KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Myzyri i KPP-së rikthen tenderin me dreka e darka për bashkitë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Myzyri i KPP-së rikthen tenderin me dreka e darka për bashkitë
KorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Myzyri i KPP-së rikthen tenderin me dreka e darka për bashkitë

Përditësimi i fundit: 14 Shkurt, 2025 11:06 am
215 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Tenderi i shumë përfolur për promovimin e bashkive, me dreka dhe darka, është rikthyer beftas nga Komisioni i Prokurimit Publik. Procedura u hap nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, i cili pas denoncimit të VoxNews e anuloi procedurën.

Një nga firmat që mori pjesë dhe kishte ofertën më të lartë, e ankimoi në KPP. Dhe, duke qenë se kreu i KPP-së është në fund të mandatit, Myzyri ka firmosur fituesin e procedurës, e cila më shumë është propagandë sesa një punë në të mirë të bashkive.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur fituesin e tenderit “shërbime, materiale promocioni për Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore”, me fond limit 16.145.866 lekë.

“Me anë të këtij formulari ju informojmë se, në këtë procedurë/lot kanë marrë pjesë, FILARA me vlerë 12.270.860 lekë pa TVSH. KRISTALINA.KH me vlerë 0 (zero) lekë pa TVSH. OPTIMA COMMUNICATION me vlerë 16.009.000” thuhet në këto dokumente.

Një nga këto firma, FILARA që ofroi më pak u skualifikua. Sipas dokumenteve, kjo firmë u skualifikua për arsye s’ka dëshmi profesionale për videograf. “Dëshmitë për 2 videograf, dëshmitë për 1 teknik audio dhe dëshmia për 1 grafik dizanjer, janë të lëshuara nga subjekti ‘Filara Education’, i cili nuk është as i licencuar dhe as i akredituar për lëshimin e këtyre dëshmive” thuhet në këto dokumente.

Tenderi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara për video dhe takime me dreka-darka, me vlerë 164 mijë euro para zgjedhjeve për promocionin e bashkive, u ankimua në KPP. Ankues ishte firma OPTIMA, e cila fitoi betejën në këtë institucion.

Kreu i Komisionit, Jonaid Myzyri ka firmosur të pranojë kërkesën, pavarësisht se procedura ishe anuluar më parë. Në këtë mënyrë u shpall edhe fituesi, ku rezultoi oferta më e lartë. Në fakt, vendimmarrja e KPP-së është e njohur në shumë raste, ku firmat nuk “garojnë” në APP por ndërhyjnë në “apel” dhe fitojnë garat. Një skemë që e kanë bërë disa firma, si Alko Impex apo edhe firma REJ.

Në muajin nëntor 2024, VoxNews denoncoi këtë procedurë, e cila kishte një fond prej 164 mijë euro. Agjencia kërkonte një mori shërbimesh, madje edhe 5 video prezantuese, për promovimin e aktiviteteve të realizuara nga Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, ku të evidentohen asistenca dhe mbështetja e institucionit kundrejt bashkive.
Kërkoheshin 5 video me animime, të përshtatura për publikim edhe në rrjete sociale. Video të shkurtra të cilat përcjellin ide komplekse në një kohë të shkurtër duke komunikuar objektivat, arritjet, risitë dhe njoftimet e Agjencisë. Këto video të jenë 1-2 minuta.

Ata kërkojnë një kompani që t’u bëjë edhe mbledhjet. Kërkohet një organizator për 10 mbledhje të Këshillit Konsultativ, ku 6 takime në Tiranë dhe 4 takime në qytete të tjera me distancë 20-80 km dhe 2 takime në qytete të tjera me distancë 81-280 km nga Tirana.

Kërkohet rezervim salle për 1/2 ditë, me kapacitet 60 – 80 persona. Lista vijonte me kërkesën për transportin e 30 personave jashtë Tirane në distancë 150-200 km larg. “Akomodim në hotel për 40 persona, 2 ditë qëndrim dhe 1 natë fjetje. Ushqim për pjesëmarrësit për 4 vakte (drekë, darkë, mëngjes, drekë). Rezervim salle 2 ditë”, thuhet në një nga kërkesat.

Procedura u anulua në janar 2025, teksa Operatori i Blerjeve të Përqendruara nxori një tjetër njoftim, ku kësaj herë shkruan se “procedura do të anulohet”. Zyrtarisht shkruhet se s’ka pasur firma të interesuara. Por, KPP e riktheu procedurën duke shpallur fitues ofertën më të lartë.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Cilët janë bosët e krimit të fshehur në Dubai? SPAK 10 kërkesa ekstradimi
Artikulli tjetër Mbështetësit e Veliajt u mblodhën para SPAK, Prokuroria e Posaçme dhe GJKKO shkresë policisë dhe Ministrisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.