KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Futboll, Kosova mbi Shqipërinë në renditjen e klubeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Futboll, Kosova mbi Shqipërinë në renditjen e klubeve
AktualeKryesoreOpinionRajoniSociale

Futboll, Kosova mbi Shqipërinë në renditjen e klubeve

Përditësimi i fundit: 28 Nëntor, 2025 8:18 pm
242 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në renditjen më të fundit të koeficienteve të UEFA-s, ka ndodhur ajo që deri para pak vitesh dukej e pamundur: Kosova ka kaluar Shqipërinë në futbollin e klubeve.

Me një ngjitje të fuqishme, bazuar te rezultatet në Europë, vendi më i ri në UEFA sot renditet në pozicionin e 34-të, ndërsa Shqipëria në vendin e 46-të, një diferencë e madhe prej 12 pozicionesh, e cila flet shumë për realitetin e futbollit tone krahasuar me të tyrin. Në sezonin 2024–2025, katër klubet kosovare grumbulluan 8 pikë europiane, duke krijuar një koeficient prej 2.000, ndërsa klubet shqiptare ndalën në 5 pikë me koeficient 1.250.

Kontrasti është i qartë, Ballkani vazhdon të jetë fenomen i rajonit me 3.5 pikë, konsistent në Europë prej disa vitesh, Drita shtoi 3 pikë, duke qenë po ashtu e qëndrueshme në paraqitje, Llapi dha 1 pikë, ndërsa Malisheva edhe pse debutuese, mori 0.5 pikë.

Në anën tjetër, Shqipëria u mbajt vetëm nga Partizani dhe Egnatia me nga 2 pikë, ndërsa Tirana e Vllaznia dhanë minimalen, duke mos arritur dot as nivelet e viteve më të mira. Në totalin 5-vjeçar, Kosova ka krijuar një bazë solide me rreth 12 pikë, ndërsa Shqipëria luhatet në nivelin e rreth 7.9 pikëve. Kjo do të thotë se diferenca nuk është thjesht sezoni i fundit, është trend i qëndrueshëm, është punë e bërë me plan, vazhdimësi dhe filozofi të qartë.

Ballkani dhe Drita kanë vite që ndërtojnë ekipe me bosht të fortë, trajnerë të qëndrueshëm deri diku dhe identitet loje. Trajnerët nuk shkarkohen pas dy ndeshjeve të dobëta.

Në Shqipëri, një trajner i ri mesatarisht zgjat 3–5 muaj. S’ka strategji, s’ka vazhdimësi dhe ka panik tek drejtuesit.

Në Shqipëri ende ka ndikim të madh politik, bashkish dhe biznesesh që e shohin klubin më shumë si emër marketingu sesa si projekt sportiv. Kosova nuk shpenzon më shumë se Shqipëria në futboll, por i shpenzon më saktë, futbollistë të rinj, lojtarë me uri, elemente që përshtaten shpejt me stilin lokal, ndërsa Shqipëria shpesh importon futbollistë pa motiv ose pa cilësi të mjaftueshme.

Kosova, si vend i ri në UEFA, ka një mentalitet të veçantë: çdo ndeshje europiane është historike, çdo fitore vlerësohet si hap gjigant. Në Shqipëri shpesh mbizotëron një lloj kënaqësie e rreme, një iluzion se “ne jemi më lart se fqinjët”, ndërkohë që fushat dhe rezultatet tregojnë të kundërtën. Në Shqipëri rezultati europian trajtohet shpesh si “bonus”, jo si objektiv sezonale i patjetërsueshëm.

Cilat janë pasojat e kësaj përmbysjeje?

Për Kosovën:

E nis kupën e Europës nga pozicione më të favorshme.

Mund të ketë kundërshtarë më të lehtë në shorte.

Ekziston mundësia reale për t’u afruar me Top 28, zonë historike për vend me 4 ekipe pjesëmarrëse në kupat e Europës

Për Shqipërinë:

Rrezikon të zbresë edhe më poshtë nëse nuk ka reagim urgjent.

Vuan shortet, sa ndeshja e parë shpesh bëhet “finale”.

Rrezikon të mbetet vend i vogël me mentalitet provincial në futbollin e klubeve.

Kosova ka miratuar ligjin e sponsorizimeve në sport, një akt që u jep bizneseve lehtësira fiskale konkrete për çdo investim që ata bëjnë te klubet dhe federatat. Në praktikë, kjo ka krijuar një rreth vicioz pozitiv, bizneset investojnë sepse përfitojnë, klubet rriten sepse marrin fonde të sigurta, federatat zhvillojnë projekte më serioze, sportistët marrin kushte më të mira, dhe në fund ekipi kombëtar korr frytet.

Në Shqipëri, megjithëse është premtuar për vite, megjithëse klubet kanë bërë grevë, megjithëse futbolli është një industri që sjell ekonominë pas vetes, ligji i sponsorizimeve vijon të mos miratohet. Kjo do të thotë që investimi në sport tek ne mbetet një akt vullnetar, jo një partneritet ekonomik. Që fondet janë të pasigurta. Që klubet nuk kanë mundësi të planifikojnë në afat të gjatë. Që infrastruktura nuk ecën me ritmin që duhet.

Efekti? Ndodh ajo që statistikisht është e pashmangshme: vendet me më shumë investim rriten më shpejt. Aty ku ligji e bën investimin të leverdishëm, sporti kthehet në ekonomi. Aty ku ligji mungon, sporti mbetet hobi. Dhe derisa Shqipëria të vendosë të futet në të njëjtën epokë moderne të financimit të sportit, Kosova do të vazhdojnë të shkojnë më larg në Europë, dhe me meritë.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “The Guardian” artikull për Fatos Nanon
Artikulli tjetër Festa e Pavarësisë, ceremonia e Flamurit në Vlorë mbledh bashkë liderët shqiptarë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.