KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dërgesat e emigrantëve arrijnë rekord të ri historik
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dërgesat e emigrantëve arrijnë rekord të ri historik
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Dërgesat e emigrantëve arrijnë rekord të ri historik

Përditësimi i fundit: 11 Shtator, 2026 9:33 am
74 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Remitancat po vijojnë të rriten, të nxitura edhe nga vala e re e emigracionit. Në gjashtëmujorin e parë të vitit, emigrantët dërguan në Shqipëri 621 milionë euro, 16.7 % më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për bilancin e pagesave, duke shënuar një rekord të ri historik.

Rritja më e lartë u shënua në tremujorin e dytë, me prurjet që arritën në 347 milionë euro, me zgjerim 24% në raport me të njjëtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e dërgesave nga emigrantët po ecën paralelisht me shtimin e numrit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Që prej vitit 2013, remitancat kanë ndjekur një prirje pothuajse të pandërprerë rritëse, në linjë me ciklin e ri të emigracionit që u forcua veçanërisht pas vitit 2015.

Përjashtim bëri viti 2020, kur pandemia solli një rënie të përkohshme të flukseve. Më pas, dërgesat u rikthyen në rritje dhe ritmet u përshpejtuan.

Edhe të dhënat e INSTAT konfirmojnë se emigracioni vijon të mbetet një faktor i rëndësishëm demografik për vendin.

Migracioni neto ka qenë negativ gjatë gjithë periudhës 2011-2025, që do të thotë se numri i personave që largohen nga Shqipëria ka qenë më i lartë se ai i atyre që vijnë për të jetuar në vend, me mesatarisht 30-40 mijë të larguar neto në vit.

Pas pandemisë, kjo prirje është forcuar sërish. Mbi 166 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi në periudhën pas pandemisë, nga viti 2021 deri në 2026. Të gjithë këta të larguar kthehen në një potencial për dërgimin e parave tek të afërmit që lënë në Shqipëri.

Sipas aktorëve të tregut, pjesa më e madhe e remitancave vijon të vijë nga destinacionet tradicionale të emigracionit shqiptar, si Greqia dhe Italia. Megjithatë, vitet e fundit është rritur pesha e vendeve të reja të emigracionit, veçanërisht Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.

Banka e Shqipërisë i regjistron remitancat në llogarinë korrente të bilancit të pagesave, sipas standardeve të FMN-së (BPM6). Në këtë zë përfshihen transfertat që emigrantët u dërgojnë familjeve dhe individëve rezidentë në Shqipëri, si përmes bankave, institucioneve financiare dhe operatorëve të transfertave, ashtu edhe përmes vlerësimeve për flukset informale.

Për llogaritjen e tyre, Banka e Shqipërisë mbështetet në të dhënat e sistemit bankar, raportimet e subjekteve të licencuara dhe anketa të posaçme me familjet përfituese, me qëllim që të pasqyrojë sa më plotësisht flukset reale të remitancave në ekonomi.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Turizmi dhe remitancat e ulën deficitin e bilancit të pagesave
Artikulli tjetër Dy email-et për vilën/ Porosia e Ballukut para se në letra të shfaqej Igli Tare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
Finance Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.