KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Air Albania falimenton/ 35 milion € nga buxheti i shtetit për borxhet e Sinan Idrizit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Air Albania falimenton/ 35 milion € nga buxheti i shtetit për borxhet e Sinan Idrizit
AnalizeEkonomiFokusKryesoreOpinionSociale

Air Albania falimenton/ 35 milion € nga buxheti i shtetit për borxhet e Sinan Idrizit

Përditësimi i fundit: 17 Mars, 2026 11:21 am
241 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria merr përsipër detyrimet e kompanisë ajrore pas falimentimit të projektit të transportit ajror…

Kryeministri Edi Rama po përdor buxhetin e shtetit edhe për të mbuluar pasojat e marrëveshjeve që janë bërë nëpërmjet kompanisë kombëtare “Air Albania”, me sekserin e tij Sinan Idrizi dhe kompaninë turke “Turkish Airlines”.

Në informacionin e ardhur në “Pamfleti” nga burime brenda Ministrisë së Financave thuhet se, 10 ditë më parë, me urdhër verbal të Edi Ramës është bërë një marrëveshje e fshehtë ndërmjetësimi mes Ministrisë së Financave, kompanisë së falimentuar “Air Albania” dhe disa kompanive ndaj të cilave “Air Albania” ka detyrime.

Kjo marrëveshje nga ana e Ministrisë së Financave ka si objekt marrjen përsipër nga qeveria të shlyerjes së një pjese të konsiderueshme të borxheve që kompania e transportit ajror ka ndaj kompanive kontraktuese për avionët me qira, tarifat e shërbimeve në aeroporte, furnizimet me karburant dhe shërbimet catering.

Sipas informacionit, kompania “Air Albania”, gjatë 8 viteve të aktivitetit të transportit ajror në 14 destinacione, ka krijuar rreth 100 milionë euro detyrime ndaj kontraktorëve të huaj, të cilët prej një viti i janë drejtuar gjykatave ndërkombëtare.

Për të evituar procese gjyqësore me risk financiar dhe për të lehtësuar detyrimet, sipas burimeve, ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama duke angazhuar qeverinë për të shlyer 35 milionë euro borxhe që kompania ka ndaj kontraktorëve.

Në këtë mënyrë qeveria ka marrë përsipër një pjesë të borxhit, megjithëse nuk ka detyrim ligjor për detyrimet e kompanisë “Air Albania”, pasi pjesëmarrja e shtetit në këtë kompani është vetëm 10% e aksioneve.

Megjithatë kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Ministrisë së Financave që nëpërmjet buxhetit të shtetit të marrë përsipër shlyerjen e 35 milionë eurove borxhe që ka kompania “Air Albania”.

Sipas marrëveshjes, kjo shumë do të kalojë në administrim të kompanisë “Air Albania”, me kushtin që të shlyejë detyrimet ndaj kompanive kontraktore.

Ndërsa Sinan Idrizi dhe përfaqësuesit e “Turkish Airlines”, sipas kësaj marrëveshjeje, do ta rikthejnë detyrimin ndaj qeverisë shqiptare për një periudhë deri në 50 vite.

Megjithatë ky mekanizëm konsiderohet problematik nga pikëpamja financiare, pasi kompania “Air Albania”, në emër të së cilës merret përsipër shlyerja e borxhit, ka ndërprerë aktivitetin dhe është në proces likuidimi.

Shtatë muaj më parë, Autoriteti i Aviacionit Civil të Shqipërisë i bllokoi aktivitetin kompanisë “Air Albania” për shkelje të kontratave. Aeroportet ndërkombëtare ndërprenë shërbimet, kompanitë kontraktore bllokuan avionët që kishin dhënë me qira dhe iu drejtuan gjykatave, ndërsa kompania catering ndërpreu furnizimin.

Në muajin nëntor 2025, kompania ortake “Turkish Airlines”, e përfaqësuar në “Air Albania” nëpërmjet filialit të saj TÜRK HAVA YOLLARI ANONİM ORTAKLIĞ, njoftoi se ka nxjerrë në shitje 49% të aksioneve.

Ndërkohë kompania tjetër ortake “MDN Investment” e Sinan Idrizit, që zotëron 41% të aksioneve, gjithashtu ka ndërprerë aktivitetin e transportit ajror në këtë kompani.

Marrja përsipër e shlyerjes së 35 milionë eurove borxhe nga qeveria mund të lidhet edhe me vendimin e qeverisë Nr. 15, datë 15 janar 2026, me të cilin u ndryshua struktura e aksionerëve të kompanisë dhe pjesëmarrja e shtetit në këtë projekt.

 

Marrë nga Pamfleti

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bullgaria me Presidente grua/ Iljana Jotova fitoi me 57.5% në balotazh

Policia kërkon kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së, për bizneset e vogla

Kur Antiterrori heton protestuesit

Kur qeveria bën humor me Kushtetutën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Anulohet procedura për “Niko Dovanën”/ Si dështoi projekti i Stadiumit të ri të Durrësit?
Artikulli tjetër Ndërtimet në zonat e mbrojtura/ Raporti i KLSH-së ‘në vesh të shurdhër’

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kur zemërimi nuk mjafton: anatomia psikologjike e dy revoltave ballkanike
Analize Fokus Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Aktet e reja për tubimet rrezikojnë të kufizojnë protestën dhe të frikësojnë organizatorët
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 2 Nëntor, 2026
Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Banka më e madhe e vendit investon 2.2 miliardë euro kursime të shqiptarëve, jashtë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.