Në aspekt njerëzor, lulëzimi i emigrimit ilegal ka sjellë pasoja të rënda dhe në shfrytëzimin e këtyre fatkeqve. Në rrugën e tyre ilegale nga vendi i origjinës drejt Shqipërisë, e më pas BE, përballen me rreziqe shumë të mëdha.
Ka banda të organizuar që merren me plaçkitjen e personave të tillë gjatë rrugëve. Ata madje, përballen me rrëmbimin e keqtrajtimin e tyre. Shumë të rinj janë marrë peng dhe më pas janë rrahur, duke u kërkuar para familjeve të tyre për të shpëtuar fëmijët kundrejt shifrave të ndryshme të parave. Gjatë kohës që po punonim për okumentarin e transmetuar ne TCH, një tjetër denoncim erdhi në redaksinë tonë nga Egjipti.
“Ju lutem më ndihmoni. Janë 6 njerëz këtu, familja ime është rrëmbyer nga pakistanezët. Ata po mëkatojnë me to. Të lutem çoja policisë. Ata më morën në mëngjes dhe më thanë se po ecin në shinat e trenit dhe tani po kërkojnë për 4000 për person. Unë jam vëllai i tyre. Mafia pakistaneze, mafia e Hasanit i ka rrëmbyer”.
Ky është vetëm njëri nga denoncimet e shpeshta që vijnë për këta fatkeq. Ne i kemi adresuar këto të dhëna pranë Policisë së Shkodrës, zonë në të cilën dyshohet se ka ndodhur krimi por rasti është ende në proces hetimi.
Marrë nga Top Channel