KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Çahet sërish rruga Korçë – Ersekë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Çahet sërish rruga Korçë – Ersekë
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Çahet sërish rruga Korçë – Ersekë

Përditësimi i fundit: 9 Prill, 2025 12:06 pm
325 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në skajin më të largët në juglindje të Shqipërisë, atje ku agimi vjen më parë në vendin tonë, dy Agim Kolat po marrin miliona euro për një rrugë vetëm 35 kilometra, që lidh Korçën me Ersekën. E filluar vite më parë, kostoja totale ka shkuar në 80 milionë euro, teksa tashmë po hidhen të tjera miliona për ta mirëmbajtur.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, si pronari me letra i kësaj rruge, ka miratuar disa shtesa fondesh, madje edhe për shembjen e ndodhur në datë 17 shkurt 2024, në afërsi të Qafës së Qarrit. Firma fituese e të gjitha lotëve, ajo që ka marrë mbi 80 milionë euro për ndërtimin, ka përfituar edhe shtesën e fonteve në vitin 2024, me një vlerë 4.3 milionë euro.

Aktualisht, pronari me letra i firmës ANK, e cila fitoi të gjitha tenderët e ndërtimit të segmentit Korçë – Ersekë, është Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS-së Ndue Kola. Me vendime të befta të Autoritetit, pavarësisht se drejtorët ndërroheshin, ai ka marrë të gjitha qindarkat e akorduara nga qeveria, për segmentin të gjatë 35 kilometra.

Loti i parë u bë vite më parë dhe kushtoi 15 milionë euro. Loti i dytë i gjatë 17 km u bë me një vlerë rreth 50 milionë euro. Më pas u modifikua kontrata dhe u shtua një vlerë prej 5 milionë euro. Ndërkohë, që kostoja totale e parashikuar ishte rreth 80 milionë euro.

Tenderi për ndërtimin e kësaj rruge, i lotit të dytë nga qafa e Qarrit drejt Ersekës, është finalizuar në vitin 2022, firma fituese kishte një kohë prej 24 muajsh për të përfunduar këto punime, nga pjesa e mbetur e rrugës Korçë – Ersekë, deri në pjesën fundore, në afërsi të qytetit të Ersekës. Ndërtimi i këtij loti duhet të kishte përfunduar në muajin mars të vitit 2024. Por shembja dhe problemet e tjera sollën zvarritjen.

Në datën 17 shkurt 2024, në afërsi të Qafës së Qarrit, u shemb një pjesë e rrugës. Institucionet ligjzbatuese filluan një hetim, por deri më tani janë pyetur një mori zyrtarësh dhe asnjë vendimmarrje.

Por, ARRSH-ja në këto kohë shtoi fondin, duke i dhënë firmës ANK edhe një shumë prej 432 milionë lekësh të rinj. Me këto para u rregulluan një pjesë të shembjes, teksa aktualisht automjetet kalojnë në këtë segment, të riparuar.

Ndërkohë, edhe pas riparimit, rruga ka pësuar deformime dhe plasaritje. VoxNeës ka siguruar disa foto dhe video, në afërsi të Qafës së Qarrit, ku duken plasaritjet e të gjithë segmentit. Një situatë e frikshme, qoftë për kalimtarët apo edhe për institucionet, të cilat duhet të parandalojnë ndonjë tragjedi.

Në këto video duket muret mbajtëse apo edhe asfalti i plasaritur, në shumë vende afër të njëjtit vend që u shemb. Por, çfarë bën Autoriteti Rrugor Shqiptar për rregullimin e kësaj situate?!

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Autoriteti Rrgor Shqiptar ka finalizuar disa ditë më parë një tjetër tender për këtë segment. Autoriteti shkruan se bëhet fjalë për segmentin “mirëmbajtje me performancë Korçë – Erseë, rruga e re dhe dega e Qafa e Qarrit – Ersekë, rruga e vjetër”. Mësohet se fondi limit i kësaj marrëveshje kuadër me një afat 4 vjeçar është 192 milionë lekë, ose rreth 2 milionë euro.

Pra, pasi u hodhën plot 80 milionë euro për ndërtimin, kostoja shtohet me mirëmbajtjen!

Por, kush do t’a mirëmbajë këtë segment? Për ironi të fatit, pronari i firmës fituese të tenderit të mirëmbajtjes RSM quhet Agim Kola. Një emër i njëjtë me ndërtuesin, por bëhet fjalë për dy persona të ndryshëm.

Nëse Agimi i parë mori 80 milionë euro për ta ndërtuar, Agimi i dytë e ka filluar me një kosto prej 2 milionë eurosh, por duhet të ketë kujdes nga këto plasaritjet, të cilat mund të shkaktojnë ndonjë tragjedi.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BE tërhiqet nga ndërtimi i gjimnazit “Gjergj Kastrioti”, në Durrës
Artikulli tjetër SHBA kërkon largimin e UMNIK-ut nga Kosova

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.