Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë plenare tre ankime kundër akteve të qeverisë, të cilat janë miratuar më 28 tetor për protestat. Ankimet janë depozituar në këtë institucion në emër të studentëve të cilët kanë ngritur zërin dhe nisën revoltat për plotësimin e kërkesave të tyre.
Disa ditë më parë, dy grupime studentësh dhe katër organizata të shoqërisë civile iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar aktin normativ që i jep policisë të drejtën të ndalojë ose kufizojë protestat, të kërkojë fshirjen e postimeve dhe të vendosë gjoba deri në 500 mijë lekë.
Ndër të tjera kërkohet shfuqizimi i aktit normativ që parashikon përgjegjësinë e organizatorëve për dëmet e shkaktuara nga persona të tjerë gjatë protestave të tetorit.
Studentët kundërshtojnë gjithashtu edhe regjistrimin policor në prokurori të protestuesve, të cilëve u refuzohet dalja jashtë vendit, duke e cilësuar këtë praktikë si antikushtetuese.
Marrë nga Dosja.al