KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të larta se në Gjermani, Itali, Spanjë…
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të larta se në Gjermani, Itali, Spanjë…
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të larta se në Gjermani, Itali, Spanjë…

Përditësimi i fundit: 25 Qershor, 2026 10:45 am
212 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Familjet shqiptare janë duke u rrënuar nga kostot e larta të produkteve bazë të jetesës. Të dhënat zyrtare nga Eurostat, Agjencia Europiane e Statistikave, tregojnë se Shqipëria është një nga vendet me çmimet më të larta të ushqimeve dhe pijeve jo alkolike në Europë duke lënë pas vende shumë më të pasura se ajo përfshirë Gjermaninë, Italinë, Spanjën dhe Hollandën.

Sipas Eurostat, niveli i çmimeve të ushqimeve në Shipëri vitin e kaluar ishte sa 103.8 për qind e mesatares së Bashkimit Europian, të matura sipas standardit të fuqisë blerëse. I njëjti tregues në Gjermani ishte 102.4 për qind, në Itali rezultoi 101.1 për qind, ndërsa në Hollande dhe Spanjë respektivisht 99.4 për qind dhe 95.3 për qind.

Kjo do të thotë se familjet shqiptare i paguajnë produktet bazë të jetesës shumë më shtrenjtë edhe se sa vendet më të pasura të Europës, ndërkohë që me ekonomitë e ngjashme diferenca e çmimeve për këtë kategori produktesh është edhe më e madhe.

Sipas Eurostat, në Maqedoninë e Veriut niveli i çmimeve të ushqimeve është sa 74.8 për qind e mesatares së BE-së. Në Bosnje ky tregues rezulton 85.8 për qind, ndërsa në Serbi 97.1 për qind.

Për shkak të varfërisë, familjet shqiptarë dedikojnë peshën më të madhe të buxheteve të tyre vetëm për të blerë ushqime. Aktualisht shqiptarët shpenzojnë 35.6 për qind të të ardhurave totale vetëm për ushqime, ndërkohë që në BE ky tregues është rreth 13 për qind.

Pesha e lartë e shpenzimeve për ushqime e kombinuar me nivelin e lartë të çmimeve është një miks varfërues për familjet shqiptare. Në gjithë këto vite shteti shqiptar nuk ka ndërmarrë asnjë politikë për të lehtësuar këtë kosto të rëndë mbi familjet, ndërkohë që arsyet e saj lidhen me kapjen e tregjeve dhe nivelin e lartë të taksave që qeveria aplikon mbi ushqimet bazë.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kur media humbet memorien
Artikulli tjetër Nga lumenjtë e Lumës tek sheshet e protestës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.