KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Efektivët e Gardës letër Ramës dhe ministrit Hoxha
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Efektivët e Gardës letër Ramës dhe ministrit Hoxha
AktualeFokusOpinionSociale

Efektivët e Gardës letër Ramës dhe ministrit Hoxha

Përditësimi i fundit: 5 Qershor, 2025 12:03 pm
119 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Efektivët e Gardës së Republikës i kanë drejtuar një letër kryeministrit, Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Në këtë letër të siguruar nga Dosja.al, ata shprehin shqetësimet dhe problematikat në lidhje me drejtimin e këtij institucioni nga Ermal Onuzi. Në këtë letër dalin në pa skandalet dhe sesi kryhen emërimet pa kriter dhe mungesa e profesionalizmit.

Ndër problematikat që renditen janë emërimet që kryhen në këtë institucion ndërsa theksohet se ato kryhen pa konkurim duke shkelur ligjin dhe rregulloren e gardës. Sipas tyre punësohen persona të cilët nuk kanë asnjë lloj trajnimi dhe më pas emërohen në poste të rëndësishme.

Efektivët e gardës shprehen se për të marrë këto poste janë dy kritere. Sipas tyre për të marrë poste të rëndësishme duhet të jesh ish ushtarak i FA ose të jesh nga Kuksi ose Dibra. Në letër theksohet se Garda është tani vendi ku konsumohet masivisht alkool nëpër zyra. Gjatë këtyre takimeve me gotat e alkoolit përpara bëhen emërimet. Ata kanë dhënë emra konkretë duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm te drejtori i DPK dhe DSPLSH.

Në letër po ashtu zbulohet një tjetër skandal, ku kreu i Gardës dhe drejtorët e tij rreshtojnë efektivët në një lokal në Shkodër dhe më pas gajasen duke i thënë njëri-tjetrit se edhe duke pirë e vënë në rresht Gardën. Ata kanë theksuar se nga kjo situatë ku ndodhet Garda po shkatërrohet karriera e dhjetra gardistëve të cilët po zëvendësohen me ish ushtarakë dhe miq të drejtorit.

Pjesë nga letra:

Drejtori i përgjithshëm është me nivel intelektual për të ardhur keq. Po rradhisim disa shqetësime:

1. Nuk respektohet puna disa vjeçare e gardistëve dhe përvoja jonë nuk merret fare në konsideratë.

Pranimet dhe emërimet po bëhen pa konkurim, duke shkelur hapur dhe në mënyrë brutale ligjin dhe rregulloren e gardës. Merren punonjës pa asnjë lloj trajnimi dhe emërohen në funksione shumë të rëndësishme dhe me impakt në sigurinë e personaliteteve dhe objekteve.

Vetëm dy kritere duhen, të jesh ish ushtarak i FA ose të jesh nga Kuksi ose Dibra.

Të emëruarit pa meritë shfaqin hapur harbutërinë duke nëpërkëmbur qindra gardistë të ndershëm e që kanë sakrifikuar për gardën. Meraku i vetëm i tyre është të marrin dieta dhe të kapardisen në makina se “ju ka ardhur dita”. Shikoni sa drejtorë dhe shefa shkojnë në shërbimet jashtë Tiranës, apo jashtë shtetit.

2. Janë lëvizur nga detyra disa punonjës pa asnjë motiv dhe vendi mbahet bosh derisa ata të shkojnë të takojnë Drejtorin e përgjithshëm dhe rikthehen te vendi ku ishin po qe se “kanë sjellje të mirë” (vendi mbahet bosh disa ditë).

3. Me keq ardhje ju themi se Garda është tani vendi ku konsumohet masivisht alkool nëpër zyra dhe me gotat përpara bëhet politika e emërimeve. Duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe beniaminët e tij (Drejtori i DPK dhe Drejtori i DSPLSH).

Realisht Gardën e drejton një pijanec ordiner si L.H që është shoku i drejtorit, i cili mbasi pi sa nuk kontrollon veten, del para efektivit me pantallona të lagura dhe thotë, “ligjin tani e bëj unë”. Po ju pyesim: Ky është vizioni për Gardën?

4. Verifikoni ju lutemi rastin e rreshtimit të gardës me një telefonatë nga një lokal në Shkodër ku drejtori me drejtorucët e tij qeshnin që edhe duke pirë e venë në rresht garden!!!!!!

Kujdes, po shkatërrohet karriera e dhjetra gardistëve dhe po zëvendësohen me ish ushtarak, miq të drejtorit, të liruar apo në prag lirimi nga FA, kryesisht për mos përparim në gradë!

Konkretisht duhet verifikuar:

1. Me çfarë konkursi u zgjodh një ish punonjës i FA, në funksionin më të rëndësishëm të menaxhimit operacional të Gardës (A.Sopiqoti), i cili meritën e vetme që i njeh vetes është (siç shprehet ai), “kam shok Vinin”(Ministrin Ervin Hoxha)? Në këtë funksion gjithnjë ka qenë një oficer me përvojë disavjeçare në gardë.

Në rastin e këtij punonjësi duhet verifikuar edhe e shkuara (ka qenë i hetuar në ushtri për ngacmim seksual). 1 muaj mbas emërimit këtij “Majori” Drejtorit të DSPLSH, ju jepet grada “Drejtues i lartë”, duke kapërcyer 3 grada.

Ju sigurojmë se çdo punonjës i gardës me gradën Kryekomisar do ta bënte shumë më mirë detyren sesa një Major i pompuar që deklaron nëpër tavolina ku pihet alkol pa fre, se është miku i ministrit aktual dhe shoku i drejtorit të përgjithshëm, dhe se ju paska ardhur dita ta bëjnë gardën si duan ata.

2. Si mund të shkelet kaq hapur ligji dhe parimi i hierarkisë dhe të jepet grada madhore “Drejtues i lartë” një punonjësi me gradë ushtarake “Major” dhe një tjetri me gradë “Drejtues” në gardë?
Dhënia e gradës “Drejtues i lartë” dy punonjësve është në kundërshtim me ligjin 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” dhe shkel parimin bazë të tij, herarkinë por ka edhe dëm financiar pasi “drejtuesi i lartë” ka pagën për gradë 160 000 lek, ndërsa Kryekomisari (grada që duhet të merrte Drejtori i DPK) e ka pagën 105 000 lek, pra një diferencë prej 55 000 lek në muaj.

3. Si u përzgjodh nga jashtë juristi i Gardës dhe ju dha grada Nënkomisar? Nqse do shpallej vendi i lirë, shumë gardistë mund të konkuronin sepse e kanë arsimin juridik.

4. Si u përzgjodh nga jashtë Gardës, Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse. Pse nuk kishte konkurrim?

5. Si u pranua pa konkurrim një oficer i liruar nga FA dhe që ka pasur probleme me ligjin dhe ështëemëruar tek standardet profesionale, kur ligji e përcakton saktë procedurën e rekrutimit?

Garda i ka qëndruar situatave shumë më të vështira, por ne na dhemb kjo frymë që po futet dhe me keqardhje e themi se nuk ndryshon nga ajo e vitit të mbrapsht 1997, apo edhe ajo që solli turpin në historinë e gardës, 21 Janari i vitit 2011. Ishte arroganca e drejtuesve që e çoi gardën në atë pikë.

Në fund, ndonëse jemi të depolitizuar, kemi edhe ne bindjet tona dhe votojmë, ju themi se po punoni mirë për votat e diasporës dhe po humbisni ato që keni pranë vetes.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm PE diskuton për Shqipërinë: Të dërgojmë mision në vitin 2026
Artikulli tjetër Trump u ndalon hyrjen në SHBA të qytetarëve nga 12 shtete

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë
Analize Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.