KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjimazistja nga Bilishti nervozon Ramën: Nuk na mbani dot në Shqipëri me urdhër
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gjimazistja nga Bilishti nervozon Ramën: Nuk na mbani dot në Shqipëri me urdhër
AktualeKomentSociale

Gjimazistja nga Bilishti nervozon Ramën: Nuk na mbani dot në Shqipëri me urdhër

Përditësimi i fundit: 2 Shkurt, 2025 8:39 am
157 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kuvendi Kombëtar Rinor i Partisë Socialiste është mbajtur ditën e sotme në Tiranë, ku të rinjë të shumtë kanë folur për ‘të mirat’ e PS-së. Por gjatë fjalimeve një nxënëse e re nga Bilishti ka dalë jashtë parashikimeve dhe skenareve të bëra nga PS-ja.

Anastasia Zaimi teksa ka marrë fjalën e saj, ka kritikuar qeverinë Rama dhe Ministrinë e Arsimit në lidhje me politikat që kanë ndjekur për studentët. Gjatë fjalës së saj, e reja ka theksuar se lidhja mes shkollës së mesme, universitetit dhe tregut të punës është vite dritë larg në Shqipëri.

Ndërkohë që ky fjalim i të resë, nuk ka rënë pa u vënë re nga vetë Rama, i cili në një moment i kapur nga kamerat duket qartë i nervozuar. Por fjalimi i nxënëses nga Bilishti, i papërdorur politikisht ka nxjerr në pah se si është realiteti i vendit tonë.

“Arma më e fortë e një kombi janë arsimi dhe edukimi. Unë sot nuk vij si eksperte e arsimit, por di të them që ky i fundit ka kaluar nëe një fazë dinamike zhvillimit, duke nisur që nga struktura e përmirësuar, dhe deri tek reformat e thella në arsim. Por të gjitha këto nuk na bëjnë ne indiferentë ndaj problematikave. Vura re që shumica prej bashkëfolësve sot janë studentë dhe më bëhet mirë që ata kanë kaluar pikërisht atë fazë që për mua përbën shqetësimin më të madh sot, zgjedhjes së universitetit dhe degës që unë dua të vazhdoj. A është tunduese dëshira për të ikur jashtë? Apo janë mangësitë e këtushme që i bëjnë studentët të mendojnë se mund ta gjëjnë vetveten vetëm jashtë kufijve? Me keqardhje them se ura lidhëse midis arsimit të mesëm, universitetit dhe tregut të punës është e dobët. Kurrikula përfshin këshillimin e karrierës, por që realisht është tepër i vonuar, duke e bërë nxënësin të futet në një flluskë stresi dhe të ndjehet i kapur në grackë kur duhet të bëjë zgjedhjen e tij. Kjo nuk duhet të jetë kështu. Arsimi dhe puna duhet të jenë të ndërlidhur dhe të harmonizuar me njëri-tjetrin dhe jo të ekzistojnë në dy universe paralele ku probabiliteti që ti të punësohesh për atë që ke studiuar të jetë 1 në 100. I rikthehem pyetjes që bëra: A është tunduese dëshira për të ikur jashtë? Po. Por, ajo kurrë nuk është më e fortë se sa dëshira për të qëndruar aty ku ke rrënjët dhe pranë familjarëve të tu. Po pikërisht mangësitë e këtushme janë ato që e venitin tepër këtë ndjenjë. Nuk mundet t’i mbani studentët me një urdhër, qëndro. Këta studentë kaq të zjarrtë, të cilët çdo ditë janë në kërkim të mundësive të reja për tu zhvilluar dhe për tu angazhuar. Ju, ne, meritojmë t’i gjejmë këto mundësi në Shqipëri. Në një vend ku pasioni dhe talenti shpërblehen. Ka ardhur koha që tu tregoni të rinjve se ata mund të bëjnë shumë. Por, ç’është më e rëndësishmja, mund të bëjnë shumë në Shqipëri,” tha ajo.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Britania dënon me ligj përdorimin e Inteligjencës Artificiale në krijimin e imazheve abuzive
Artikulli tjetër Në San Siro sot është derbi i Madoninës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.