KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Eurostat: Punonjësit shqiptarë kanë rrogat më të ulëta për orë në Europë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Eurostat: Punonjësit shqiptarë kanë rrogat më të ulëta për orë në Europë
AnalizeFinanceKryesoreSociale

Eurostat: Punonjësit shqiptarë kanë rrogat më të ulëta për orë në Europë

Përditësimi i fundit: 5 Mars, 2025 9:47 am
203 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Punonjësit shqiptarë janë më të nënpaguarit në Europë, si përsa i përket pagës që ata marrin në një orë, ashtu dhe fuqisë blerëse apo produkteve që mund të blejnë me të.

Sidomos për fuqinë blerëse, me pagën e një ore në Shqipëri mund të blesh gjysmën në krahasim me vendet e rajonit, si Serbia, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia e Veriut, apo Mali i Zi.

Të dhënat janë bërë të ditura në një raport të fundit të Eurostat, që krahason pagën për orë në euro dhe të matur sipas fuqisë blerëse (PPS) në vendet e Bashkimit Europian dhe ato kandidate për vitin 2022. (të dhënat për Kosovën mungojnë).

Punonjësit shqiptarë, sipas të dhënave, paguhen m 2.47 euro në orë, në krahasim me punonjësit serbë, që marrin gati dyfishin, në 4.43 euro në orë, apo në Bosnjë me 4 euro. Të dhënat për Malin e Zi nuk janë përditësuar, por ata paguheshin 3.42 euro për orë që në vitin 2014 dhe maqedonasit 2.2 euro po në 2014-n.

Femrat në Shqipëri paguhen 2.63 euro në orë, ndërsa meshkujt 2.39 euro, sipas statistikave të Eurostat.

Sipas standardit të fuqisë blerëse (PPS), që i bën të dhënat më të krahasueshme për shkak se eliminon diferencat mes çmimeve, Shqipëria renditet serish e fundit me pagën orare prej 4.62 PPS, përkundrejt 7.6PPS në Serbi dhe 8.7 PPS në Bosnjë. Maqedonia e Veriut e kishte këtë tregues 5.2 që në 2018-n (kur në Shqipëri ishte 3.2) dhe Mali i ZI 6.2 që në 2014-n.

Europa

Sipas të dhënave të tetorit 2022, paga bruto mesatare për orë pune, e shprehur në euro, tregon dallime të mëdha mes vendeve të Bashkimit Evropian. Paga më e lartë mesatare bruto për orë u regjistrua në Danimarkë me 29.8 euro, e ndjekur nga Luksemburgu (24.0 euro), Belgjika (23.8 euro), Irlanda (20.3 euro), Gjermania (19.4 euro), Finlanda dhe Suedia (me 19.3 euro secila) si dhe Holanda (19.0 euro), referon Eurostat.

Në anën tjetër, pagat më të ulëta mesatare bruto për orë u regjistruan në Bullgari (4.1 euro), Rumani (5.6 euro), Hungari (5.7 euro), Portugali (6.2 euro), Kroaci (6.8 euro) dhe Poloni (6.9 euro).

Në shkallë të përgjithshme, paga mesatare më e lartë për orë në një vend të BE-së ishte 7.4 herë më e lartë se ajo më e ulëta.

Sipas fuqisë blerëse, paga mesatare bruto për orë në nivel kombëtar, në tetor 2022, ishte 3.3 herë më e lartë në vendin me pagën më të lartë krahasuar me atë më të ulët, kur shprehet në standarde të fuqisë blerëse (PPS), një njësi që eliminon ndryshimet e niveleve të çmimeve mes vendeve.

Pagat më të larta mesatare bruto për orë, të shprehura në PPS, u regjistruan në Danimarkë (22.4 PPS), Belgjikë (21.3 PPS), Luksemburg (18.4 PPS), Gjermani (17.3 PPS) dhe Irlandë (17.0 PPS). Në anën tjetër të shkallës, pagat më të ulëta mesatare bruto për orë u regjistruan në Bullgari (6.7 PPS), Portugali (7.4 PPS), Hungari dhe Letoni (8.9 PPS secila), Kroaci (9.4 PPS), Sllovaki (9.7 PPS), Greqi (9.8 PPS) dhe Rumani (9.9 PPS).

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores

Ronaldo fiton çmimin “B.O.A.T.” për herë të parë

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës

Serbi/ Studentët fituan zgjedhjet në 22 qytete, Vuçiçi në dy, në Kosovë dhe burgje

Skandali te konviktet në Kamëz, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mafia sllave në Vlorë! SPAK heton organizatën kriminale që skllavëroi 24 të rinj ukrainas
Artikulli tjetër Hetimet për mbetjet toksike, Rrjeti i Bazelit kritika Prokurorisë së Durrësit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mungesa e votave në PS detyron Ramën dhe Ballukun, të paraqiten në parlament
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Meta, Veliaj dhe Balluku: Akuza të ngjashme, masa sigurie të ndryshme
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Rama sfidon studentët! Ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Daily Mail shkruan për protestat kundër Ramës: “Shqipëria në alarm”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.