KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fëmijët e lindur sot pritet të arrijnë vetëm 63% të potencialit të tyre ekonomik
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Fëmijët e lindur sot pritet të arrijnë vetëm 63% të potencialit të tyre ekonomik
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Fëmijët e lindur sot pritet të arrijnë vetëm 63% të potencialit të tyre ekonomik

Përditësimi i fundit: 22 Qershor, 2026 12:55 pm
116 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillimin e kapitalit njerëzor, ndërsa Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027–2030 evidenton se fëmijët e lindur sot në vend pritet të arrijnë vetëm 63% të potencialit të tyre produktiv në moshë madhore.

Kjo do të thotë se një fëmijë që lind sot në Shqipëri nuk po merr ende të gjitha kushtet që do t’i duheshin për të zhvilluar plotësisht aftësitë e tij dhe për të qenë sa më produktiv kur të rritet.

Dokumenti, i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e vendos këtë tregues nën mesataren rajonale prej 69%, duke e lidhur situatën me nevojën për investime më të forta në zhvillimin e hershëm të fëmijëve, arsimin cilësor, mbrojtjen sociale dhe mirëqenien.

Sipas dokumentit, sfidat shoqërohen edhe me zhvillimet demografike të viteve të fundit. Të dhënat e Censusit 2023 tregojnë rënie të përshpejtuar të popullsisë, nivele të larta emigracioni dhe zgjerim të pabarazive territoriale, faktorë që sipas agjendës ndikojnë drejtpërdrejt në aksesin e fëmijëve në shërbime dhe në zhvillimin afatgjatë të vendit.

Agjenda vëren se Shqipëria ka avancuar në forcimin e kuadrit ligjor dhe institucional për të drejtat e fëmijëve, por mbeten sfida të konsiderueshme në garantimin e aksesit të barabartë në shërbime cilësore, forcimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe reduktimin e pabarazive sociale dhe territoriale.

Dokumenti nënvizon gjithashtu se Raportet e Progresit të Bashkimit Evropian dhe rekomandimet e Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Fëmijës vazhdojnë të evidentojnë nevojën për përmirësime në arsim, mbrojtje sociale dhe koordinim institucional.

Në sektorin e arsimit, agjenda referon se Shqipëria vazhdon të përballet me rezultate të ulëta në të nxënë, kompetenca digjitale nën mesataren e Bashkimit Evropian, mungesë mësuesish në zonat e largëta dhe pabarazi në aksesin ndaj shërbimeve cilësore.

Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027–2030 e hedhur për konsultim e konsideron zhvillimin e kapitalit njerëzor si një nga elementët kyç për mirëqenien e brezave të ardhshëm dhe për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Edhe një herë për çmimin e bananeve

Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas

Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës

Formula 1 me surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm The Guardian: Demonstruesit, pa parti politike! Akuza “elitave” për korrupsion
Artikulli tjetër Trump vijon sulmet ndaj Melonit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

El Mundo: Revolucioni i flamingove, protesta që po trondit vjeshtën politike në Shqipëri
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
Kompania e Ermal Beqirit, i arrestuar në Francë, fiton tender të ri për AKSHI-n
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.