KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjykata e Apelit përjashton Pacollin nga administrimi i aeroportit të Vlorës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gjykata e Apelit përjashton Pacollin nga administrimi i aeroportit të Vlorës
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Gjykata e Apelit përjashton Pacollin nga administrimi i aeroportit të Vlorës

Përditësimi i fundit: 20 Shkurt, 2026 1:15 pm
394 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Aventura financiare me kredinë e marrë nga Delphos duket se i ka kushtuar shtrenjtë biznesmenit kosovar Behgjet Pacolli. Gjykata e Apelit të Tiranës i ka dhënë një goditje të fortë Pacollit, teksa e ka përjashtuar nga administrimi i Aeroportit deri në gjykimin në themel të konfliktit mes tij dhe Valon Ademit.

Me vendimin e marrë këtë të enjte, Apeli ka konfirmuar masën e Gjykatës së Shkallës së Parë që kishte përjashtuar kompaninë Mabco nga e drejta e votës dhe administrimit në shoqërinë koncesionare Vlora International Airport duke e lënë administrimin e aeroportit në dorën e Valon Ademit.

Konflikti mes dy aksionarëve të Aeroportit të Vlorës shpërtheu publikisht, verën e vitit të kaluar dhe në themel të tij ishte përplasja për aksionet e aeroportit. Por më vonë u bë publik dhe një tjetër zhvillim i bujshëm.

Mabco S.A, kompania e Pacollit kishte marrë një kredi 100 milionë euro nga një fond investimesh guackë në Luksemburg, i quajtur Delphos Compartment Bernina. Por kredia kishe një kleçkë, pasi ajo detyronte futjen e Aeroportit të Vlorës si huamarrës shtesë. Praktikisht përmes kësaj kredie, fluksi i të ardhurave nga Aeroporti i Vlorës lihej peng i fondit të Investimeve. Aksioneri tjetër i Aeroportit, biznesmeni Valon Ademi, akuzoi Pacollin se e kishte bërë gjithçka në fshehtësi dhe kjo ishte në kundërshtim të hapur me ligjin.

Për këtë qëllim, Ademi ju drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë duke kërkuar përjashtimin e Pacollit nga vendimarrja në shoqëri dhe pezullimin e votës derisa çështja të shqyrtohet në themel. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi të pranojë padinë. Pas kësaj Pacolli nisi një sulm publik duke deklaruar se po i merrej kompania pavarësisht se ai kishte 98 për qind të aksioneve.

Shpresa e Mabco-s ishte që vendimi të kthehej në Apel, por edhe gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi masën deri sa të shqyrtohet në themel çështja për aksionet mes dy aksionerëve. Përmes këtij vendimi, Apeli ka vërtetuar dyshimet dhe ka bllokuar mundësinë që Aeroporti i Vlorës të bëhej pjesë e kredisë së Delphos, i cili akuzohet për lidhje ruse nga Valon Ademi.

Përplasja

Në thelb të përplasjes qëndron kontrolli mbi koncesionarin VIA, e krijuar për zbatimin e kontratës së koncesionit me ministrinë e Infrastrukturës, për ndërtimin dhe operimin e aeroportit të Vlorës.

Konflikti për kontrollin e koncesionarit VIA ka kaluar prej muajsh në procese të njëpasnjëshme sigurimi padie.

Kompania “2A Group” pretendon se në prill 2025 ka blerë rreth 47% të kuotave të ortakut shumicë Mabco, mbi bazën e një kontrate shitblerjeje aksionesh.

Por, Mabco e kundërshton vlefshmërinë e kësaj kontrate dhe pretendon se transferimi nuk mund të prodhojë pasoja juridike pa miratimin e kontraktorit, në këtë rast ministrisë së Infrastrukturës. Tashmë Gjykata ka vendosur përjashtimin e Mabcos, derisa ccështja e aksioneve të gjykohet në themel.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Projektet e resorteve luksoze, me kapital të huaj, nxisin zemërim në Ballkan

Fatura e ‘kripur’ që la pas ish-zyrtari i akuzuar për korrupsion

I kërkohet gjykatës amerikane, të anullojë gjobën për koncesionin e 4 vendburimeve

Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro

Si po tenton Sokol Topçiu, të fitojë tendera pas burgut

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor
Artikulli tjetër Lirohet nesër nga burgu Jurgis Çyrbja

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bizneset e Juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 26 Gusht, 2026
Vdes në burgun e Fierit Ardjan Malasi, i dënuar për pastrim parashë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 26 Gusht, 2026
Riatdhesohen 5 shqiptarë nga kampet e Sirisë
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 26 Gusht, 2026
Gjykata Supreme vendos në favor të Trumpit për rregullat e votimit me postë
Analize Bota Fokus Sociale 26 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.