KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: EuroNatur: Resorti në Pish Poro – Nartë shkel marrëveshjen me BE-në
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > EuroNatur: Resorti në Pish Poro – Nartë shkel marrëveshjen me BE-në
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

EuroNatur: Resorti në Pish Poro – Nartë shkel marrëveshjen me BE-në

Përditësimi i fundit: 12 Maj, 2026 9:12 am
170 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Disa ditë pasi kamerat e aktivistëve mjedisorë shqiptarë filmuan makineri të rënda që kishin nisur punime brenda Peizazhit të Mbrojtur Pishë Poro-Nartë, organizata mjedisore gjermane EuroNatur doli me një reagim zyrtar ku shprehu shqetësimin lidhur me dëmin rigoroz që sjellin këto punime.

Sipas EuroNatur, aktualisht në zonën e mbrojtur të Nartë-Vjosë në Shqipëri po kryhet një dëm serioz mjedisor.

“Që prej fundit të muajit Prill, buldozerë dhe ekskavatorë kanë operuar në zemër të peizazhit të mbrojtur, duke zhdukur pyjet në zonën bregdetare, dunat e rërës, dhe duke hapur rrugë të reja aksesi në habitate që deri më sot ishin të paprekura”, shkruan EuroNatur.

“Këto punime po zhvillohen pa procedura transparente miratimi, pa vlerësime të ndikimit në mjedis apo konsultime me publikun”, shtojnë më tej aktivistët ndërkombëtarë mjedisorë.

Më 16 Shtator 2025, Bashkimi Europian hapi zyrtarisht negociatat me Shqipërinë për Kapitullin 27 për Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike. Sipas kësaj marrëveshje, Bashkimi Europian dhe Shqipëria ranë dakord që ndryshimet kontroverse që bëri qeveria në Ligjin për Zonat e Mbrojtura do të tërhiqeshin deri në fund të vitit 2027.

Gjithashtu u arrit në dakordësinë që të gjitha projektet do të planifikoheshin dhe do të implementoheshin sipas kërkesave të Vlerësimeve të Ndikimit në Mjedis të Bashkimit Europian.

Sipas EuroNatur, veprimet konkrete sugjerojnë që qeveria shqiptare nuk po i përmbahet këtyre kushteve.

“Kjo është një shkelje serioze e rregulloreve kombëtare të mbrojtjes së natyrës dhe angazhimeve që Shqipëria ka ndërmarrë si pjesë e procesit të integrimit në BE”, citon reagimi i EuroNatur, lidhur me punimet aktuale që po kryhen në Pish Poro-Nartë.

EuroNatur, së bashku me disa organizata të tjera partnere mjedisore shqiptare dhe ndërkombëtare bën thirrje për ndalim të menjëhershëm të punimeve në zonën e Pishë-Poro, si edhe për bërjen e transparencës lidhur me lejet e punimeve.

“Vijimi i punimeve në një rezervat natyror jo vetëm që vë në rrezik këtë trashëgimi natyrore unike, por gjithashtu vë në pikëpyetje kredibilitetin e Shqipërisë në procesin e zgjerimit dhe anëtarësimit në BE”, u shpreh Gabriel Schwaderer, drejtor ekzekutiv i organizatës EuroNatur.

“Marrëveshjet me BE-në po shkelen nga ana e qeverisë shqiptare. Bashkimi Europian duhet të rrisë presionin kundrejt Tiranës, në mënyrë që të sigurojë ndalimin e menjëhershëm të dëmtimit të natyrës në një prej peizazheve natyrore më të rëndësishme të Europës”, përfundoi i indinjuar drejtuesi i organizatës mjedisore gjermane EuroNatur.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm New York Timest: Si u përça Eurovizion për Izraelin?
Artikulli tjetër 2026 mund të jetë viti më i keq i zjarreve në histori

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.