KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Familjet shqiptare vijojnë të marrin kredi për konsum
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Familjet shqiptare vijojnë të marrin kredi për konsum
AnalizeFinanceKryesoreSociale

Familjet shqiptare vijojnë të marrin kredi për konsum

Përditësimi i fundit: 7 Maj, 2025 1:10 pm
237 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Të dhënat nga Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024 tregojnë se 186 familje ose rreth 18% e të përgjigjurve kanë një kredi për të paguar. Kjo peshë ka rënë me rreth 6 pp krahasuar me gjashtëmujorin e parë 2024 dhe krahasuar me një vit më parë.

Qëllimi kryesor i huamarrjes mbetet ‘për konsum’ në 42% të rasteve të huamarrjes, ‘për blerje/riparim prone’ në 23% të rasteve dhe për ‘zhvillim biznesi’ në 12% të rasteve. Pesha e rasteve të huamarrjes për “blerje/riparim prone” dhe për “konsum” kanë shënuar rritje si në terma gjashtëmujorë ashtu edhe në terma vjetorë, ndërsa pesha e rasteve të huamarrjes për “zhvillim biznesi” ka rezultuar në rënie (me 6 pp) krahasuar gjashtëmujorin e kaluar, por ka pasur një rritje të lehtë me 1 pp referuar një viti më parë.

Ndërsa analiza për përbërjen e tepricës së deklaruar sipas burimeve dhe qëllimeve të përdorimit, rezulton se për gjashtëmujorin në analizë, rreth 45% e tepricës vjen nga burime formale, në masën më të madhe nga bankat (43% nga bankat dhe 2% nga IFJB) dhe rreth 55% nga burime joformale, (48% në formën e huamarrjes nga persona fizikë dhe 7% si hua në formë malli të papaguar) .

Në ndryshim nga periudhat e kaluara, kjo strukturë është zhvendosur në favor të burimeve joformale (me 25 pp në terma 6-mujorë dhe me 23 pp në terma vjetorë), si rezultat i rënies së peshës së huamarrjes nga bankat (ndërkohë që pesha e huamarrjes nga IFJB-të ka rezultuar në rritje), kundrejt rritjes së huamarrjes nga personat fizikë dhe huamarrjes në formën e mallit të papaguar.

Duke e analizuar përbërjen e tepricës së huamarrjes sipas qëllimit të përdorimit rezulton se rreth 34% e saj është përdorur për ‘zhvillim biznesi’, 42% për ‘blerje/riparim prone’ dhe 21% për “konsum”. Në terma vjetorë, të tri këto pesha kanë shënuar rritje përkatësisht me 23 pp, 9pp dhe 7pp. Nga ana tjetër, vetëm 2% e tepricës është deklaruar ‘për studime’ dhe 2% për ‘qëllime të tjera’, ku përgjithësisht dominon huamarrja për mbulimin e shpenzimeve shëndetësore, dhe të dy këto pesha kanë shënuar rënie krahasuar me një vit më parë.

Sa i përket formës së huamarrjes, në rreth 49% të rasteve të raportuara, ajo rezulton në formën e ‘kredisë nga institucione financiare’, ku 44% e rasteve janë në trajtë ‘kredie bankare’ (rënie me 1 pp krahasuar me 6MI 2024 dhe rritje me 2 pp krahasuar me një vit më parë), dhe 6% janë në trajtë ‘kartash krediti dhe overdraft’ (rritje me 9 pp krahasuar me 6MI 2024 dhe rritje me 9 pp referuar një viti më parë).

Në rreth 34% të rasteve, huamarrja deklarohet në formën e ‘parasë në dorë’ dhe në 16% të rasteve në formë ‘malli të papaguar’. Të dyja këto pesha kanë shënuar rënie si në terma gjashtëmujorë (respektivisht me 4 pp) dhe në terma vjetorë (përkatësisht me 4 pp dhe 2 pp).

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tranzicioni i gjelbër rrezikon 2.8 milionë punëtorë në Ballkanin Perëndimor
Artikulli tjetër “Ish-komisionerja e PS-së administron votën e diasporës, gazetari “kap mat” Celibashin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.