KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Durres, “ish-Këneta” lagjia që politika e mban “të përmbytur”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Durres, “ish-Këneta” lagjia që politika e mban “të përmbytur”
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Durres, “ish-Këneta” lagjia që politika e mban “të përmbytur”

Përditësimi i fundit: 3 Qershor, 2025 10:28 am
541 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në zgjedhjet e 11 majit, Durrësi mbeti arenë e dominimit të partive të mëdha, një garë e parashikueshme me rezultatin e pandryshuar (si katër vite më parë) 8 mandate për PS-në dhe 6 për PD-në.

Përmbajtja
Ish-KënetaBanorëtFushata 
Partitë e mëdha dominuan me hapësira për zyra elektorale kudo nëpër qytet, me postera, grupe mbështetësish, takime të organizuara, ndërsa kandidatët e partive të vogla u mbështetën kryesisht nga burime familjare

Por larg atmosferës së posterave shumëngjyrësh zyrave elektorale dhe premtimeve të njëpasnjëshme, në periferi të qytetit, një nga lagjet më të mëdha ajo e ish-Kënetës vijon të përballet me të njëjtat problematika nga zgjedhjet në zgjedhje dhe premtime të pambajtura.

Ish-Këneta

Lagjet nr. 14, 15 dhe 17 të njësisë nr. 6 të Durrësit, të njohura si ish-Këneta, janë shtëpia e afro 40 mijë banorëve, shumica prej të cilëve të vendosur dekada më parë nga veriu i vendit.

Më 11 maj, vetëm 10 mijë prej tyre dolën në votime, një pjesëmarrje e ulët që tregon më shumë lodhje sesa shpresë.

Në këtë zonë, problematika kryesore që lidhet me përmbytjet është kthyer në përditshmëri. Banorët ankohen se pas çdo reshjeve intensive, rrugicat mbushen me ujë dhe oborret përmbyten.

Pusetat dhe kanalet e hapura qëndrojnë mbi nivelin e banesave, duke e bërë të pashmangshëm dëmin. Përmbytja e fundit më 30 janar preku qindra banesa, por banorët thonë se nuk kanë marrë ende asnjë dëmshpërblim.

Banorët

“Ne vetë i kemi bërë rrugët mes lagjeve me duart tona,” thotë Ramiz Miha, banor i ardhur nga Dibra që jeton në zonë prej 20 vitesh. “Të paktën të mbajnë premtimin për kanalet, se premtime kemi dëgjuar për 20 vjet me radhë”

Edhe në fushatën e zgjedhjeve të 11 majit premtimet u fokusuan në sistemime kanalesh dhe shtrim i rrugëve mes lagjeve.

“Kemi 20 e kusur vite që dëgjojmë të njëjtat premtime dhe prapë ne vazhdojmë të përmbytemi”, tha për Faktoje Simon Lleshaj, banesa e të cilit u përfshi së fundmi nga përmbytjet.

Problemin e përmbytjeve e ngriti dhe Safije Hyko e Qamile Bufi, banore të zonës me të cilat kontaktoi Faktoje.

Gratë që qëndronin sëbashku me rrugicën e lagjes u ankuan se përmbytjet këtu janë bërë të zakonshme.

“Sa herë që ka shumë shi, ne rrimë me sytë nga qielli se kemi frikë se do vërshojë uji dhe do përfshijë oborre dhe banesa”, tha Safije Hyko.

Bashkia tha se zona është përmbytur dy herë në 10 vitet e fundit, ndërsa është në fazën e vlerësimit për dëmet.

“Bashkia Durrës është në fazën e vlerësimit dhe shqyrtimit për trajtim financiar të qytetarëve të prekur sipas mundësisë së buxhetit apo transfertat e fondit të kushtëzuar”, shpjegoi institucioni.

Fushata 

Ndërsa problemet në lagje si ish-Këneta përsëriten çdo vit, fushata zgjedhore e Durrësit tregoi një realitet tjetër, një fushatë ku partitë e mëdha nuk lanë hapësirë për konkurrencë

Partia Socialiste ruajti 8 mandatet që kishte, me mbi 70 mijë vota (52%), ndërsa koalicioni PD-ASHM mori mbi 53 mijë vota (39%), por humbi terren krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, rënie me 9%. Partitë e tjera në garë nuk arritën rezultat në Durrës, ndonëse pjesë e listave të tyre ishin emra të pakontestuar.

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” mori marrë 2.43% të votave, Partia “Mundësia” 2.62%, Lëvizja “Bashkë” 1.2%, Partia Koalicioni Euroatlantik 0.9%, Koalicioni Djathtas për Zhvillim 0.7%, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.2%, Partia Socialdemokrate 0.2%, Lëvizja Atdheu 0.3%.

“Mund të them që kjo fushatë u dominua kryesisht nga dy partitë e mëdha, dhe në përçapje të partive/ koalicioneve të reja për të gjetur hapësirë promovimi e fushate”, tha për Faktoje, Mirian Reçi, përfaqësuese e Qendrës së Zhvillimit të Shoqërisë Civile (CSDC) në Durrës.

Në këto zgjedhje mungoi gjithashtu debati mes kandidatëve. Kandidatët përdorën masivisht rrjetet e tyre sociale për të promovuar takimet e tyre elektorale dhe shumë pak prej tyre u panë në intervista në mediat lokale, por jo në përballje.

Forumi publik “Përballja e Ofertave Politike për Zgjedhjet Parlamentare 2025”, organizuar nga CSDC ishte i vetmi që u zhvillua në qytet, por që u përkrah vetëm nga katër kandidatë nga partitë e reja.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç
Artikulli tjetër Kontrabanda në Dogana, prokuroria fal Gent Gazhelin sa herë që vartësit i kapen në vjedhje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.