KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Banorët e lagjes “Skënderbej” në Elbasan, protestë: “Dy javë pa drita e ujë”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Banorët e lagjes “Skënderbej” në Elbasan, protestë: “Dy javë pa drita e ujë”
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Banorët e lagjes “Skënderbej” në Elbasan, protestë: “Dy javë pa drita e ujë”

Përditësimi i fundit: 28 Prill, 2026 10:54 am
30 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Protesta e banorëve të lagjes “Skënderbej” në Elbasan paraditen e kësaj të marte ka nxjerrë në pah një realitet të vështirë që prej dy javësh po rëndon jetën e përditshme të qindra familjeve. Pa energji elektrike dhe, si pasojë, edhe pa furnizim të rregullt me ujë, rreth 300 banorë janë detyruar të përballen me kushte minimale jetese, duke e kthyer një problem teknik në një krizë të vërtetë komunitare.

Të mbledhur këtë të martë në shenjë proteste, ata shprehen të revoltuar jo vetëm për mungesën e energjisë, por edhe për mungesën e një zgjidhjeje të shpejtë. Sipas tyre, pavarësisht interesimit pranë OSHEE, përgjigjja ka qenë e njëjtë: ndërprerjet lidhen me punimet në rrjet dhe situata pritet të zgjasë të paktën deri më 4 maj. Një afat që për banorët përkthehet në ditë të tjera errësire dhe vështirësish.

Ndërkohë, pasojat janë të prekshme në çdo familje. Amvisat e kanë thuajse të pamundur të gatuajnë dhe të ruajnë higjienën, ndërsa familjet me fëmijë dhe të moshuar ndjejnë më fort mungesën e kushteve bazë. Në mungesë të energjisë, edhe furnizimi me ujë është i kufizuar, duke e rënduar më tej situatën.

Goditje të fortë ka marrë edhe biznesi i vogël në zonë. Pronarët e dyqaneve ushqimore tregojnë se frigoriferët qëndrojnë të fikur për orë të tëra, duke rrezikuar prishjen e produkteve dhe humbje të konsiderueshme ekonomike. Për ta, çdo ditë pa energji është një ditë më shumë drejt falimentimit.

Banorët theksojnë se problemet me energjinë nuk janë të reja për këtë zonë, por situata aktuale, sipas tyre, është e papranueshme dhe mund të ishte menaxhuar ndryshe, me më shumë transparencë dhe alternativa furnizimi.

Nga ana tjetër, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Elbasan sqaron se ndërprerja e energjisë lidhet me stakimin e fidrit nr. 7 në nënstacionin “Kombinati i Drurit”, si pjesë e punimeve për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Bitola–Elbasan–Fier, një projekt i cilësuar strategjik për zgjerimin e rrjetit energjetik të Shqipërisë. Sipas OSSH, po merren masa që zona të furnizohet përmes kabinave alternative, ndërsa ndërprerjet në vijim pritet të jenë të përkohshme dhe të kufizuara vetëm gjatë manovrimeve teknike. Megjithatë, stakimet parashikohet të zgjasin edhe rreth gjashtë ditë të tjera, ndërsa kontraktorit i është kërkuar të përshpejtojë punimet.

Mes premtimeve për zgjidhje dhe realitetit të përditshëm pa energji, banorët e “Skënderbej” mbeten në pritje ,mes errësirës dhe shpresës për rikthimin e normalitetit.

 

Marrë nga Balkanweb.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, Helsinki: Refuzon të hajë ushqimin e komandës

Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për çmimin, importi i naftës u rrit në mars

“Konkurrenca” fal Spitalin Amerikan dhe Hygeia-n

GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet dhe sekuestrimet

E-Albania sërisht jashtë funksionit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Athinë/ Një 89-vjeçar hap zjarr me armë, në dy institucione
Artikulli tjetër Kosovë/ Opozita bojkoton seancën për zgjedhjen e Presidentit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

One Albania/ Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG, mediat hungareze flasin për faliment
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
TAP-i ndërton pikën e daljes në Fier, por qeveria nuk di ku ta çojë gazin
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
Të indeksuarit!
Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Prill, 2026
Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK, mbi 200 mijë €, për sezonin në Himarë
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion 28 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.