KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Cilët janë bosët e krimit të fshehur në Dubai? SPAK 10 kërkesa ekstradimi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Cilët janë bosët e krimit të fshehur në Dubai? SPAK 10 kërkesa ekstradimi
FokusSocialeZhvillim

Cilët janë bosët e krimit të fshehur në Dubai? SPAK 10 kërkesa ekstradimi

Përditësimi i fundit: 14 Shkurt, 2025 10:59 am
147 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dubai vijon të mbetet një parajsë për bosët e krimit shqiptar. Thuajse të gjithë personazhet me rëndësi janë strehuar aty, si për t’i shpëtuar drejtësisë, ashtu dhe hakmarrjes ndaj grupeve rivale.

Fillimisht u fol se do të nisin ekstradimet dhe emri më i fundit që u lakua ishte Durim Bami, por edhe ky i fundit vijon të mbetet atje.

Sipas të dhënave zyrtare, Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë kanë kërkuar ekstradimin nga Dubai të 10 personazheve të rëndësishëm të botës së krimit. Të dhënat janë siguruar në mënyrë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme.

“Lidhur me numrin e kërkesave që ka transmetuar Prokuroria e Posaçme drejt Emirateve të Bashkuara Arabe nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, për ekstradimin e shtetasve shqiptarë, ju informoj se; për periudhën 2020 – 08.11.2024, SPAK ka transmetuar gjithsej 10 kërkesa”, thekson SPAK.

Por cilët janë emrat që janë fshehur në Dubai?

Më 27 mars, u arrestua Florenc Çapja. Prokuroria e Elbasanit e kishte shpallur në kërkim Florenc Çapjan, pasditen e datës 16 mars 2021. Por pak orë para se të firmosej urdhër-arresti, Çapja ishte larguar nga Shqipëria. Ai kishte fluturuar fillimisht drejt Stambollit, në orët e para të mëngjesit e më pas në Dubai. Florenc Çapja qendroi vetëm një muaj në paraburgim, duke u liruar kundrejt garancisë pasurore prej 55 mijë eurosh.

Emër tjetër është Mikael Qosja. Ai u arrestua në dhjetorin e vitit 2021, por u lirua nga autoritetet arabe. Qosja akuzohet nga Prokuroria e Elbasanit si pjesëmarrës në vrasjen e trefishtë, të datës 29 dhjetor 2019, ku mbetën të vdekur Enea Alibej, Albert Dylgjeri dhe shtetasi turk, Erdal Duranaj.

Po ashtu ka dhe shumë të tjerë, mes të cilëve Durim Bami. Bami u arrestua më 28 tetor dhe u tha se do të ekstradohej brenda pak ditësh. Kanë kaluar 3 muaj dhe nuk është përmendur më si çështje. Patjetër që procedurat vonojnë, por gojët e liga flasin se po bëhet luftë e madhe për të ndalur ekstradimin e tij.

Bami thuhet se ka marrë porosi për vrasje si nga bosë të krimit, por dhe nga njerëz të politikës. Nëse ai flet, mund të fundosen shumë emra të rëndësishëm. Kështu që po lëvizen fijet në prapaskenë që ai të mos vijë në Tiranë.

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Daniel Serwer: Pse Trump kërkon reformim të ambasadave amerikane në mbarë botën?
Artikulli tjetër Myzyri i KPP-së rikthen tenderin me dreka e darka për bashkitë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.