KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Belgjika synon marrëveshje me Kosovën dhe Shqipërinë, për burgjet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Belgjika synon marrëveshje me Kosovën dhe Shqipërinë, për burgjet
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionRajoniSociale

Belgjika synon marrëveshje me Kosovën dhe Shqipërinë, për burgjet

Përditësimi i fundit: 6 Tetor, 2025 5:07 pm
217 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ministrja e Drejtësisë e Belgjikës, Annelies Verlinden, dhe ajo e Azilit dhe Migrimit, Anneleen Van Bossuyt, kanë nisur një vizitë treditore në Shqipëri dhe në Kosovë, që do të përqendrohet në mundësinë e marrjes me qira ose ndërtimin e një burgu në njërin prej këtyre shteteve.

Një marrëveshje për dhënien me qira të qelive Kosova ka me Danimarkën.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë në detyrë të Drejtësisë për mundësinë e një marrëveshjeje për burgjet edhe me Belgjikën dhe është ende në pritje të përgjigjes.

Kjo vizitë e dy ministreve belge do të përqendrohet në fuqizimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, rimarrjen e aseteve kriminale jashtë vendit dhe trajtimin e mbipopullit në burgjet belge dhe migrimit.

Ministret, që janë nisur sot drejt Shqipërisë, do të insistojnë që Tirana zyrtare të pranojë rikthimin e shtetasve të saj që mbahen në burgjet belge. Këtu përfshihen 307 shtetas shqiptarë, prej të cilëve 253 nuk kanë leje qëndrimi.

“Ata që janë të dënuar këtu dhe nuk kanë leje qëndrimi mund ta vuajnë dënimin në vendin e tyre të origjinës, atëherë kjo do të nënkuptojë një ekzekutim të drejtë të dënimit, ashtu edhe rritje të konsiderueshme të efikasitetit për institucionet tona të burgjeve”, tha Verlinden.

Gjatë kësaj vizite, sipas Verlinden, do të diskutohet për një memorandum mirëkuptimi për asetet, në mënyrë që pasuritë e konfiskuara në rastet penale në Kosovë dhe Shqipëri, mbi bazën e informacionit nga hetimet në Belgjikë, pjesërisht të mund të kalojnë në arkën e shtetit belg.

Ministrja Verlinden tha se ka bashkëpunim pozitiv me Kosovën dhe Shqipërinë.

Sipas Belgjikës, Kosova është vend transit për trafikim me qenie njerëzore dhe kontrabandë të armëve dhe shpesh shfaqet në rastet gjyqësore belge si vend për pastrim të parave.

Ndërkaq, Shqipëria thuhet se është partnere strategjike në luftën kundër trafikimit të drogës dhe ka një prani të fuqishme të organizatave kriminale shqiptare në portin e Antverpit.

“Ballkani Perëndimor aktualisht është rajoni kyç në luftën tonë kundër krimit të organizuar. Dua të mbështetemi në besim të ndërsjellë i cili është ndërtuar përmes bashkëpunimit intensiv në vitet e fundit”, tha ministrja Verlinden.

Në Kosovë do të zhvillohen bisedime për nënshkrimin e një traktati për ndihmë juridike, i cili, sipas Belgjikës do të synojë të forcojë në mënyrë strukturore bashkëpunimin për çështjet penale.

Kosova veçse ka një marrëveshje për dhënien me qira të qelive me Danimarkën. Të burgosurit e parë nga ky shtet do të vendosen në burgun e qytetit të Gjilanit në prill të vitit 2027.

Marrëveshja dhjetëvjeçare parasheh shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez.

Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro.

Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen më 23 maj 2024, dy vjet pasi ajo ishte nënshkruar.

 

Marrë nga DeMorgen.be

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BE-ja afër vendimit për pezullimin e liberalizimit të vizave për Gjeorgjinë
Artikulli tjetër Ekzekutohet shqiptari në Kolumbi, plagoset dhe një e moshuar që ndodhej me të

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool
Aktuale Analize Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.