Mëngjesin e djeshëm është bërë falja e namazit në sheshin ’’Skënderbej’’ për të kremtuar festën e Fitër Bajramit, ku mijëra qytetarë u mblodhën për këtë ritual.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në njoftimin e tyre kishin nxjerr oraret se kur do të niste falja, pra fillonte në orën 06:45 dhe në orën 70:30 do të qëndronin në namaz.
Por, ky ritual kishte nisur 15 minuta para orarit zyrtar dhe si rrjedhojë shumë besimtarë nuk arritën dot të merrnin pjesë në këtë proces kaq të rëndësishëm të tyre.
KMSH morri përgjegjësinë për moszbatimin e orarit ndërsa sqaroi se ka ndodhur për arsye teknike të komunikimit.
“Reagim mbi shqetësimin e besimtarëve në lidhje me faljen e Namazit të Bajramit në Sheshin Skënderbej
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke marrë përsipër përgjegjësinë për moszbatimin e orarit të faljes së namazit të bajramit në mënyrë konçize sipas lajmërimit të bërë më parë, ndan shqetësimet mëse me vend të besimtarëve. Kjo është një ngjarje që ka ndodhur për herë të parë në organizimin e bajramit, e cila u shkaktua për arsye teknike të komunikimit në Sheshin Skënderbej.
Marrë nga Newsbomb.al