KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Anulohet procedura për “Niko Dovanën”/ Si dështoi projekti i Stadiumit të ri të Durrësit?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Anulohet procedura për “Niko Dovanën”/ Si dështoi projekti i Stadiumit të ri të Durrësit?
AnalizeKryesoreOpinionSocialeSportiZhvillim

Anulohet procedura për “Niko Dovanën”/ Si dështoi projekti i Stadiumit të ri të Durrësit?

Përditësimi i fundit: 17 Mars, 2026 11:16 am
77 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Procedura për përzgjedhjen e partnerit privat për projektin e rijetëzimit të stadiumit “Niko Dovanën” në Durrës është anuluar, pasi në fazën e përzgjedhjes së kompanisë që do të merrte përsipër zhvillimin e projektit nuk u paraqit asnjë ofertë.

“Nuk u paraqit asnjë aplikant në datën dhe orën e caktuar”, thuhet në njoftimin e anulimit të procedurës për përzgjedhjen e partnerit privat, të publikuar nga Korporata e Investimeve Shqiptare në dokumentin zyrtar të projektit.

Njoftimi për anulimin e procedurës ka konfirmuar se procesi për përzgjedhjen e partnerit privat për zhvillimin e projektit ka përfunduar pa interes nga kompanitë. Vendimi nënkupton se projekti për rijetëzimin e stadiumit “Niko Dovana” në këtë fazë nuk do të vijojë më tej, ndërsa në dokument nuk jepet asnjë informacion nëse do të hapet një procedurë e re apo një fazë e dytë për gjetjen e investitorit.

Sipas projektit stadiumi “Niko Dovana” në qytetin bregdetar do t’i nënshtrohej një transformimi të plotë, duke u kthyer në një kompleks të ri sportiv dhe komunitar. Plani parashikonte ndërtimin e një stadiumi modern të shoqëruar me hapësira sportive, shërbime për komunitetin dhe rikualifikimin urban të zonës përreth, me synimin për ta kthyer këtë pjesë të qytetit në një qendër të re aktivitetesh sportive dhe sociale.

Projekti u përzgjodh përmes një konkursi ndërkombëtar dhe u hartua nga studioja belge e arkitekturës “51N4E”, në bashkëpunim me “Plan Común”, duke propozuar një koncept që ndërthurte stadiumin me hapësira publike dhe funksione të ndryshme për komunitetin.

Zhvillimi ishte planifikuar të realizohej përmes një modeli partneriteti me sektorin privat, ku investitori do të merrte përsipër ndërtimin e stadiumit dhe zhvillimin e gjithë zonës përreth. Për hartimin e masterplanit të kompleksit sportiv dhe zhvillimin multifunksional të zonës përreth stadiumit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit kishte lidhur një kontratë me vlerë 36.8 milionë lekë (rreth 344 mijë euro).

Projekti për transformimin e stadiumit u prezantua për publikun më 2 mars 2023, gjatë një aktiviteti publik ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Ai e vlerësoi ndërhyrjen si një investim që synon të krijojë një qendër të re për sportin dhe zhvillimin e të rinjve në qytet, duke theksuar se “me akademinë e re synojmë ta kthejmë Durrësin në një destinacion të talenteve të reja”, u shpreh Rama gjatë prezantimit.

Sipas projektit ndërhyrja parashikonte ndërtimin e një stadiumi të ri të shoqëruar me fusha stërvitjeje, ambiente për akademinë e futbollit, hapësira sportive dhe rekreative për komunitetin, si dhe objekte shërbimi që synonin ta kthenin zonën e stadiumit në një kompleks modern sportiv dhe social për qytetin e Durrësit.

Situata nuk prek vetëm Durrësin, pasi procedura të ngjashme për zhvillimin e stadiumeve në qytete të tjera të vendit janë mbyllur gjithashtu pa interes nga investitorët, duke lënë pezull disa prej projekteve të parashikuara për modernizimin e infrastrukturës sportive.

Për momentin, projekti për stadiumin e ri “Niko Dovanën” mbetet në letër, ndërsa mbetet e paqartë nëse dhe kur do të rikthehet një tjetër përpjekje për ta çuar përpara këtë investim në qytet.

 

Marrë nga Amfora.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, Helsinki: Refuzon të hajë ushqimin e komandës

Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për çmimin, importi i naftës u rrit në mars

“Konkurrenca” fal Spitalin Amerikan dhe Hygeia-n

GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet dhe sekuestrimet

E-Albania sërisht jashtë funksionit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fermerët dhe 3 miliardë lekët që nuk u përdorën
Artikulli tjetër Air Albania falimenton/ 35 milion € nga buxheti i shtetit për borxhet e Sinan Idrizit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

One Albania/ Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG, mediat hungareze flasin për faliment
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
TAP-i ndërton pikën e daljes në Fier, por qeveria nuk di ku ta çojë gazin
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
Të indeksuarit!
Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Prill, 2026
Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK, mbi 200 mijë €, për sezonin në Himarë
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion 28 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.