Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë disa detaje nga dosja e SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u arrestua ditën e djeshme. Lala e ftuar në emisionin “Opinion”, në Tv Klan tha se, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë nën masën e sigurisë arrest shtëpie. Ajo tha se sipas SPAK, kjo e fundit ka shpenzuar rreth 860 mijë euro në blerjet online. Lala thotë gjithashtu se në dosje përmendet që një fustan ka shumën e 35 mijë dollarëve. Gazetarja thotë se gjatë kontrollit të apartamentit, SPAK dhe BKH morën sende personale të Ajola Xoxës me të cilat është bërë krahasimi me artikujt online.
Blendi Fevziu: Në çfarë masash?
Klodiana Lala: Në shumë të konsiderueshme sepse ju më pyetët për shumën 860 mijë euro. Dyshohet që znj. Xoxa këto para nuk i ka deklaruar, por janë para nga ana tjetër që as nuk i justifikon dot.
Blendi Fevziu: Janë bërë si…
Klodiana Lala: Në një rast rezulton vetëm një fustan në një faturë që është rreth 35 mijë dollarë.
Blendi Fevziu: Është e vërtetuar?
Klodiana Lala: SPAK i ka në dosje se nëse janë të vërtetuara ose jo, unë nuk jam SPAK-u. Është në dosje që vetëm një fustan dhe nëse e mbani mend, kur u kontrollua apartamenti 11/4 në Sky Tower, është 10/4 që është qendra Harabel, një kat më lart është 11/4 dhe aty SPAK përveçse sekuestroi disa dokumente, kontrata etj, ajo çfarë më bëri mua përshtypje në atë kohë se nuk e kisha dëgjuar përpara, SPAK dhe agjentët e BKH morën sende pwrsonale, këpucë, çanta dhe fustane të znj. Xoxa.
Me thënë të drejtën, kjo m’u duk si gjë jo e zakontë sepse nuk kishte ndodhur asnjëherë më herët. Por çfarë ka bërë SPAK në rastin konkret sipas logjikës së vendimit, pra ka bërë blerjen online, cili është sendi i blerë dhe ka bërë më pas edhe nëse është i njëjti mall që është gjendur aty. Z. Abule dyshohet që është personi që ka bërë transaksionet për të mbuluar pasurinë e kësaj skeme që dyshohet korruptive.
Marrë nga Lapsi.al