KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ekuador, arrestohet “bankomati” italian i mafias shqiptare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ekuador, arrestohet “bankomati” italian i mafias shqiptare
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Ekuador, arrestohet “bankomati” italian i mafias shqiptare

Përditësimi i fundit: 18 Shtator, 2025 7:09 pm
177 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Policia e Ekuadorit ka prangosur një ndër “hallkat” kyçe të mafias. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se gjatë një operacioni policor në një zonë banimi në Samborondon, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i Panfilo Colonico, biznesmenit italian i cili ishte i lidhur me strukturat kriminale ndërkombëtare.

Gjatë operacionit, oficerët gjetën në shtëpinë e biznesmenit dhe sekuestruan para të falsifikuara si dhe të dhënat dhe prova të cilat lidhin Colonicon me kriminelët.

Në një deklaratë zyrtare, ministri i Brendshëm i Ekuadorit, sqaroi se Panfilo Colonico i cili mbante shtetësi italiane dhe kanadeze, dyshohet se është i lidhur me mafian shqiptare, një organizatë kriminale transnacionale e dedikuar për pastrim parash, trafik droge dhe korrupsion publik.

I njohur ndryshe si “Benny Colinico”, biznesmeni dyshohet se është vendosur në Ekuador nën një fasadë ligjshmërie, duke ushtruar aktivitete në biznes.

Autoritetet tanimë kanë filluar hetimet nëse biznesmeni italian ishte pjesë e një rrjeti të pastrimit të parave, ose falsifikimit të tyre.

“Biznesmeni” që qëndroi në Ekuador:

Emri Benny Colonico nuk është një emër i panjohur për mediat dhe publikun ekuadorian. Në tetor të vitit 2022, ai u përfol për një lidhje me prezantuesen televizive, Carolina Jaume. Madje më vonë u tha se ai e përndiqte atë. Aso kohe ai u identifikua si një “magnat italian” që kishte mbërritur në Ekuador në mars të 2020 me plane pushimesh, por përfundoi duke investuar gati një milion dollar për hapjen e një zinxhiri restorantesh italiane në Guayaquil.

Benny deklaroi asokohe se e takoi prezantuesen për punë, si pjesë e një fushate promovuese për rrjetin e tij të restoranteve. Ai tha se e admironte dhe e vlerësonte si një person “të përulur dhe të bukur”. Gjithashtu biznesmeni pohoi se marrëdhënia e tyre ishte thjesht një marrëdhënie miqësore dhe biznesi.

Rrëmbimi i “biznesmenit” italian:

Emri i tij u përfol gjerësisht edhe në verën e dy viteve më parë, ku një qershor të 2023 ai u rrëmbye në restorantit që kishte në pronësi në qytetin e Guajakilit.

Madje, gjatë operacionit për lirimin e tij u vra dhe një nga kriminelët. Ndërkohë më herët, në janar të vitit 2023, ai u përfshi në një shkëmbim zjarri para një qendre tregtare.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria po rritet me shpejtësi në Indeksin e Inovacionit, por mbetet pas Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi
Artikulli tjetër Gjenden sërish armë në Mitrovicën e Veriut, dyshohet për lidhje me rastin “Banjska”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.