KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dy ditë nga atentati ndaj Julian Sulës në Lushnje! Shoqërohen në polici 30 persona
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dy ditë nga atentati ndaj Julian Sulës në Lushnje! Shoqërohen në polici 30 persona
AnalizeFokusKryesoreSociale

Dy ditë nga atentati ndaj Julian Sulës në Lushnje! Shoqërohen në polici 30 persona

Përditësimi i fundit: 27 Nëntor, 2025 6:53 pm
210 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Policia e Lushnjës ka shoqëruar më shumë se 30 persona në lidhje me atentatin ndaj Julian Sulës, i njohur si Juli i Pashakos. Shumica e të shoqëruarve janë anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe të fisit Aliçka, dy grupe që vitet e fundit kanë pasur konflikte të shumta me 45-vjeçarin Sulo.

Pas marrjes në pyetje, shumica e tyre janë liruar, duke mohuar çdo përfshirje në ngjarje.

Si ndodhi ngjarja?

Një atentat i organizuar ndaj Julian Sulos (Juli i Pashakos), i njohur si “i forti i Lushnjës”, ka ndodhur mëngjesin 25 nëntorit në Lushnjë pranë spitalit të qytetit. 45-vjeçari po udhëtonte me makinën e tij tip BMW, kur tre persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me armë automatike.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40, ndërsa Sulo, që ishte i vetëm në mjet, ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën. Plumbat kanë goditur makinën dhe këmbët e tij, ndërsa autorët, që po lëviznin me një “Nissan”, pas pak minutash dogjën automjetin në fshatin Lifaj. Brenda mjetit u gjet arma e përdorur në atentat.

Kush është “Juli i Pashakos”?

Sula nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit; ai ka qenë disa herë në qendër të hetimeve dhe arrestimeve, përfshirë rolin e tij si i dyshuar në masakrën e Lushnjës ku u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të Aldo Bares. Ai u dorëzua vetë në komisariatin e Lushnjes, por u lirua për mungesë provash.

Përveç këtij rasti, Sula ka qenë objekt i një tentative për ta vrarë më parë, duke pësuar dëmtime fizike të shumta, ndërkohë që autorët nuk janë identifikuar ende.

Në qershor të vitit 2016 ai u plagos rëndë në një pikë bastesh pas ndeshjes Shqipëri–Zvicër, në një sulm të dyshuar nga Arjan Aliço, i njohur ndryshe edhe si “Arti i Braçes” dhe i lidhur me herët me grupin e Aldo Bares.

Sakaq në tetor të 2016-ës, Sula ishte një ndër personat e shoqëruar nga policia lidhur me ekzekutimin e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares, por u la i lirë për mungesë provash.

Më pas, në tetor të vitit 2016, emri i Sulas u përfol sërish pas ekzekutimit të Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, të njohur si miq të nipit të Aldo Bares, Laert Haxhiut. Ai u vetëdorëzua në polici dhe u shoqërua për verifikime, por u lirua për mungesë provash.

Armiku i Aldo Bares objektivi i atentatit në Lushnje! Kush është Julian Sula (Juli i Pashakos), autorët derdhën breshëri plumbash ndaj mjetit të tij në lëvizje
Raportohet se pas plagosjes së rëndë që pësoi më parë, Sula lëvizte i armatosur, ndërsa efektivët e policisë ishin në dijeni për këtë dhe ai mbante armën për t’u mbrojtur nga një atentat i mundshëm i dytë.

Në vitin 2019, policia kryente kontrolle në banesën e tij pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, por Sula nuk u gjet në vendngjarje. Ai u përmend në media si person nën verifikim për lidhje të mundshme me Redjan Rrajën, i arrestuar atëkohë për dyshimet mbi përfshirjen në sulmin ndaj prokurorit.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bashkia e Tiranës jep 252 mijë m² leje ndërtimit, në vetëm 3 muaj
Artikulli tjetër Gjermania përgatitet për luftë me Rusinë, harton planin sekret ushtarak

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.