KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Botërori 2026/ Spanjë-Belgjikë, kërkojnë gjysmëfinalen, në supersfidën e Botërorit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Botërori 2026/ Spanjë-Belgjikë, kërkojnë gjysmëfinalen, në supersfidën e Botërorit
AktualeAnalizeSocialeSporti

Botërori 2026/ Spanjë-Belgjikë, kërkojnë gjysmëfinalen, në supersfidën e Botërorit

Përditësimi i fundit: 10 Korrik, 2026 8:56 am
104 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Spanja dhe Belgjika do të përballen në një nga ndeshjet më tërheqëse të çerekfinaleve të Botërorit 2026 Sot në orën 21:00), në një duel ku vihet përballë futbolli i kontrolluar i “La Roja”-s me forcën fizike dhe efikasitetin e belgëve.

Statistikat premtojnë një sfidë spektakolare, ndërsa historia e përballjeve favorizon spanjollët.

Belgjika vjen në këtë fazë pas dy fitoreve bindëse në eliminatore, duke shënuar shtatë gola në sukseset ndaj Senegalit dhe SHBA-së.

Sulmi ka funksionuar në mënyrë perfekte, me belgët që kanë realizuar në çdo ndeshje të turneut dhe mbështeten te kundërsulmet e shpejta, loja ajrore dhe fuqia fizike.

Megjithatë, mbrojtja mbetet pika më e dobët e tyre. Belgët kanë pësuar gol në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit dhe shpesh lënë hapësira kur përballen me skuadra që ushtrojnë presion të lartë.

Në krahun tjetër, Spanja ka treguar stabilitet të admirueshëm. Pas fitoreve ndaj Austrisë dhe Portugalisë pa pësuar gol, iberikët vazhdojnë të dominojnë me posedimin e topit dhe qarkullimin e shpejtë të lojës, duke mbetur një nga skuadrat më të organizuara të turneut.

Edhe pse ndonjëherë hasin vështirësi për të thyer mbrojtjet e ngjeshura, “La Roja” konsiderohet favorite falë ekuilibrit mes repartit defensiv dhe atij ofensiv.

Historia është gjithashtu në anën e spanjollëve, të cilët kanë dominuar përballjet zyrtare ndaj Belgjikës në shekullin e 21-të. Gjithsesi, duke parë formën e të dyja skuadrave, një moment individual mund të jetë ai që do të vendosë ekipin gjysmëfinalist.

 

Marrë nga SuperSport.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Armatimi në Evropë: Rrugët drejt pavarësisë nga SHBA-ja
Artikulli tjetër Skandalime koncertin e Kanye West/ Gazeta gjermane: Imagjinoni çfarë do ndodhte sikur Merz të bënte diçka të tillë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.