KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Greqia në ‘paralizë’ totale nga bllokadat/ Përse protestojnë fermerët?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Greqia në ‘paralizë’ totale nga bllokadat/ Përse protestojnë fermerët?
AnalizeFokusRajoniSocialeZhvillim

Greqia në ‘paralizë’ totale nga bllokadat/ Përse protestojnë fermerët?

Përditësimi i fundit: 8 Dhjetor, 2025 7:32 pm
257 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Protestat e fermerëve grekë kanë hyrë në fazën më të tensionuar të tyre, duke u shndërruar në një krizë kombëtare që ka paralizuar vendin dhe ka ngritur shqetësime serioze për furnizimet dhe lëvizjen e mallrave.

Me mijëra fermerë prej më shumë se 1 muaji kanë zbritur në rrugë me traktorë dhe mjete bujqësore, duke bllokuar rrugët kryesore të transportit, qytetet si dhe aeroportet, ndërsa nuk kanë munguar dhe përleshjet me policinë.

Por për çfarë protestojnë fermerët greke? Ja disa nga çështjet kryesore

1.Vonesat e subvencioneve dhe kompensimeve

Fermerët pretendojnë se qeveria nuk u ka disbursuar në kohë subvencionet bujqësore, si edhe kompensimet për dëmet nga përmbytjet, stuhitë, sëmundjet e bagëtive dhe problemet strukturore në bujqësi.

Sipas tyre, shumë pagesa të premtuara sipas programeve bujqësore dhe skemave të mbrojtjes mbeten të pezulluara ose të paplotësuara.

2.Kostot e larta të prodhimit

Nafta bujqësore, energjia elektrike, farërat, plehrat kimike dhe shërbimet e mekanizimit sipas tyre janë rritur ndjeshëm, duke e bërë të paqëndrueshëm prodhimin. Fermerët thonë se çmimet e tregut janë shumë më të ulëta se kostoja e prodhimit, gjë që i çon drejt humbjes financiare.

3.Mungesa e reformave në sistemin e kompensimeve

Fermerët pretendojnë se modeli aktual i sigurimeve bujqësore nuk mbulon si duhet dëmet nga moti ekstrem, thatësirat, përmbytjet apo sëmundjet te kafshët. Fermerët kërkojnë një sistem më transparent dhe më efikas, i cili të garantojë dëmshpërblime reale dhe në kohë.

4.Presioni i konkurrencës nga importet

Ata denoncojnë edhe importet e produkteve më të lira nga vendet e tjera të BE-së dhe Ballkanit, të cilat, sipas tyre, po dëmtojnë çmimet e tregut dhe po shkatërrojnë prodhimin vendas.

Këto janë disa nga pikat për të cilët fermerët grekë janë ngritur në protestë pasi sipas tyre, pavarësisht se qeveria greke ka premtuar pagesa të shpejta të subvencioneve të prapambetura, paketa mbështetëse për zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore si dhe lehtësime fiskale asnjëra nga ato nuk është përmbushur. Ata akuzojnë qeverinë për mungesë transparence dhe vonesa të qëllimshme, ndërsa janë shprehur të vendosur për të mos u tërhequr pa marrë garanci për plotësimin e kërkesave të tyre.

Si janë përshkallëzuar protestat deri më tani?

Fillimisht protestat nisën me tubime pranë komunave bujqësore, ku fermerët kërkuan dialog me autoritetet lokale dhe ministrinë e bujqësisë. Por duke mos marrë asnjë reagim nga këta të fundit, mijëra traktorë u vendosën në rrugët kryesore, duke bllokuar autostrada strategjike, si Autostradat që lidhin Athinën me Selanikun, Rrugët e Thesalisë, aksi Kakavijë-Janinë dhe Lidhjet kryesore drejt Maqedonisë dhe Epirit.

Këto bllokada shkaktuan ngadalësim masiv të qarkullimit dhe ndërprerjen e transportit të mallrave.

Fermerët zgjeruan më tej protestat duke bllokuar, Pikat kufitare me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe disa porte të rëndësishme, ku janë ndaluar kamionë dhe tragete me mallra bujqësore.

Ndërkohë, ditën e sotme fermerët kanë tentuar të bllokojnë edhe aeroportet. Protestuesit tentuan të afrohen drejt aeroporteve kryesore për të krijuar presion maksimal ndaj qeverisë. Për pasojë, pati ndërhyrje të forcave të policisë me gaz lotsjellës dhe përplasje të izoluara, teksa fermerë përmbysën makinat e patrullave të policisë në shenjë revolte.

Sipas mediave greke, lëvizja është shtrirë në të gjithë Greqinë dhe fermerët thonë se do të vazhdojnë bllokadat derisa të kenë marrë garanci reale dhe të shkruara për pagesat, kompensimet dhe uljen e kostove të prodhimit.

Pavarësisht se qeveria greke ka kërkuar dialog, dhe ka paralajmëruar se bllokimi i vendeve strategjike nuk do të tolerohet, fermerët refuzojnë të tërhiqen pa ju plotësuar kërkesat.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çështja “Balluku” dhe mëdyshjet kushtetuese për një vendim pa precedent
Artikulli tjetër Dita e rinisë, pa të rinj/ Në 13 vite tkurret me 45%

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.