KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Ish-komisionerja e PS-së administron votën e diasporës, gazetari “kap mat” Celibashin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Ish-komisionerja e PS-së administron votën e diasporës, gazetari “kap mat” Celibashin
AktualeKomentKorrupsionPolitike

“Ish-komisionerja e PS-së administron votën e diasporës, gazetari “kap mat” Celibashin

Përditësimi i fundit: 7 Maj, 2025 1:21 pm
236 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një ish-komisionere e PS-së në zgjedhjet e shkuara është përgjegjëse për administrimin e votës së diasporës, ndërkohë që bashkëshorti i saj ka bërë platformën “Aktivisti”.

I pyetur nga gazetari Flavio Qarri në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, fillimisht pohoi se personi që është caktuar për të administruar votën e diasporës, jo vetëm që nuk është patronazhist i PS-së, por madje as nuk mund të shfaqë publikisht përkatësinë e tij politike.

Pas deklaratës së prerë të Celibashit, gazetari i tregoi një dokument që kishte në celularin e tij Celibashit, duke i thënë se zonja në fjalë ka qenë komisionere e PS-së në zgjedhet e shkuara ndërsa bashkëshorti i saj ka bërë platformën “Aktivisti”, një aplikacion i PS-së për aktivistët e saj (sipas pretendimeve të PS-së) me një databazë të gjerë të dhënash.

I vënë përpara këtij fakti, Celibashi tha se nuk kishte asnjë rëndësi se çfarë ka bërë zonja në fjalë dikur, por çfarë bën tani ndërsa i quajti spekulime deklaratat e gazetarit. Celibashi dha gjithashtu garanci se zonja që administron votën e diasporës është rekrutuar nga KQZ-ja dhe nuk e kishte marrë vendin e punës me rekomandim nga PS-ja.

Pjesë nga bashkëbisedimi Qarri-Celibashi

Qarri: Si quhet personi që ju keni ngarkuar, ose KQZ-ja ka ngarkuar për të qenë drejtor i administrimit të votimeve nga jashtë?

Celibashi: Çfarë rëndësie ka. Është një XY.

Qarri: Është një zonjë.

Celibashi: Po

Qarri: A është kjo zonjë e atashuar politikisht aponë administratë?

Celibashi: Zero

Qarri: Çfarë nënkuptoni me zero?

Celibashi: Zero sepse, dhe nuk e di nga vjen kjo pyetje por nuk ka asnjë rëndësi, sepse jeni i lirë të pyesni për kë të doni dhe çfarë të doni. Nuk ka në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, patronazhist jo e jo, por nuk ka dhe nuk merr guximin askush që të demonstrojë se çfarë përfaqëson dhe aq më shumë akoma të angazhohet në mbështetje të X apo Y.

Qarri: Rikthehemi pak te personi që udhëheq këtë. Ju thoni që është zero mundësia. Nëse unë iu jap prova, mund t’ua jap tani publikisht nëse doni, mund t’ua jap privatisht, çfarë do bëni me këtë person?

Celibashi: Jepi provat, s’kam asnjë hezitim.

Qarri: E kam ruajtur si dokument këtë.

Celibashi: Po, po është.  Ka qenë. Kam qenë ministër i qeverisë Rama, më shumë se kaq.

Qarri: Po ju më thatë zero. Tani doli që ka qenë komisionere e PS-së.

Celibashi: Po e di sa ka aty që kanë qenë komisionerë të PS-së, të PD-së, PR-së?

Qarri: Sa ka nuk e dimë, më thatë zero. Tani nga zero u bë një.

Celibashi: Jo, jo.

Qarri: Nëse bashkëshorti iv et ka bërë platformën Aktivisti bëhen 1 apo 2?

Celibashi: Jo, s’është e vërtetë, ky është spekulim.

Qarri: Aktivisti vijon të jetë platformë aktive.

Celibashi: Pse, je duke spekuluar. Ju pyetët çfarë bën dhe thashë zero. Se çfarë ka bërë, ka ërë 10 , 20, 30.

Qarri: Ka aq shumë komisionerë PS-ja sa që nuk gjetët dikë që është i barazlarguar.

Celibashi: Atë nuk e ka sjellë në punë PS-ja, atë e ka rekrutuar KQZ-ja dhenuk ka ardhur aty me rekomandim të PS-së. Është spekulim i atyre që kanë nxjerrë këtë, për arsye të ndryshme.

Qarri: E ka harruar zonja që ka qenë komisionere e PS-së, ka noj distancim shpirtëror, është nga ato që është mërzit nga Rama, çfarë garancie më jepni ju mua.

Celibashi: Ja çfarë garancie shikon ti që kam qenë ministër i Ramës.

Qarri: S’shoh asnjë garanci

Celibashi: Jemi në rregull atëherë, mos shiko asnjë garanci edhe për atë.

 

Marrë nga Syri.tv

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Familjet shqiptare vijojnë të marrin kredi për konsum
Artikulli tjetër Mbyllet Skype, pas 22 vitesh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.