KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump u ndalon hyrjen në SHBA të qytetarëve nga 12 shtete
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump u ndalon hyrjen në SHBA të qytetarëve nga 12 shtete
AktualeBotaFokusSociale

Trump u ndalon hyrjen në SHBA të qytetarëve nga 12 shtete

Përditësimi i fundit: 5 Qershor, 2025 12:05 pm
111 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një vendim që ua ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të qytetarëve nga 12 shtete, përfshirë nga Afganistani dhe Irani. Një ndalesë të tillë udhëtimi, Trump e kishte ndërmarrë edhe gjatë mandatit të parë presidencial.

Presidenti amerikan tha se ndalesa e udhëtimit është e nevojshme për të mbrojtur amerikanët nga sulmet terroriste, sikurse sulmi që ndodhi më 1 qershor në Kolorado. Autoritetet kanë thënë se një grup personash që protestonin në mbështetje të pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – u sulmuan nga një shtetas egjiptian.

“Sulmi i fundit terrorist në Kolorado ka vënë në pah rreziqet ekstreme që i kanosen vendit tonë nga hyrja e shtetasve të huaj që nuk kanë kaluar nëpër kontrolle siç duhet, si dhe nga ata që vijnë këtu si vizitorë të përkohshëm dhe qëndrojnë më gjatë sesa lejohet me vizat që posedojnë. Ne nuk i duam ata”, tha Trump përmes një video-mesazhi.

Sipas policisë, i dyshuari për sulmin në Kolorado, Mohammed Sabry Soliman, hodhi mjete plasëse dhe spërkati grupin me benzinë të ndezur. Pesëmbëdhjetë persona u plagosën. Zyrtarët e sigurisë kombëtare të SHBA-së thanë se Soliman gjendej në SHBA në mënyrë të paligjshme, pasi ai kishte tejkaluar afatin e qëndrimit të vizës së tij turistike.

Trump e krahasoi ndalesën e re të udhëtimit me “kufizimet e ashpra të udhëtimit” që ai vendosi ndaj një numri shtetesh, kryesisht myslimane më 2017, pak pasi nisi mandatin e parë presidencial. Ai tha se ai vendim ishte një nga politikat më të suksesshme të mandatit të tij të parë dhe ishte pjesë e rëndësishme e parandalimit të sulmeve të mëdha terroriste nga jashtë në SHBA, duke përmendur sulmet terroriste që kanë ndodhur në Evropë në vitet e fundit.

“Nuk do të lejojmë që ajo që ndodhi në Evropë të ndodhë në Amerikë”, tha Trump. “Ne nuk mund të kemi një migrim të hapur nga asnjë vend prej nga nuk mund të bëjmë një verifikim të sigurt dhe të besueshëm”.

Përveç Afganistanit dhe Iranit, shtetet që përfshihen në ndalesën e re janë: Burma, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni. Ndalesa e udhëtimit do të hyjë në fuqi më 9 qershor.

Edhe pse kufizimi nuk prek udhëtarët nga Egjipti, Trump tha se “në dritë të ngjarjeve të fundit”, ai ka urdhëruar sekretarin e Shtetit që ta informojë lidhur me rishikimin e praktikave dhe procedurave të Egjiptit “për të konfirmuar nëse kapacitetet e tyre aktuale të kontrollit dhe verifikimit janë të mjaftueshme”.

Përveç ndalimit të udhëtimit do të ketë edhe kufizime shtesë për vizitorët nga Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela, thuhet në vendimin e nënshkruar nga presidenti Trump.

Trump tha se mbetet “i përkushtuar për t’u angazhuar me shtetet që janë të gatshëm të bashkëpunojnë në përmirësimin e këmbimit të informacioneve dhe për procedurat për menaxhimin e identitetit, si dhe për të adresuar rreziqet që lidhen me terrorizmin dhe sigurinë publike”.

Ndalesa e udhëtimit, e vendosur gjatë mandatit të parë të Trumpit, ua ndalonte shtetasve nga shtatë shtete, kryesisht myslimane – Irak, Siri, Iran, Sudan, Libi, Somali dhe Jemen – që të udhëtonin në SHBA. Ai vendim kishte shkaktuar kaos dhe paqartësi në aeroportet e këtyre shteteve dhe në aeroportet amerikane, pasi udhëtarëve ose iu ndalua hipja në avion për në SHBA ose ata u ndaluan sapo arritën në tokën amerikane.

Udhëtarët e prekur nga vendimi përfshinin studentë dhe staf akademik, si dhe biznesmenë, turistë dhe persona që vizitonin miqtë dhe të afërmit e tyre.

Trump e mbrojti vendimin duke u thirrur në çështje të sigurisë kombëtare dhe duke argumentuar se vendimi nuk bazohej në paragjykime kundër myslimanëve. Vendimi i rishikua gjatë betejave ligjore, teksa një version i vendimit u mbështet nga Gjykata Supreme më 2018.

Ndalesa e re e udhëtimit vjen pas një vendimi ekzekutiv të lëshuar nga Trumpi në janar, i cili kërkonte nga Departamenti i Shtetit, nga ai i Sigurisë Kombëtare si dhe nga drejtori i Inteligjencës Kombëtare, që të përgatisnin një raport mbi “qëndrimet armiqësore” ndaj SHBA-së. Urdhri ekzekutiv kërkonte edhe një vlerësim nëse hyrja e qytetarëve nga disa vende përbënte rrezik për sigurinë kombëtare.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Efektivët e Gardës letër Ramës dhe ministrit Hoxha
Artikulli tjetër Dy shkencëtarë kinezë kapen me “armë agroterrorizmi”, që tentuan taë fusnin në SHBA

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.