KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria 2026, sipas Fishtës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Shqipëria 2026, sipas Fishtës
KryesoreOpinionPolitikeSociale

Shqipëria 2026, sipas Fishtës

Përditësimi i fundit: 26 Janar, 2026 1:23 pm
244 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nga Lutfi Dervishi

 

Në Tiranë, Durrës, Shkodër e gjithandej, koha duket se ka ngrirë në një përkohshmëri të përhershme. Njëlloj si dikur, ka zhurmë, trafik, llum informacionesh, inflacion konspiracionesh, pak shpresë, shumë statuse, flamuj në bio, vrer në komente, slogane, evente, forume, panele, hashtagë patriotikë dhe “krenarperShqipninë!” në version digjital. Por punë, ato punë me të cilat Shqipnia del në dritë, ende nuk duken sa duhet.

Njerëzit rrinë në hije, jo më poshtë avllive, por në kafene, studio televizive, komente, story dhe debate online, duke pritur me gojë hapur jo më Evropën nana-vida, por Brukselin, Washingtonin, grantin, tenderin, projektin pilot, apo ndonjë “fond zhvillimi” a “operacion zbarkimi”. E prapë, nuk vjen asgjë, veç mizave digjitale, thashethemeve, clickbait-it dhe premtimeve që riciklohen më shumë se plehrat.

Atdhetarët tanë të vorfën? Ata po plasin duke folë për atdhe, ndërkohë që punojnë me mish e me shpirt për xhepin e vet. Patriotizmi i tyre është bërë elastik si llastiku i brekëve, tkurret e zgjerohet sipas buxhetit, zgjedhjeve dhe numrit të “like”-ve. Për Shqipninë s’kanë kurrë kohë, por për ta rjepë Shqipninë nuk dinë çfarë është pushimi.

Pazari i vjetër i Shkodrës është zhvendosë nëpër panele televizive, ku “çështjet lokale e botnore” ngrihen e zgjidhen, mes dy reklamave për detergjentë.

Dhe ah, politika. Këtu prodhohet politikë më shumë se rrymë elektrike. Pa lexue kurrë një rresht serioz, çdo “ekspert”, me gishtin ende të lyer me yndyrë qebapi, e shpall veten strateg global. Pa e ditë as ku i bie kufiri i kopshtit të vet, ai lëviz kufijtë e NATO-s mbi ekranin e plasaritur të iphone-t. Botën e ndajnë në sfera influence si me nda shalqi Lushnje, me një të rënë të thikës së injorancës, duke shpjegue doktrina globale me fjali statusi.

Kur shfaqet në ekran ndonjë që e ka bindë veten se është i rëndësishëm, mbërrin cunami. Siguria kombëtare, e ndërkombëtare, gjeopolitika, filozofia, astronomia, bujqësia dhe ekonomia derdhen me kova mbi popullin e mbetun gojëhapur. Armiqtë dhe aleatët theren e pajtohen brenda dy orëve emision. Por kur vjen puna te një vendim konkret, te një reformë që dhemb, apo te një përgjegjësi reale, gjithçka mbyllet me frazën magjike: “Mos i personalizojmë gjërat”. Sepse këtu askush nuk lëviz nga vendi, të gjithë presin që bota të rrotullohet rreth kafes së tyre.

Sot, në këtë Shqipni të vitit 2026, e vërteta nuk është e ndalun, thjesht ia kanë zënë frymën.

Është zhytë aq thellë në rrena, spinime dhe performanca mediokre, sa askush nuk e njeh më, edhe po t’i dalë përballë. Nuk na mungojnë lajmet, na mungon e vërteta. Nuk na mungojnë llafet, na mungon turpi.

E kështu, Shqipnia ecën përpara, me marshin “neutral”, duke djegë karburant kot dhe duke mos u zhvendosë asnjë milimetër nga balta e vjetër.

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia ngre alarmin : Serbia po armatoset me armë sulmuese

Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Duhet shfuqizuar ligji për zonat e mbrojtura

Turqia dënon pesë kryetarë bashkie të opozitës

BE po ndryshon rregullat e zgjerimit

Bashkitë i drejtohen Këshillit të Evropës për Reformën Territoriale

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dorëhiqet nga IKMT, Dallëndyshe Bici
Artikulli tjetër Kadastra e Vlorës shkrihet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Një shtet bektashi së shpejti?/ Gazeta holandeze: Rama synon të zhvendosë vëmendjen
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 25 Gusht, 2026
Nuk ndalet rënia e Euros/ Arrin minimumin e ri, pranë 92.4 lekëve
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë në Kosovë
Aktuale Analize Kryesore Politike Rajoni 25 Gusht, 2026
Brukseli tronditet nga të shtënat për të tretën ditë radhazi
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.