KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dhuna ndaj grave dhe femicidi, në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dhuna ndaj grave dhe femicidi, në Shqipëri
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Dhuna ndaj grave dhe femicidi, në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 27 Shkurt, 2026 10:58 am
372 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Laureta kujton ditën kur vendosi të thyejë heshtjen. Pas dhjetë vitesh dhune të vazhdueshme fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti që përjetoi në familje, ajo hyri në komisariatin e policisë me frikë, por edhe me një vendosmëri të re. Që të shpëtonte veten dhe dy vajzat e saj, Laureta (emër i ndryshuar për shkak të anonimitetit) denoncoi bashkëshortin dhe kërkoi mbrojtje ligjore. Pas kallëzimit në Komisariatin e Policisë në qytetin bregdetar të Shqipërisë, strukturat për dhunën në familje bënë vlerësimin e menjëhershëm të rrezikut dhe referuan rastin në gjykatë për lëshimin e një Urdhri të Menjëhershëm të Mbrojtjes.

Strukturat e Policisë bënë vlerësimin e menjëhershëm të rrezikut dhe e referuan çështjen në gjykatë për një Urdhër të Menjëhershëm Mbrojtjeje. Brenda 48 orësh gjykata vendosi largimin e bashkëshortit nga banesa, ndalimin e çdo komunikimi me të dhe fëmijët, si dhe detyrimin për të ndjekur një program rehabilitimi për dhunën në familje. Po ashtu gjykata vendosi ndaj tij edhe detyrime financiare për fëmijët, detyrime që, sipas Lauretës, nuk janë paguar rregullisht, duke ua vështirësuar jetë e përditshme asaj dhe dy vajzave. “Vështirësitë nuk mbaron me urdhrin dhe vendimet e gjykatës,” thotë ajo. “Duhet të rindërtosh jetën nga e para.”

Përmes sistemit të mbrojtjes Laureta përfitoi ndihmë ekonomike të përkohshme dhe arriti të punësohej si parukiere. Rasti i Lauretës nuk përfundoi me femicid, vrasjen pse është grua. Por jo të gjitha gratë arrijnë të dalin gjallë nga cikli i dhunës.

Kur dhuna përfundon në vrasje

Femicidi – vrasja e grave për shkak të gjinisë së tyre – konsiderohet forma më ekstreme e dhunës me bazë gjinore. Ai lidhet me marrëdhënie të pabarabarta pushteti, me kontrollin, ndjenjën e pronësisë dhe kulturat patriarkale që normalizojnë dominimin ndaj grave.

Në Shqipëri termi “femicid” nuk është i parashikuar si vepër penale më vete në Kodin Penal. Vrasjet e grave trajtohen sipas dispozitave të përgjithshme për vrasjen, ndërsa motivi gjinor merret parasysh si rrethanë rënduese.

“Termi femicid nuk është futur në kodin tonë dhe nuk ishte përcaktuar as në draftin e ri. ‘Rrjeti për fuqizimin e grave në Shqipëri’ ka kërkuar që të futet termi femicid,” shprehet avokatja Rezarta Agolli.

Realitet tronditës

Në shumë raste, femicidi nuk nis me krismën e armës, nis me frikën e një gruaje që jeton çdo ditë në ankth, deri në momentin kur dhuna kthehet në vrasje.

Sipas raportit “Vrasja e grave dhe e vajzave dhe femicidi, në Shqipëri, 2021-2023” të përgatitur nga Observatori për Femicidet në Shqipëri, gjatë kësaj periudhe u vranë 32 gra dhe vajza. Nga to 27 u vranë nga persona me të cilët kishin marrëdhënie familjare. 24 prej këtyre rasteve u vlerësuan si femicide.

Kurse sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale në periudhën 2022-2025 janë vrarë 23 gra në marrëdhënie familjare.

Përtej shifrave Observatori për Femicidet në Shqipëri tërheq në raportit vëmendjen edhe për një fakt tjetër tronditës: në rreth 90% të rasteve viktimat kishin përjetuar dhunë nga autori para vrasjes. Megjithatë vetëm gjashtë prej tyre i ishin drejtuar më parë policisë për të raportuar dhunën.

11 mijë urdhra mbrojtjeje, po sa efektivë janë?

Gjatë periudhës 2021-2025 në Shqipëri janë lëshuar 11,819 Urdhra Mbrojtjeje për gratë. Vetëm në vitin 2025 janë regjistruar 2,849 urdhra të tillë, nga të cilët 144 janë shkelur nga dhunuesit.

Shifrat tregojnë për një reagim institucional në rritje, por edhe për kufizime të dukshme. Një urdhër mbrojtjeje nuk garanton gjithmonë siguri fizike.

Në një përgjigje zyrtare Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale thekson se harton programe rehabilitimi për viktimat dhe dhunuesit “duke siguruar një zbatim efektiv”. Aktualisht në Shqipëri funksionojnë 17 strehëza rehabilituese dhe riintegruese me kapacitet deri në 40 vende. Po ashtu përmes 20 Qendrash të Ndihmës Juridike Parësore, 12 Klinikash Ligji dhe 15 organizatash jofitimprurëse të autorizuara ofrohet ndihmë juridike falas.

Megjithatë ekspertët ngrenë pikëpyetje serioze mbi efektivitetin e mekanizmave mbrojtës dhe paralajmërojnë se infrastruktura ligjore dhe sociale nuk mjafton pa një reagim më të shpejtë dhe më të koordinuar.

Mentaliteti patriarkal në qendër të problemit

Sipas eksperëve dhuna ndaj grave nuk është episod i izoluar, por fenomen i rrënjosur në pabarazi ekonomike, kulturore dhe institucionale.

Ines Leskaj, drejtuese e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN) thotë se “arsyet e dhunës janë disa dhe të ndërthurura mes tyre. Varësia ekonomike, izolimi social, mungesa e mbështetjes psikologjike. Por në qendër të problemit është mentaliteti patriarkal, sepse ky nuk e lejon viktimën të ketë jetën dhe pavarësinë e saj larg nga dhuna.”

Sipas Leskajt presioni nuk vjen vetëm nga dhunuesi, por edhe nga familja dhe komuniteti. “Gruaja shihet si pronë, si objekt turpi, si shkaktare e ‘turpit’. Ky presion e shtyn dhunën drejt përshkallëzimit, deri në femicid.”

Përtej ligjit: një betejë kulturore

Rasti i Lauretës tregon se ndërhyrja në kohë mund të shpëtojë jetë. Por ai tregon edhe sa e brishtë mbetet siguria e grave, sidomos kur urdhrat mbrojtës shkelen dhe mbështetja ekonomike është e pamjaftueshme.

Reforma ligjore për njohjen e femicidit si vepër më vete, forcimi i mekanizmave të reagimit të menjëhershëm, investimi në shërbime sociale të qëndrueshme dhe edukimi kundër dhunës janë hapa të domosdoshëm për të parandaluar tragjeditë dhe për të garantuar që dhuna të mos marrë jetë, por të ndëshkohet dhe të adresohet pa qenë tepër vonë.

Sepse femicidi nuk fillon me krismën e armës. Ai fillon me heshtjen, me frikën e përditshme, me normalizimin e kontrollit dhe poshtërimit. Dhe derisa këto rrënjë të priten, statistikat do të vazhdojnë të shkruajnë histori që nuk duhet të përsëriten më.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm President, Presidente apo zgjedhje të reja në Kosovë
Artikulli tjetër Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh qeverinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.