedhur poshtë projektin,” tha Kacani.

Shtëpia e Kacanit përfshihet gjithashtu në projektin TID, që sipas tij i mungon një plan menaxhimi; po ashtu edhe një buxhet i parashikuar për gërmimet e programuara arkeologjike.

Në fakt, projekti paraqet vetëm një plan të prishjeve të banesave. Kacani është mjaft kritik për projektin e mangët, që sipas tij është paraqitur deri tani.

“Ne duam një projekt të shëndetshëm, një projekt vlerësimi të trashëgimisë kulturore të lagjes Kala,” theksoi ai.

Ndryshimet e fundit në projektin TID kanë përfshirë edhe disa banesa në rrugët anësore të bulevardit “Epidamn”, nga Xhamia e Madhe deri në instalacionin “Veliera”. Bashkë me hapësirën rreth amfiteatrit, janë afro 110 banesa gjithsej, të cilat sipas TID do të prishen në disa faza.

Flamur Bala ka marrë pjesë në të gjitha protestat e banorëve të lagjes “Kala”. Ai thotë se” nuk i pëlqen heshtja, kur ka përpara një padrejtësi”.

“Para një muaji, miqve të mi në banesat e amfiteatrit iu sollën shkresat nga IKMT se prishjet do të fillonin në mes të muajit shkurt Nuk kanë harruar, jo, sepse shkatërrimet, si dhe herë të tjera mund t’i bëjnë edhe gjatë sezonit turistik,” thotë Bala, ndërsa e çon përpara me shkathtësi karrocën me të cilën lëviz.

Bashkë me protestat përballë bashkisë së Durrësit, banorët po eksplorojnë të gjitha rrugët e mundshme ligjore për ta kërkuar të drejtën e tyre. Urbanistët Koja dhe Kacani po diskutojnë me banorët mbi rrugët ligjore të zgjidhjes.

Koja i referohet afreskut të famshëm “Darka e fundit” nga Leonardo da Vinçi për ta shpjeguar situatën, ndërsa përshkruan se në çdo njeri mund të gjendet një Krisht dhe një Judë.

“Në këtë çështje, ne e shohim veten si qytetarë që mbrojmë të drejtën dhe pronën, ndërsa përgjegjësia bie mbi ata që kanë krijuar problemin,” tha Koja.

“Thirrja jonë është ndaj ndërgjegjes së tyre, që në momentin e vendimmarrjes të zgjedhin drejtësinë dhe jo kompromisin me padrejtësinë,” përfundoi ajo.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bebja e parë femër pas 50 vitesh, në fshatin italian, është… shqiptare
Artikulli tjetër Grupet e hakerave shënjestrojnë SHBA-të dhe Izraelin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
Finance Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.