KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Eksodi i të rinjve po e zbraz Maqedoninë e Veriut: Mbi 22 mijë banorë më pak çdo vit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Eksodi i të rinjve po e zbraz Maqedoninë e Veriut: Mbi 22 mijë banorë më pak çdo vit
AnalizeFokusKryesoreRajoniSocialeZhvillim

Eksodi i të rinjve po e zbraz Maqedoninë e Veriut: Mbi 22 mijë banorë më pak çdo vit

Përditësimi i fundit: 4 Shtator, 2026 10:32 am
22 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Maqedonia e Veriut po përballet me ‘eksod’ të vazhdueshëm të largimit të rinisë, i cili nxitet kryesisht nga pagat e ulëta, mundësitë e kufizuara për punësim dhe mungesa e perspektivës. Largimi i tyre po kthehet në sfidë serioze demografike dhe po prek edhe planifikimin e politikave shtetërore. Sipas Strategjisë së re të rishikuar për Zhvillim Rajonal e RMV-së për periudhën 2021–2031, çdo vit, vendi mund të humbasë deri në 22.000 banorë. Anëtarësimi i afërt në Bashkimin Evropian do të mund të ndihmonte në ngadalësimin e rënies së popullsisë, si dhe do të përmirësonte pozicionin e vendit në procesin e integrimit evropian, shkruan Portalb.mk.

Rrezarta Iseni thotë se kushtet ekonomike dhe vështirësitë për të gjetur punë e bëjnë të mendojë për largimin. Megjithatë, ajo beson se edhe në Maqedoninë e Veriut ka mundësi për të ndërtuar një të ardhme.

“Mundësia për të hapur një biznes dhe nëse një i ri do mundet të arrijë edhe këtu. Rrjetet sociale si Tiktok dhe Instagram, po ndikojnë që të rinjtë të ndjekin luksin dhe vendosin të largohen nga shteti”, tha ajo.

Rrezarta thotë se të ardhmen e saj e sheh më shumë në vendin e saj dhe u bën thirrje të rinjve të jenë më këmbëngulës.

“Çdo kush e ka zgjedhjen e tij se ku dëshiron të jetojë dhe punojë, por sigurisht që më mirë kishte qenë këtu. Pasi të suksesshëm mund të jemi edhe këtu, vetëm kërkon angazhim. Të rinjve u kisha kërkuar të jenë këmbëngulës në kërkim të fatit të tyre”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, sipas studentes Amra Osmani shkaqet që dërgojnë deri te emigrimi i të rinjve janë mungesa e cilësisë së arsimimit, mungesa e vendeve të punës, humbja e shpresës dhe mos dëgjimi i zërit të tyre.

Ajo për Portalb.mk, tha se shumë të rinj e shohin vetën e tyre të aftë dhe të talentuar për të zhvilluar idetë e tyre në vendin e tyre, por nuk kanë mbështetje të duhur nga institucionet e vendit dhe atyre ju humb shpresa. Amra foli edhe për ndikimin e rrjeteve sociale dhe paraqitja e luksit në rrjete socilae është një faktor tjetër i cili ndikon në emigrimin e të rinjve.

“Rrjetet sociale gjithashtu kanë një rol të rëndësishme në emigrimin e të rinjve, shpesh ne shohim video në rrjetet sociale, nga udhëtime luksoze dhe makina të shtrenjta dhe udhëtime të ndryshme. Kjo i dërgon të rinjtë të beosjnë se kjo e ardhmja i pret nëse edhe ata largohen jashtë vendit. Në rrjetet sociale na shfaqet vetëm një pjesë e vogël e realitetit. Të rinjtë nuk shohin perspektiv në vendin e tyre dhe kur humbin shpresën i nxitë të largohen nga vendi i tyre”, deklaroi ajo.

A e shohin të ardhmen e tyre këtu dhe çfarë do t’i bindte të qëndronin?

Por, Delvina Sejdiu e sheh ndryshe këtë fenomen, ajo thotë se për shumë të rinj pyetja nuk është më nëse do të largohen, por kur.

Sipas saj, mungesa e mundësive dhe perspektivës ua humb të rinjve shpresën dhe krijon ndjesinë se puna e tyre nuk vlerësohet.

“Këta faktorë, thekson ajo, ua humbin të rinjve shpresën dhe krijojnë ndjesinë se nuk vlerësohen dhe nuk shpërblehen për atë që janë dhe për atë që bëjnë”, u shpreh Delvina.

Çfarë po bën shteti?

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë thotë se emigrimi i të rinjve është përfshirë në politikat dhe dokumentet strategjike të Qeverisë. Megjithatë, nuk ka përcaktuar objektiv konkret se për sa përqind synohet të ulet emigrimi dhe deri në cilin vit.

Përmes Planit të Veprimit 2026–2027 për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Rininë 2023–2027, ministria parashikon masa për punësim, lidhje më të mirë mes arsimit dhe tregut të punës, sipërmarrje, stabilitet financiar dhe pjesëmarrje më të madhe të të rinjve.

Një prej masave është “Garancia për të rinjtë”, përmes së cilës të rinjtë deri në 29 vjeç që nuk punojnë, nuk arsimohen dhe nuk trajnohen duhet të marrin brenda katër muajve ofertë për punë, arsimim, trajnim ose përfshirje në një masë aktive.

Ministria përmend edhe vetëpunësimin, trajnimet dhe praktikat profesionale.

“Në kuadër të këtyre politikave përfshihen edhe masa si vetëpunësimi, trajnimet, praktikat profesionale dhe forma të tjera të mbështetjes për hyrjen ose riintegrimin e të rinjve në tregun e punës”, thonë në nga Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve.

Megjithatë, ministria nuk disponon të dhëna të pavarura për numrin e të rinjve që janë larguar nga vendi dhe për këto të dhëna i referohet Entit Shtetëror të Statistikave.

Në fund, ministria thotë se po punon edhe për mekanizma sistematikë për mbështetjen e personave që kthehen nga diaspora, me fokus te të rinjtë.

Emigrimi i pakthyeshëm i popullsisë së re dhe në moshë pune do ta ndryshojë tërësisht “hartën” demografike të shtetit, i cili po përballet gjithnjë e më shumë me kërcënimin e “plakjes” së popullsisë.

Problemin e thellë demografik me të cilin përballet shteti e konfirmoi edhe Enti i Statistikës, të dhënat e përmbledhura për vitin 2025 treguan se në madje 66 komuna ka shtim natyror negativ, përkatësisht më shumë të vdekur sesa të lindur të gjallë, që është kryesisht pasojë e emigrimit të popullsisë së re, në moshë riprodhuese, jashtë vendit. Numri i fëmijëve të lindur të gjallë është ulur për 4,1% në nivel vjetor.

“Projeksionet demografike për vendin tonë janë negative, përkatësisht pjesëmarrja e personave mbi 65 vjeç do të rritet në mbi 34% deri në vitin 2055, numri i personave mbi 80 vjeç do të rritet më shumë se gjashtëfish krahasuar me gjendjen në vitin 2024, ndërsa popullsia në moshë pune do të zvogëlohet me gati gjysmë milioni persona, gjë që do t’i shtojë edhe më tej presionet mbi financat publike”, kanë theksuar edhe revizorët në analizën “Plakja e popullsisë”.

Ndryshe, sipas raportit të vitit 2025 të OECD, në vitin 2024 rreth 535 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut jetonin jashtë vendit, krahasuar me rreth 437 mijë në vitin 2015. Norma e emigrimit ka arritur në 24.2%. OECD paralajmëroi edhe për humbje të kapitalit njerëzor dhe “brain drain”, ndërsa 58% e bizneseve të anketuara e shohin largimin e fuqisë së kualifikuar si pengesë të moderuar ose të madhe.

 

Marrë nga Infoshqip.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune

‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!

Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?

Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Propozimi i Institutit për Bashkitë: Shqipëria me 12 Bashki Metropolitane
Artikulli tjetër Plani/ Jo vetëm shtet bektashi në Shqipëri, por edhe shtet të fesë ortodokse serbe, në Kosovë!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pengesa e Malit të Zi, drejt BE-së quhet Kroaci
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 4 Shtator, 2026
Plani/ Jo vetëm shtet bektashi në Shqipëri, por edhe shtet të fesë ortodokse serbe, në Kosovë!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Propozimi i Institutit për Bashkitë: Shqipëria me 12 Bashki Metropolitane
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Krahu i punës po u kushton ndërtuesve më shumë se materialet
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.