KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dy kulla miratohen, në mes të Vlorës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dy kulla miratohen, në mes të Vlorës
AktualeAnalizeKryesoreOpinionSociale

Dy kulla miratohen, në mes të Vlorës

Përditësimi i fundit: 17 Korrik, 2026 10:18 am
114 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vala e ndërtimeve të kullave shumëkatëshe, e cila prej vitesh ka karakterizuar Tiranën, vijon të shtrihet edhe në qytete të tjera të vendit, sidomos pranë bregdetit.

Një projekt i dy gradaçelave, që po zhvillohet aktualisht në Vlorë ka ngritur shqetësime mes banorëve të zonës së njohur si “7 Pallatet”, të cilët pretendojnë se po cenohen pronat e tyre private.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një kompleksi rezidencial dhe hotelerie me dy kulla deri në 24 kate, projekt që po zhvillohet nga shoqëritë “EN Construction” sh.p.k. dhe “Dakz” sh.p.k. në lagjen “Uji i Ftohtë”, përgjatë aksit Vlorë-Orikum.

Dokumentacioni i projektit, i siguruar nga Boldnews.al, tregon se objekti është regjistruar si “Kompleks rezidencial, shërbime dhe hoteleri, 1, 2 dhe 23-24 kate mbi tokë, me 3 kate parkim dhe shërbime nëntokë”.

Sipas lejes së ndërtimit të firmosur nga vetë Edi Rama, projekti po zhvillohet në një truall me sipërfaqe 6,306.27 metra katrorë, sipas të cilit kompleksi do të përbëhet nga dy kulla. Njëra do të ketë funksion rezidencial dhe shërbimesh, ndërsa kulla tjetër do të shërbejë si hotel dhe apart-hotel.

Megjithatë, banorët e zonës pretendojnë se në terren situata është ndryshe nga ajo që parashikohet në dokumentacion.

Në denoncimin e dërguar në redaksinë e Boldnews.al, ata deklarojnë se fadromat e firmës ndërtuese kanë prekur muret rrethuese të pronave të tyre dhe se po tentohet të ndërhyhet në oborret private për vendosjen e pilotave të objektit.

Sipas tyre, mjetet e rënda të kompanive ndërtuese kanë ndërhyrë përtej kufijve të truallit ku është miratuar projekti, duke prekur sipërfaqe që ata i konsiderojnë pronë private dhe për të cilat deklarojnë se disponojnë dokumentacion pronësie.

“Jemi disa banorë të lagjes së 7 Pallateve. Në mes të lagjes po ngrihet një objekt 24-katësh. Nuk ruhen kushtet teknike dhe nuk mbahet largësia nga objektet ekzistuese. Po na prishin muret rrethuese dhe po tentojnë të futen me pilotat në oborret tona, të cilat i kemi me dokumente”, thuhet në denoncimin e banorëve.

Sipas banorëve, për situatën janë vënë në dijeni edhe institucionet shtetërore. Ata deklarojnë se i janë drejtuar Policisë së Shtetit dhe Gjykatës, por deri më tani nuk kanë marrë një zgjidhje konkrete.

“Jemi ankuar në gjykatë dhe në polici, por nuk kemi marrë zgjidhje. Jetojmë prej 40 vitesh në këtë lagje dhe nuk kemi pasur kurrë shqetësime të tilla. I bëjmë thirrje institucioneve të dalin në terren dhe të verifikojnë situatën”, shprehen ata.

Duket se ndërtimi i kullave shumëkatëshe, i paraqitur si simbol i zhvillimit urban dhe investimeve të reja, po shoqërohet gjithnjë e më shpesh me përplasje mbi pronësinë dhe zaptimin e hapësirave private të qytetarëve, ku këta të fundit mbeten të pambrojtur përballë fuqisë së betonit dhe kapitalit.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 40.5% e shqiptarëve në rrezik varfërie ose përjashtimi
Artikulli tjetër Rruga drejt lirisë së Sokol Sanxhaktarit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.