KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dorëhiqet nga IKMT, Dallëndyshe Bici
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dorëhiqet nga IKMT, Dallëndyshe Bici
AktualeFokusSociale

Dorëhiqet nga IKMT, Dallëndyshe Bici

Përditësimi i fundit: 26 Janar, 2026 1:19 pm
244 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ditën e sotme është larguar nga detyra kryeinspektorja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, pas 18 muajsh në atë detyrë.

Zonja Bici u riemërua në atë post në muajin korrik të vitit 2024, pas një periudhe të shkurtër në krye të Kadastrës Shtetërore.

VoxNews ka mësuar se në krye të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit është emëruar Adriatik Kupi, i cili ka qenë drejtor në OSSH. Lëvizja e qeverisë duket se është një rifreskim në një nga institucionet që kontrollon kryesisht ndërtimet pa leje. Gjatë këtyre muajve inspektorët e IKMT-së kanë lëvizur në dhjetëra qytete, për aksionin e lirimit të hapësirave publike.

Në të njëjtën kohë, qeveria po ndërmerr disa nisma ligjore për të bashkuar inspektoriatet, ato vendore dhe të përgjithshme. Aktualisht jemi në fazën e hartimit të bazës ligjore, ku vetë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se këto Inspektoriate do të reformohen, duke hequr hallka, sidomos ato vendore, të cilat nuk bëjnë asnjë punë në terren, por vetëm “presin urdhrat nga lart”.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim se ku do të emërohet Dallëndyshe Bici, e cila përgjatë 12 viteve të kësaj mazhorance në pushtet ka mbajtur poste të rëndësishme. Në vitin 2013 deri në vitin 2014 ka punuar si drejtoreshë e Inspektimit Juridik pranë INUK-ut, sot IKMT-ja. Më pas, përgjatë 9 viteve, nga gushti i vitit 2014 deri në muajin mars të vitit 2023, ka punuar si kryeinspektore në IKMT. Nga marsi 2023 deri në korrik 2024 ka drejtuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, duke marrë postin e Ervin Hoxhës, i cili fillimisht u emëruar ministër i Brendshëm dhe aktualisht deputet.

Ndërkohë, në vendin e Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT-së do të jetë Adriatik Kupi, një nga njerëzit e mazhorancës. Fillimisht ka qenë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë dhe më vonë drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ujësjellësit licencohen, por nuk kontrollohen

AMF bëhet palë me paligjshmërinë, nuk i bindet Kuvendit

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”

Si po e humbet Shqipëria biodiversitetin e saj bujqësor?

“Dosjet Shqiptare” zbulojnë verbërinë morale të arkitektëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Selenicë/ Zjarr në një banesë, humb jetën i moshuari
Artikulli tjetër Shqipëria 2026, sipas Fishtës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama bën deputetin e tij të Beratit, Buzali, me hotel luksoz në Qeparo
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 25 Gusht, 2026
Aksident në Golem/ Humbin jetën 2 persona, pas përplasjes së motorit
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
Viti 2025 shënoi rritje të shtetasve të huaj, në Shqipëri
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
“Taranto 2026”/ Mundësit shqiptarë shkruajnë historinë në Lojërat Mesdhetare
Aktuale Kryesore Sociale Sporti Te Tjera 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.