KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Duka për “përjashtimin e tifozëve nga Kosova”: Gënjeshtër e madhe
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Duka për “përjashtimin e tifozëve nga Kosova”: Gënjeshtër e madhe
KomentSocialeSportiTe TjeraZhvillim

Duka për “përjashtimin e tifozëve nga Kosova”: Gënjeshtër e madhe

Përditësimi i fundit: 14 Maj, 2025 10:16 am
449 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Media të shumta në Serbi kanë shkruar të martën që Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të mos ndajë bileta për tifozët nga Kosova, për ndeshjen Shqipëri – Serbi. Disa mediume serbe kanë cituar një medium në gjuhën shqipe, me seli në Zvicër.

Por presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka mohuar që kjo është e vërtetë. Në një përgjigje të shkurtër për KOHËN, Duka ka thënë se nuk asnjë vendim të asaj natyre nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Kjo është një gënjeshtër e madhe. Është një maskarallëk”, ka thënë Duka të martën pasdite. “Ne i kemi shkruar sot atij mediumi. Të shohim nëse do të përgjigjet”, ka shtuar presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.

FSHF-ja njoftoi të hënën se për shkak të interesimit të madh për bileta të ndeshjes Shqipëri – Serbi, përzgjedhja e tifozëve do të bëhet në formë “lotarie”. Fillimisht do të jetë e hapur një periudhë aplikimi, ku të gjithë të interesuarit mund të paraqiten për të blerë bileta.

“Pas përfundimit të afatit të aplikimeve do të kryhet një përzgjedhje e rastësishme dhe automatike përmes shortit kompjuterik të aplikantëve, të cilët do të kenë më pas mundësinë për të blerë biletat”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.

Dhe pas këtij njoftimi, doli lajmi që FSHF-ja ka përjashtuar nga mundësia e blerjes së biletave të gjithë tifozët me pasaportë të Kosovës. Por kjo u mohua nga Duka.

“Sipas vendimit të Federatës shqiptare, që është konfirmuar edhe nga Ministria e Financave e Shqipërisë, banorët e së ashtuquajturës Kosovë nuk do të kenë mundësi të shikojnë ndeshjen e vlerësuar me rrezikshmëri të lartë. Ky vendim ka shkaktuar zemërim në Prishtinë dhe në pjesë tjera të Kosovës”, ka shkruar sajti “sportal.rs”.

Ky medium serb ka cituar mediumin në gjuhën shqipe me seli në Zvicër. Ndërkohë media të tjera serbe, si “alo.rs”, “novosti.rs” për shkrimin e natyrës së njëjtë kanë thënë se “është njoftuar nga televizioni publik i Kosovës”, ndonëse në faqen e këtij mediumi nuk ka ndonjë shkrim për këtë çështje.

Ndeshja Shqipëri – Serbi zhvillohet më 7 qershor, në Tiranë. U takon kualifikimeve për Botërorin 2026. Si për Shqipërinë ashtu edhe për Serbinë vlerësohet ndeshje vendimtare në garën për pozitën e dytë në grup.

Interesimi për këtë ndeshje është shumë i madh, sidomos në Kosovë. 20 për qind e stadiumit nuk do të jetë e mbushur me tifozë të zakonshëm, për shkak të një dënimi të FIFA-s ndaj FSHF-së. Ajo pjesë e stadiumit mund të mbushet me grupe të caktuara të komunitetit, duke plotësuar kushte të caktuara nga FIFA. Mbyllja e 20 për qind të stadiumit bën që konkurrenca për një biletë të jetë edhe më e madhe.

Shqipëria tashmë i ka luajtur dy ndeshje kualifikuese për Botërorin 2026. U mposht 2:0 nga Anglia në udhëtim dhe fitoi 3:0 ndaj Andorrës në Tiranë, më 24 mars. Pikërisht në atë ndeshje në Tiranë kishte fyerje ndaj serbëve, për të cilat FIFA e dënoi Federatën Shqiptare.

Për Serbinë ndeshja në Tiranë do të jetë e para e këtyre kualifikimeve. Anglia vlerësohet favoritja e madhe e Grupit K të kualifikimeve, ndërsa Shqipëria e Serbia pritet të luftojnë për vendin e dytë. Në grup janë edhe Letonia e Andorra.

 

Marrë nga Koha.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Beyoncé thyen rekorde me turneun “Cowboy Carter”
Artikulli tjetër Mbrojmë votën e shqiptarëve! Protesta e opozitës të premten

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Politike 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.