KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Propozimi i Institutit për Bashkitë: Shqipëria me 12 Bashki Metropolitane
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Propozimi i Institutit për Bashkitë: Shqipëria me 12 Bashki Metropolitane
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Propozimi i Institutit për Bashkitë: Shqipëria me 12 Bashki Metropolitane

Përditësimi i fundit: 4 Shtator, 2026 10:17 am
8 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Instituti për Bashkitë e Shqipërisë propozon një model të ri për reformën administrativo-territoriale, që nuk parashikon reduktimin e numrit aktual të bashkive, por krijimin e 12 Bashkive Metropolitane, mbi territoret e 12 qarqeve ekzistuese.

Në dokumentin konceptual të publikuar në 20 gusht 2026, Instituti propozon një model “hibrid dhe asimetrik”, ku bashkia qendër e secilit qark merr statusin e Bashkisë Metropolitane, ndërsa bashkitë e tjera ruajnë vetëqeverisjen, kryetarët, këshillat, administratën dhe buxhetet e tyre. Ndryshimi kryesor institucional do të ishte suprimimi i qarqeve si nivel i dytë i vetëqeverisjes vendore.

Sipas propozimit, Shqipëria do të kishte metropolet e Beratit, Dibrës, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Gjirokastrës, Korçës, Kukësit, Lezhës, Shkodrës, Tiranës dhe Vlorës. Varianti bazë nuk prek kufijtë ekzistues të 61 bashkive dhe as kufijtë e 12 qarqeve, çka, sipas Institutit, do të ulte edhe kostot e tranzicionit.

Për shembull, Bashkia Metropolitane Tiranë do të përfshinte territorin e sotëm të qarkut, me Tiranën si bashki qendër dhe Kamzën, Vorën, Kavajën dhe Rrogozhinën si bashki lokale përbërëse. Durrësi do të ishte qendra e metropolit ku përfshihen edhe Shijaku dhe Kruja, ndërsa Bashkia Metropolitane Vlorë do të përfshinte Vlorën si qendër dhe Selenicën, Himarën, Sarandën, Konispolin, Finiqin dhe Delvinën.

Një nga elementet më të veçanta të propozimit lidhet me mënyrën e zgjedhjes së drejtuesve. Kryetari dhe Këshilli i Bashkisë Metropolitane do të zgjidheshin drejtpërdrejt nga të gjithë qytetarët e territorit të metropolit.

Kjo do të krijonte një sistem të dyfishtë votimi për banorët që jetojnë jashtë bashkisë qendër. Ata do të votonin një herë për kryetarin dhe këshillin e bashkisë së tyre dhe njëkohësisht për Kryetarin dhe Këshillin Metropolitan. Ndërsa banorët e bashkisë qendër do të votonin vetëm për organet metropolitane, pasi këto të fundit do të ushtronin njëkohësisht edhe funksionet lokale të bashkisë qendër.

Kështu, për shembull, një qytetar i Kamzës do të vazhdonte të zgjidhte kryetarin dhe këshillin e Bashkisë Kamëz, por do të votonte gjithashtu për Kryetarin dhe Këshillin e Bashkisë Metropolitane Tiranë. Ndërkohë, një qytetar i Tiranës do të zgjidhte organet metropolitane, të cilat do të drejtonin njëkohësisht Bashkinë Tiranë dhe çështjet strategjike të të gjithë territorit metropolitan.

Modeli synon gjithashtu një ndarje të re të kompetencave. Bashkitë lokale do të ruanin shërbimet që lidhen drejtpërdrejt me komunitetin, ndërsa në nivel metropolitan do të kalonin çështjet që kapërcejnë kufijtë e një bashkie.

Në këtë nivel parashikohet të trajtohen planifikimi territorial metropolitan, korridoret e zhvillimit dhe zonat ekonomike, transporti publik ndërbashkiak, terminalet dhe integrimi tarifor, si dhe planifikimi i burimeve ujore dhe investimet kryesore në ujësjellës.

Metropolet do të kishin gjithashtu përgjegjësi për impiantet dhe landfill-et e mbetjeve, ekonominë qarkulluese, përmbytjet, zjarret dhe infrastrukturën e emergjencave, si dhe strategjitë e investimeve, turizmin rajonal, inovacionin dhe tregun e punës. Bashkive lokale do t’u mbeteshin funksione të tilla si pastrimi, rrugët lokale, parkimi, administrimi lokal, biznesi lokal, tregjet, kultura dhe sporti.

Një pikë me rëndësi të veçantë ekonomike është financimi. Instituti propozon që “paraja të ndjekë kompetencën”, pra asnjë funksion të mos transferohet pa burimet financiare, personelin, asetet dhe standardet përkatëse.

Bashkitë Metropolitane mund të kenë taksa dhe tarifa metropolitane të përcaktuara me ligj, të ardhura nga asetet dhe shërbimet e tyre, si dhe transferta nga buxheti i shtetit. Për reduktimin e diferencave brenda territorit propozohet edhe një fond solidariteti, ndërsa bashkitë lokale do të vazhdonin të kishin taksat, tarifat dhe buxhetet e tyre.

Propozimi hap gjithashtu mundësinë që në të ardhmen të krijohen bashki të reja lokale, pa ndryshuar kufijtë e jashtëm të metropolit. Një komunitet mund të kërkojë krijimin e një bashkie të re nëse plotëson një sërë kriteresh, ndër të cilat një popullsi prej më shumë se 5 mijë banorësh, vazhdimësi territoriale, identitet historik dhe komunitar, qëndrueshmëri demografike dhe financiare dhe kapacitet për të ofruar shërbime. Vendimi duhet të paraprihet nga konsultimi publik dhe të miratohet me ligj.

Një tjetër element është dekoncentrimi i administratës shtetërore. Dokumenti rekomandon që institucionet dhe agjencitë territoriale të shtetit, kur është funksionalisht e mundur, të vendosen në qendrat e 12 Bashkive Metropolitane. Synimi është që shërbimet të afrohen me qytetarët dhe të shmanget përqendrimi i panevojshëm i administratës vetëm në Tiranë apo në pak qendra të tjera.

Megjithatë, modeli nuk mund të realizohet vetëm përmes ndryshimit të ligjit për ndarjen territoriale. Vetë Instituti pranon se propozimi kërkon një vlerësim të posaçëm kushtetues dhe, me shumë gjasë, ndryshimin e Kushtetutës, për shkak të heqjes së qarkut, krijimit të statusit metropolitan dhe zgjedhjes së drejtpërdrejtë të organeve të reja. Ndryshime do të kërkoheshin gjithashtu në ligjin për vetëqeverisjen vendore, financat vendore, Kodin Zgjedhor dhe një numër ligjesh sektoriale.

Vetë dokumenti evidenton edhe rreziqet e modelit: mundësinë e shtimit të burokracisë nëse kompetencat dublikohen, dominimin e qytetit qendër mbi bashkitë më të vogla, varësinë financiare të bashkive lokale nga metropoli, konfuzionin e përgjegjësive, si dhe rrezikun që disa territore të emërtohen “metropole” pa pasur realisht karakteristika funksionale metropolitane.

Pikërisht për këtë arsye, Instituti nuk propozon kalimin e menjëhershëm në hartën e re. Fillimisht kërkohet një studim funksional i lëvizjeve të popullsisë, tregjeve të punës, transportit, rrjeteve të ujit, mbetjeve, rreziqeve dhe kostove, më pas krahasimi i tre alternativave dhe konsultimi në të 61 bashkitë. Tranzicioni institucional parashikohet të zgjasë 18 deri në 24 muaj, ndërsa rezultatet e reformës duhet të auditohen pas dy dhe katër vjetësh.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune

‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!

Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?

Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Krahu i punës po u kushton ndërtuesve më shumë se materialet
Artikulli tjetër Eksodi i të rinjve po e zbraz Maqedoninë e Veriut: Mbi 22 mijë banorë më pak çdo vit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pengesa e Malit të Zi, drejt BE-së quhet Kroaci
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 4 Shtator, 2026
Plani/ Jo vetëm shtet bektashi në Shqipëri, por edhe shtet të fesë ortodokse serbe, në Kosovë!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Eksodi i të rinjve po e zbraz Maqedoninë e Veriut: Mbi 22 mijë banorë më pak çdo vit
Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Krahu i punës po u kushton ndërtuesve më shumë se materialet
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.