KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fermerët dhe 3 miliardë lekët që nuk u përdorën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Fermerët dhe 3 miliardë lekët që nuk u përdorën
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Fermerët dhe 3 miliardë lekët që nuk u përdorën

Përditësimi i fundit: 17 Mars, 2026 11:10 am
193 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Verën e shkuar, qeveria vendosi një fond prej 3 miliardë lekësh për të garantuar kreditimin e fermerëve nga sektori bankar.

“Kjo garanci synon të zgjidhë një nga pengesat më të mëdha për financimin në këtë sektor, mungesën e kolateralit dhe të nxisë kreditim e këtij sektori kaq të rëndësishëm me kosto sa të ulët”, tha Petrit Malaj, ministër i Financave.

Ministria e Financave merrte përsipër të garantonte 70% të vlerës së kredive, deri në 25 milionë lekë për fermer. Kredia ishte e destinuar për subjekte mikro, të vogla dhe të mesme, dhe për fermerë të regjistruar me NIPT.

Norma e interesit nuk duhej të tejkalonte 2%, ndërsa tarifat totale për huamarrësin 0.5%. Periudha pa pagesë e principalit ishte të paktën 12 muaj, ndërsa afati maksimal i huas pesë vjet. Huadhënësit duhej të ofronin kreditë sipas prioritetit të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Por ndryshe nga sa u premtua, të dhënat zyrtare tregojne se skema dështoi të zgjidhte thesin e bankave për financimin e sektorit të bujqësisë.

Deri në fund të vitit 2025, nga skema u përdorën vetëm 366 milionë lekë, ose 12% e shumës totale.

Pse nuk funksionoi skema?

Ekspertët vënë në dukje se problemi nuk është vetëm buxheti, por edhe mënyra e dizenjimit të skemës.

Elvin Meka, ekspert i sektorit bankar, tha se: “Norma e interesit e kufizuar në 2% për një aktivitet me rrezik të lartë si bujqësia është jorealiste. Garancia sovrane mbulon deri në 70% të riskut, por pjesa tjetër duhet të mbahet nga banka. Me këtë normë interesi, bankat nuk mbulojnë as kostot operative, jo më të sigurojnë fitimin e nevojshëm”

Ai sugjeron rishikim të produktit për ta bërë më të thjeshtë, funksional dhe tërheqës për bankat.

“Ndoshta në vijim qeveria mund të konsiderojë rishikimin e produktit, për ta bërë jo vetëm më të thjeshtë dhe funksional, por dhe për të përfshire dhe gjithë ekzigjencat e bankave, në drejtim të ofrimit të një produkti kredie më efikas dhe të kuptueshëm,” thekson Meka.

Nga ana tjetër, ekspertja për bujqësinë, Esmeralda Ballesha, shpjegon se bankat shqiptare vazhdojnë të jenë konservatore.

“Edhe me garanci sovrane, bankat kërkojnë kolateral, histori të formalizuar financiare dhe plane biznesi të strukturuara,” thotë Ballesha.

Shumë fermerë operojnë gjysmë-formalisht dhe nuk disponojnë dokumentacion të plotë financiar. Përveç kësaj, mungesa e asistencës teknike për aplikuesit dhe procedurat e gjata burokratike e kanë bërë skemën të pakërkuar. Një tjetër faktor është frika nga borxhi. Pas krizave të fundit dhe ndryshimeve klimatike, marrja e një kredie perceptohet si rrezik i lartë.

Për të përmirësuar situatën, Ballesha sugjeron masa konkrete.

“Kuota të dedikuara të bankave për bujqësinë, një fond për start-up rural për të rinjtë 18–35 vjeç, trajtime preferenciale për huamarrësit me procedura të përshpejtuara dhe konsulencë financiare falas për ndihmën në hartimin e planeve biznesi,” argumenton ajo.

E ardhmja e skemës

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njoftoi se Skema e Garancisë po jep efektet e para, pas një periudhe përshtatjeje nga fermerët.

Në shkurt, Ministria e Financave dhe ajo e Bujqësisë takuan drejtuesit e bankave tregtare për të diskutuar përmirësime. Bankierët theksuan se norma interesi 2% është e pamjaftueshme për të mbuluar rreziqet dhe kostot, duke e bërë huadhënien për fermerët praktikisht të pamundur.

Ata propozuan ndryshime konkrete si zgjatjen e afatit të kredisë, periudhën favorizuese opsionale, sqarimin e statusit fiskal dhe tregtar të fermerëve, marketing më të koordinuar për njohjen e produktit, dhe përcaktim më të qartë të investimeve të lejuara.

Përfundim  

Garancia sovrane mbetet një instrument i nevojshëm për zhvillimin e bujqësisë shqiptare. Por, pa rishikime strukturore, fondi prej 3 miliardë lekësh do të vazhdojë të jetë një premtim i madh me rezultate minimale.

Ndaj nisur nga të dhënat zyrtare dhe verifikimi i kryer, deklaratën e ministrit të Financave Petrit Malaj se “garancia synon të zgjidhë një nga pengesat më të mëdha për financimin në këtë sektor, mungesën e kolateralit dhe të nxisë kreditim e këtij sektori kaq të rëndësishëm me kosto sa të ulët” e kategorizojmë premtim pjesërisht të mbajtur.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Procedura e përshpejtuar për ligjet e integrimit: Detyrim apo rrezik për transparencë?
Artikulli tjetër Anulohet procedura për “Niko Dovanën”/ Si dështoi projekti i Stadiumit të ri të Durrësit?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.