KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: e-Albania” bllokon prej ditësh lejet e ndërtimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > e-Albania” bllokon prej ditësh lejet e ndërtimit
AktualeFokusKomentSociale

e-Albania” bllokon prej ditësh lejet e ndërtimit

Përditësimi i fundit: 23 Prill, 2025 12:13 pm
304 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Duke filluar nga e premtja e javës së kaluar, një problem, në dukje tekni në faqen e-Albania, ka krijuar një lloj kolapsi në pajisjen e subjekteve tregtar me aplikimin për leje ndërtimi apo për licensa të ndryshme.

Sipas informacionit të siguruar nga “Boldnews.al”, rezulton se sistemi elektronik që menaxhohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), nuk përgjigjet, duke rrezikuar përmbushjen e afatave ligjore nga aplikuesit.

Çfarë ka ndodhur konkretisht? Me krijimin e bazës së të dhënave të AKSHI-it, subjektet tregtare, mes të cilëve kompanitë ndërtuese, duhet të aplikojnë pranë e-Albania-s për t’u pajisur me lejet e ndërtimit.

Gjatë procedurës administrative, institucionet lokale apo të tjera që miratojnë lejet e ndërtimit, mund të konstatojnë mungesën e një ose disa dokumentave, dhe u kërkojnë aplikuesve që të kryejnë plotësimet e nevojshme. Afati administrativ për plotësimin e mangësive është 5 ditë.

Nga fundjava e kaluar, e-Albania kryen veprimet e pranimit të aplikimeve fillestare, veprimin e kthimit të përgjigjes nga institucionet për plotësimin e dokumentacionit të munguar. Por, kur subjektet tregtare tentojnë të plotësojnë dokumentacionin, sipas kërkesave të institucioneve, e-Albania nuk u pranon aplikimin.

Kjo situatë po ndodh prej të paktën 3-4 ditësh, duke rrezikuar që subjektet tregtare, për shkaqe që nuk varen prej tyre, por për arsye të defekteve teknike të e-Albania-s, të humbasin afatin administrativ 5-ditor, një situatë që mund të shoqërohet me refuzimin e aplikimeve të tyre.

E-Albania është një bazë e madhe të dhënash publike, e cila konsiderohet nga kryeministri Edi Rama si një “gur kurore” në strategjinë e qeverisë së tij për “Shqipërinë dixhitale”.

Megjithatë, prej kohës së krijimit të saj dhe, pavarësisht se janë shpenzuar dhjetra miliona euro nga AKSHI për krijimin dhe mirëmbajtjen e tij, sistemi e-Albania përballet shpesh me problematika teknike, të cilat e shndërrojnë këtë bazë të dhënash nga një lehtësi për qytetarët e bizneset, në një hall të shtuar.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Italia do kalojë Greqinë si vendi me më shumë borxhe në Eurozonë

Fundoset Marina e Durrësit? Pallatet e Alabari zhyten 74 cm

Banka Botërore: Rritja ekonomike e rrezikuar nga pasiguritë dhe ndikimet e jashtme

Policia, alarm për një skemë të sofistikuar mashtrimi online

Më mirë qen, se sa pensionist, në Vlorë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BE godet gjigandët e teknologjisë, 797 milionë euro gjobë për Apple dhe Meta
Artikulli tjetër Si po e ndikon krimi i organizuar raportimin mediatik në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ligji i ri për energjinë, qytetarët dhe bizneset mund të blejnë dhe të shesin
Analize Ekonomi Kryesore Sociale 27 Prill, 2026
Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive, të blera për veten dhe këshillin
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
Prokurori Bledar Maksuti merr nën hetim Daniel Shimën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
Rusia kontrabandon në Izrael miliona ton grurë, të vjedhur nga Ukraina
Analize Bota Finance Opinion Sociale Zhvillim 27 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.