KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Evropa me shkallën më të lartë të duhanpirjes në botë! Ballkani kryeson
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Evropa me shkallën më të lartë të duhanpirjes në botë! Ballkani kryeson
AnalizeFokusKryesoreRajoniSociale

Evropa me shkallën më të lartë të duhanpirjes në botë! Ballkani kryeson

Përditësimi i fundit: 28 Janar, 2026 1:46 pm
305 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Evropa është rajoni me shkallën më të lartë të duhanpirjes në botë, ku mesatarisht 25.9 për qind e popullsisë mbi 15 vjeç përdor produkte duhani, tregojnë të dhënat e platformës “Brilliant Maps” bazuar në raportin global të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) për trendet e përdorimit të duhanit dhe nikotinës nga viti 2000 deri në 2022, me parashikime deri në vitin 2030.

Vendet e Ballkanit janë ndër shtetet evropiane me shkallën më të lartë të duhanit. Numri më i madh i duhanpirësve aktivë është regjistruar në Bullgari dhe Serbi, ku 39.5 për qind e popullsisë përdor duhan. Më pas vijnë Kroacia me 37 për qind, Greqia me 32.8 për qind, Sllovakia me 32.4 për qind, Hungaria me 32.2 për qind dhe Rumania me 30 për qind, që është dukshëm mbi mesataren evropiane.

Në Evropën Perëndimore shkalla e duhanpirjes është më e ulët, por me diferenca të konsiderueshme ndërmjet vendeve. Përqindja më e lartë është regjistruar në Francë, me 34.6 për qind, që është mbi mesataren evropiane dhe afër niveleve të vendeve ballkanike.

Të dhënat për të rinjtë janë shqetësuese, veçanërisht në lidhje me cigaret elektronike dhe produktet e reja të nikotinës. Më shumë se 100 milion njerëz në botë përdorin cigare elektronike, dhe në disa vende evropiane shkallët tek adoleshentët nga 13 deri 15 vjeç janë më të larta sesa tek të rriturit.

Raporti i OBSh tregon se, pavarësisht uljes globale të numrit të përdoruesve të duhanit, nga 1.38 miliardë në vitin 2000 në afërsisht 1.2 miliardë në vitin 2024, përdorimi i duhanit mbetet një kërcënim serioz për shëndetin publik. Rajoni evropian është i vetmi që nuk pritet të arrijë objektivin prej 30 për qind të parashikuar në Planin Global të Veprimit të OBSh-së dhe parashikohet që deri në vitin 2030 Evropa të mbetet me prevalencën më të lartë të duhanit, mbi 23 për qind.

Të dhënat tregojnë se 18 për qind e vdekjeve nga sëmundjet jo-infektive në Evropë në vitin 2019 lidhen me përdorimin e duhanit, që do të thotë se pothuajse çdo pesë vdekje të parakohshme mund të shmangeshin nëse duhani eliminohej.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) për Ditën Botërore Kundër Përdorimit të Duhanit, vitin e kaluar tregojnë se 45.4 për qind e popullsisë janë duhanpirës aktivë, që është dukshëm mbi mesataren e Bashkimit Evropian dhe vendosin vendin ndër shtetet me shkallë më të lartë të duhanit në botë.

Sipas ISHP-së, pjesëmarrja në këshillimet për lënien e duhanit, që funksionojnë në kuadër të qendrave të shëndetit publik, është shumë e vogël; në vitin 2023 vetëm 43 persona kanë kërkuar ndihmë.

Instituti thekson se përdorimi i duhanit kontribuon seriozisht në dëm të shëndetit të përgjithshëm të popullsisë, duke nënvizuar se si pasojë e përdorimit të rregullt të duhanit mund të shfaqen sëmundje kardiovaskulare, respiratore, riprodhuese, malinje, endokrine dhe shumë lloje të tjera sëmundjesh.

Industria e duhanit, sipas Institutit, me të gjitha burimet e saj, lufton me sukses përpjekjet për forcimin e legjislacionit, i cili në fakt është një nga kushtet për integrim në Bashkimin Evropian, prandaj nevojitet përshtatja e ligjeve me ato të BE-së për avancimin e vendit.

Edhe pse Republika e Maqedonisë së Veriut në vitin 2006 ratifikoi Konventën Kornizë për Kontrollin e Duhanit të OBSh-së dhe gjatë viteve ka pasur përpjekje për të forcuar rregullat lidhur me përdorimin e duhanit, në vitet e fundit ka pasur stagnim në këtë fushë me heqjen e ndalimeve për duhanpirje në tarracat e lokaleve, dhe gjithashtu është lejuar përdorimi i pajisjeve elektronike që ngrohin, por nuk djegin duhanin në ambiente të mbyllura publike – theksoi Instituti për Ditën Botërore të Duhanit të vitit të kaluar.

OBSh dhe institucione të tjera ndërkombëtare shëndetësore bëjnë thirrje për forcimin e politikave kombëtare dhe rajonale për kontrollin e duhanit, përmes rritjes së taksave, zbatimit strikt të ndalimeve për duhanpirje në vende publike, kufizimit të reklamimit dhe zgjerimit të programeve për mbështetje në lënien e duhanit.

 

Marrë nga Ina-online.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Informatori i CIA-s: “Fauci fshehu qëllimisht të vërtetën mbi origjinën e Covid-it”

Vijon kaosi me pronat, mbi 27 mijë vendime ende të paregjistruara

Inteligjencë Artificiale kundër plagjiaturës, Universiteti i Tiranës hap tenderin 5.9 mln lekë

Turi Çiklistik paralizon 5 ditë Tiranën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bie fuqia ushtarake e Maqedonisë së Veriut në renditjen globale për vitin 2026, mbetet 37 vende pas Shqipërisë
Artikulli tjetër Kosovë/ Rinumërimi drejt fundit zbulon manipulime masive të votave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse të specializuarit kanë më pak shanse në punë?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
Mesazhet zbulojnë punën e përditshme dhe dramat e një organizate ndërkombëtare të kokainës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.