Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në lagjen nr.2 të qytetit të Kavajës, ku biznesmeni Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa bizneseve të tjera, u plagos me thikë.
Autori i plagosjes u ndalua nga policia dhe rezulton të jetë një person me probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ka ndodhur brenda një prej bizneseve të Ligejas, ku autori nuk ka pranuar të largohet.
Mësohet se autori identifikuar si Eri Velecia ka hyrë në ambientin e biznesit dhe i ka kërkuar para Ligejas, por pasi biznesmeni refuzoi t’i jepte, Velecia e ka qëlluar me thikë.
Raportohet gjithashtu se Eri Velecia është i njohur si përdorues i lëndëve narkotike.
I plagosuri, Artur Ligeja, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Marrë nga Dosja.al