Një operacion i madh ka nisur mëngjesin e sotëm në lokacione të ndryshme në Belgjikë. Duket se në qendër të këtyre kërkimeve është një organizatë kriminale shqiptare.
Bëhet fjalë për trafikantë droge të specializuar në prodhimin dhe shitjen e marijuanës, por edhe në logjistikën e tregut të kokainës me shumicë.
Prokuroria publike e Brukselit, e ngarkuar me hetimin, do të shpallë rezultatet e këtij operacioni në orët në vijim. Ky hetim ka nisur disa muaj më parë.
Marrë nga Balkanweb.com