Bosnja & Hercegovina ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e fundit të Grupit B përballë Katarit me rezultatin 3-1.
Takimi i luajtur në Seattle foli për ekipin ballkanas, që kaloi në avantazh në minutën e 29’ me talentin Alajbegovic, ndërsa pas 5 minutash shifrat u dyfishuan nga një autogol i Abunadas.
Skuadra aziatike rihapi sfidën në fundin e pjesës së parë, por në minutën e 80’, ishte Mahmic që vulosi takimin.
Me këtë fitore, Bosnja siguron vendin e tretë me katër pikë dhe tashmë është, një nga 8 vendet e treta më të mira.
Nga ana tjetër, Katari e mbyll këtu aventurën e dytë në një Botëror, kësaj radhe me një pikë të marrë.
Marrë nga SuperSport.al