KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Al Nassr?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Al Nassr?
AktualeAnalizeSocialeSporti

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Al Nassr?

Përditësimi i fundit: 27 Maj, 2025 8:38 am
342 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Cristiano Ronaldo ka ndezur spekulimet për largimin nga Al Nassr pas një postimi enigmatik në rrjetet sociale, duke sinjalizuar përfundimin e aventurës së tij në Ligën Profesionale Saudite.

“Ky kapitull ka mbaruar. Historia? Ende duke u shkruar. Mirënjohës të gjithëve,” shkroi sulmuesi 40-vjeçar në një mesazh në Instagram, duke lënë të kuptohet se koha e tij me skuadrën nga Riadi mund të ketë marrë fund.

Kontrata e Ronaldos me Al Nassr, e cila kap vlerën 164 milionë paund në vit, pritet të skadojë këtë verë. Që prej ardhjes në janar 2023, ai ka zhvilluar 105 ndeshje dhe ka realizuar 93 gola për ekipin, por pa arritur të fitojë titullin kampion. Trofeu i tij i vetëm në Lindjen e Mesme mbetet Kupa e Kampionëve të Klubeve Arabe.

Pavarësisht kësaj, Ronaldo përfundoi sezonin aktual si golashënuesi më i mirë i ligës për të dytin vit radhazi, me 25 gola, ndërsa Al Nassr u rendit në vendin e tretë në tabelë.

Transferimi i radhës? Ronaldo në radarin e klubeve për Kupën e Botës për Klube

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, konfirmoi se Ronaldo është në bisedime me një klub që do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, turne i cili do të nisë më 14 qershor në Shtetet e Bashkuara.

“Ronaldo mund të luajë edhe për njërën nga ekipet pjesëmarrëse në Kupën e Botës për Klube,” tha Infantino, duke shtuar: “Ka diskutime me disa klube… kush e di?”

Ronaldo është lidhur me një transferim të mundshëm te një klub brazilian që do të udhëtojë drejt SHBA për turneun e zgjeruar me 32 ekipe. Palmeiras, Flamengo, Fluminense dhe Botafogo janë katër ekipet nga Brazili që do të marrin pjesë.

Një kalim te Palmeiras mund të vendoste Ronaldon përballë Lionel Messit dhe Inter Miami në Grupin A – një përballje që do të rikthente rivalitetin legjendar mes dy yjeve të futbollit botëror. Edhe një bashkim i forcave mes Ronaldos dhe Messit nuk është përjashtuar, pasi Infantino u përgjigj me një “ndoshta” kur u pyet për këtë skenar.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Policia përjashton aktin e terrorit në Liverpul
Artikulli tjetër Dy të vdekur dhe tetë të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Filadelfia

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.