KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndërtimet në zonat e mbrojtura/ Raporti i KLSH-së ‘në vesh të shurdhër’
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ndërtimet në zonat e mbrojtura/ Raporti i KLSH-së ‘në vesh të shurdhër’
AnalizeFokusKryesoreOpinionZhvillim

Ndërtimet në zonat e mbrojtura/ Raporti i KLSH-së ‘në vesh të shurdhër’

Përditësimi i fundit: 17 Mars, 2026 11:23 am
169 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një auditim në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nga ana e Kontrollit ë Lartë të Shtetit ka nxjerrë në pah një mungesë koordinimi mes institucioneve duke lejuar si pasojë ndërtime në zona të mbrojtura, muzeale apo turistike.

KLSH që ka marrë në analizë disa vite nga 2020-2024 konstaton se sinjalizimet për ndërhyrje të jashtëligjshme nuk kanë munguar por delegimi në drejtoritë rajonale të Inspektoratit apo në institucione të tjera për mungesë kompetencë ka bërë që reagimi të mungojë. Në rastet kur është konstatuar sipas KLSH se ka pasur shkelje të ligjit dhe është kërkuar prishjen e ndërtimit, kjo masë është zvarritur.

“IKMT nuk është angazhuar për kryerjen e inspektimeve të nevojshme, për të garantuar mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme në zona ose objekte me rëndësi kombëtare, pas sinjalizimeve të ardhura nga institucionet e tjera publike (si Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore/ Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Agjencia Kombëtare e Bregdetit/ Agjencitë Rajonale të Bregdetit, administrata e zonave të mbrojtura, etj.). Në rastet kur ka vendim prishje, vijon të mos jenë ekzekutuar, duke sjell më pas dhe rritjen e rasteve të ndërtimeve të kundërligjshme” thuhet në auditim.

KLSH e nis me vitin 2020 ku sipas audituesve ka pasur 4 raste të sinjalizuara nga Agjencia Kombëtare e Bregdeteve për punime të kundërligjshme në zona bregdetare, 4 raste të sinjalizuara nga AKZM për punime të kundërligjshme në zona të mbrojtura, 5 raste të sinjalizuara nga IKTK/ DRTK për punime të kundërligjshme në zona muzeale/ monumente kulture.

Një pjesë e mirë e këtyre rasteve janë deleguar nga Kryeinspektori por në asnjë nga rastet e cituara nuk rezulton që IKMT, me grup pune të përbashkët me përfaqësues të institucioneve publike të sipërpërmendura, të ketë verifikuar situatën në vend e, në rast të konstatimit të shkeljeve, të ketë zbatuar procedurat ligjore në fuqi.

E njëjta situatë madje në një nivel më të lartë sinjalizimesh është raportuar edhe në vitin 2024 dhe panorama është e ngjashme.

Në këtë kontekst KLSH ka rekomanduar të merren masa për zhvillimin e inspektimeve për verifikimin e sinjalizimeve nga institucionet publike përgjegjëse për monitorimin e zonave me rëndësi kombëtare (përfshirë zonat bregdetare, zonat e mbrojtura dhe zonat e trashëgimisë kulturore/ zonat muzeale), nëpërmjet strukturave të IKMT, me përfaqësues të përbashkët me institucionin sinjalizues, si dhe ndjekjen e hapave të mëtejshëm në rast të konstatimit të kundërvajtjeve, deri në trajtimin përfundimtar të çështjeve dhe kthimin përgjigje ministrive/ institucioneve përkatëse.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Air Albania falimenton/ 35 milion € nga buxheti i shtetit për borxhet e Sinan Idrizit
Artikulli tjetër Kostot e jetesës rriten më shpejt se pagat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.