KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me sigurim minimal, vetëm 10 euro për frymë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me sigurim minimal, vetëm 10 euro për frymë
AnalizeFinanceFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me sigurim minimal, vetëm 10 euro për frymë

Përditësimi i fundit: 2 Mars, 2026 11:42 am
469 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Përmbytjet e radhës e kanë gjetur ekonominë shqiptare edhe një herë me mbulim të papërfillshëm me sigurime nga fatkeqësitë.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për vitin 2025, vlera e primeve të shkruara bruto në sigurimin nga zjarri dhe forcat e natyrës ishte 2.43 miliardë lekë, ose rreth 25.1 milionë euro. Kjo përkthehet në prim vjetor sigurimi prej afërsisht 10 eurosh për person.

Bazuar në numrin vjetor të policave të sigurimit, mund të vlerësohet se në Shqipëri janë të siguruara afërsisht 5% e numrit të përgjithshëm të banesave (duke iu referuar Censit 2023).

Ky është një vlerësim indikativ, sepse jo të gjitha kontratat e sigurimit nga fatkeqësitë u takojnë banesave.

Më shumë se 90% e primeve të sigurimit nga katastrofat natyrore janë të përqendruara në Qarkun e Tiranës, ndërsa pjesa tjetër e vendit është në masën dërrmuese e pambuluar ndaj këtyre rreziqeve.

Megjithëse ligjërisht sigurimi i pronës nga fatkeqësitë natyrore është vullnetar, në praktikë pjesa më e madhe e kontratave të sigurimit për këtë produkt janë të lidhura me pronat e lëna si kolateral për kreditë bankare. Në rastet kur kredia është e siguruar me kolateral, sigurimi i tij është kusht i vendosur nga banka për huamarrësin, ndaj edhe në këtë rast bëhet fjalë për një produkt faktikisht të detyrueshëm.

Për vitin 2025, siguruesit paguan rreth 484 milionë lekë, ose 5 milionë euro dëme nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore. Këto shifra tregojnë qartë se fatura financiare e dëmeve nga forcat natyrore bie në pjesën dërrmuese mbi subjektet e prekura ose mbi taksapaguesit, në rastet kur qeveria merr përsipër dëmshpërblimet.

Ndërsa aplikimi i një skeme të detyrueshme të sigurimit të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet mund të dëmtojë tregun e produkteve vullnetare të sigurimit të pronës, në disa raste ai mund të sjellë dublim të sigurimeve dhe shpenzim të dyfishtë.

Për sigurimet e pronës të kërkuar nga bankat dhe institucionet e kredidhënies, një policë sigurimi vullnetar do të vazhdojë të jetë kusht, sepse polica e sigurimit të detyrueshëm nuk do të mbulojë dëmet nga të gjitha rreziqet (për shembull nga zjarri), por edhe sepse limiti maksimal i përgjegjësisë parashikohet të jetë në vlera relativisht të ulëta dhe në shumë raste nuk do të mbulojnë plotësisht vlerën e kredisë.

Edhe qytetarët që do të duan vullnetarisht ta sigurojnë banesën e tyre për vlerën e plotë, do të duhen të blejnë një policë sigurimi private, përveç asaj të detyrueshme me ligjin e ri.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bullgaria me Presidente grua/ Iljana Jotova fitoi me 57.5% në balotazh

Policia kërkon kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së, për bizneset e vogla

Kur Antiterrori heton protestuesit

Kur qeveria bën humor me Kushtetutën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Alb Building, 92 milionë euro tendera, por rruga Qukës-Qafë Plloçë e shembur dhe e çarë
Artikulli tjetër Rrugët nuk ndërtohen me gurë lumi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kur zemërimi nuk mjafton: anatomia psikologjike e dy revoltave ballkanike
Analize Fokus Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Aktet e reja për tubimet rrezikojnë të kufizojnë protestën dhe të frikësojnë organizatorët
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 2 Nëntor, 2026
Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Banka më e madhe e vendit investon 2.2 miliardë euro kursime të shqiptarëve, jashtë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.