KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dështon policia! Rrugë të lara me gjak dhe të paralizuara nga trafiku, bilanci i ditëve të para të 2026-s
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dështon policia! Rrugë të lara me gjak dhe të paralizuara nga trafiku, bilanci i ditëve të para të 2026-s
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Dështon policia! Rrugë të lara me gjak dhe të paralizuara nga trafiku, bilanci i ditëve të para të 2026-s

Përditësimi i fundit: 4 Janar, 2026 12:20 pm
186 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Në mbyllje të vitit 2025, Policia Rrugore shpërndau një njoftim për mediat, duke paraqitur shifra të papara më parë gjobash ndaj qytetarëve që përdorin automjetet, si pjesë e masave të ndërmarra gjatë festave të fundvitit.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, që në hyrje theksohej se, me rastin e festave, ishin shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të vendit. Por në realitet, përtej gjobave masive dhe pranisë së shtuar të efektivëve që i vendosnin ato, festat e fundvitit nisën dhe u mbyllën me trafik kilometrik, rrugë të mbingarkuara dhe kaos në qarkullim.

Sikur të mos mjaftonte kjo situatë, ditët e para të vitit të ri u shënuan nga aksidente të rënda rrugore, ku rrugët e vendit u lanë me gjak dhe humbje jete. Ndërkohë, policia, e cila duhej të ishte e pranishme për të monitoruar dhe parandaluar këto ngjarje, thjesht publikon njoftimet për statistikë, edhe pse pas inicialeve janë jetë të humbura dhe familje të shkatërruara.

Aksidenti tragjik në Gjirokastër–Tepelenë

Një aksident tragjik rrugor u regjistrua më 1 janar në aksin “Gjirokastër–Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”. Në aksident u përfshi një automjet tip “Volkswagen”, me targa AB797VP, ku udhëtonin Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve të marra.

Në përplasjen e fortë u përfshi edhe një mjet tip “Mercedes Benz”, me targa AB552LV, ku udhëtonin Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, dhe e fejuara e tij, Arsida Demiri, 19 vjeçe.

Ajo u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por me parametra jetësorë të qëndrueshëm.

27-vjeçari Anxhelo Ruçi ishte djali i shefit të Komisariatit të Tepelenës. Rrethanat e aksidentit vijojnë të mbeten të paqarta, ndërsa hetimet janë në proces për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dy viktima në aksin Lezhë–Shkodër

Një tjetër aksident i rëndë me dy viktima u shënua mëngjesin e 2 janarit në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në afërsi të fshatit Gocaj. Nga përplasja e fortë e dy mjeteve, një “Porsche” dhe një “Mercedes Benz”, humbën jetën Elona Florini dhe Petrit Florini, 45 dhe 53 vjeç, burrë e grua.

Në mjetin tjetër u plagosën një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kaos dhe aksidente nga ngricat në Rrugën e Kombit

Ulja e temperaturave solli ngrica në Rrugën e Kombit, ku në segmentin Milot–Kalimash u regjistruan tre aksidente rrugore. Në to u përfshinë rreth 15 automjete, mes tyre një mikrobus me pasagjerë që u përmbys dhe një autoambulancë.

Si pasojë, u dëmtuan gjashtë persona, të cilët morën ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Rrëshenit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksidente të shumta në Vlorë, Elbasan dhe Lushnjë

Tre aksidente të tjera u regjistruan në Vlorë, ku u plagosën pesë persona. Një 90-vjeçar u përplas nga një automjet dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa drejtuesi 22-vjeçar u shoqërua në polici.

Në një tjetër rast, një 29-vjeçar shkaktoi aksident ku mbetën të lënduar katër pasagjerë. Po ashtu, një 18-vjeçar, në gjendje të dehur, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi. Në Lushnjë u regjistrua një aksident vetëm me dëme materiale.

Një tjetër aksident u shënua në segmentin Elbasan–Peqin, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Dy pasagjere mbetën të lënduara, por jashtë rrezikut për jetën.

Këmbësor i vrarë nga autobusi në Tiranë

Një aksident fatal u shënua mbrëmjen e 3 janarit në zonën e Mulletit, në vendin e quajtur “Ura e Peshkatarit”. Këmbësori Zaim Ismaili, 46 vjeç, u përplas për vdekje nga autobusi i linjës Tiranë–Kërrabë, që drejtohej nga Ndriçim Hidri, 56 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 46-vjeçari ndërroi jetë në vend, ndërsa drejtuesi i autobusit u arrestua nga Policia e Tiranës.

Trafik i paralizuar

Ndërkohë, trafiku, pjesë e pandashme e festave dhe ditëve të pushimit për shqiptarët, u përkeqësua ndjeshëm në ditët e para të vitit të ri. Situata në aksin kombëtar Prrenjas–Elbasan u bë alarmante, me qarkullimin e mjeteve tërësisht të bllokuar për dhjetëra kilometra.

Prej orësh, automjetet nuk lëviznin, ndërsa mijëra qytetarë mbetën të izoluar në kushte të vështira dhe temperatura nën zero. Bllokimi shtrihej nga ura e Bushtricës deri në zonën e Labinotit, duke krijuar radhë të gjata dhe kaos të plotë në këtë segment të rëndësishëm rrugor.

Trafik i rënduar është regjistruar edhe në aksin Milot–Lezhë, ku fluksi i lartë i automjeteve në ditën e dytë të Vitit të Ri ka sjellë bllokime të herëpashershme dhe vonesa të gjata në qarkullim.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protesta të fuqishme në Iran, të paktën 12 viktima
Artikulli tjetër Nga Dubai në rrugët e Romës dhe Milanos/ Ku ‘shtrihen’ baronët shqiptarë të drogës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.