KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Harta e re, “mali’ i dosjeve dhe kolapsi i Gjykatës së Apelit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Harta e re, “mali’ i dosjeve dhe kolapsi i Gjykatës së Apelit
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Harta e re, “mali’ i dosjeve dhe kolapsi i Gjykatës së Apelit

Përditësimi i fundit: 24 Mars, 2026 10:51 am
190 Shikime
Share
13 Min. Leximi
SHARE

Bashkim Bulku, 75 vjeç, e ka kaluar pothuajse gjysmën e jetës së tij në dyert e gjykatave. Të martën e 16 marsit, ai gjendej në radhë përballë një dritareje shërbimi në Gjykatën e Apelit në Tiranë për të mësuar se padia e tij për pronën ishte rishortuar te një gjyqtar tjetër.

“E merr një Nastradin, e lë një Nastradin”, thotë Bulku i nervozuar për zvarritjen gjyqësore.

“Kam 35 vjet unë, isha 40 vjeç kur e nisa, jam 75 tani. Këta të gjithë presin që ne të vdesim, pastaj nuk ka më kush i kërkon pronat,” shtoi ai.

Si shumë qytetarë të tjerë në përballje gjyqësore, Bulku fajëson gjyqtarët për vonesa të qëllimshme dhe korrupsion. Gjyqtarët e Apelit nga ana tjetër ankohen se janë prej vitesh të mbytur nga dosjet e prapambetura, mungesa e stafit, e mjediseve apo e mbështetjes.

Tre vjet pas miratimit të hartës së re gjyqësore, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm po e humbet betejën me fluksin e dosjeve. Të dhënat statistikore për vitin 2025 tregojnë se “mali” i dosjeve në pritje jo vetëm që nuk është ulur, por ka pësuar rritje, duke arritur nga 41,700 në 45,876 çështje në fund të vitit. Mes tyre ka dosje që presin zgjidhje prej nëntë vitesh.

Kriza pranohet edhe nga vetë institucioni. Në analizën vjetore të Gjykatës së Apelit për vitin 2025 theksohet me shqetësim se gjykata nuk arrin ta përballojë situatën.

“Analiza tregon qartë se përpjekjet e vazhdueshme të gjyqtarëve, ndihmësve ligjorë, sekretarëve gjyqësorë dhe administratës mbështetëse, megjithëse të domosdoshme dhe të vlerësueshme, nuk janë të mjaftueshme për të përballuar në mënyrë strukturore këtë situatë, në mungesë të ndërhyrjeve institucionale të qëndrueshme,” thuhet në analizë.

Strategjia e Këshillit të Lartë Gjyqësor për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura dhe hartën e re gjyqësore kanë dështuar gjerësisht sipas ekspertëve që t’i japin zgjidhje problemeve të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Sipas avokates Irena Dule, KLGJ po bën vetëm konstatime të problemeve, pa u dhënë zgjidhje atyre.

“Masat që këta marrin janë të pamenduara,” tha Dule duke iu referuar KLGJ-së.

“Mund të ngresh një grup pune, po jo si ai që bën KLGJ-ja, që ka ngritur një grup pune për të trajtuar uljen e numrit të çështjeve dhe në fund fare çfarë ka thënë: ka thënë që duhet të ketë reforma ligjore, duhet të ketë fonde më shumë dhe e ka deleguar problemin, duke thënë që s’kam çfarë bëj se po pres parlamentin”, tha ajo.

Këshilli i Lartë Gjyqësor i tha BIRN përmes një përgjigje me shkrim se kishte ndërmarrë një sërë masash, përfshirë një strategji të miratuar në vitin 2023, ndërhyrjet për rritjen e numrit të gjyqtarëve dhe rikonstruksionin e një godine të braktisur nga administrata tatimore për shkak të problemeve pas tërmetit. Megjithatë, një pjesë e masave i përkasin vitit 2025 dhe nuk kanë ende rezultat.

Kosto të pallogaritshme njerëzore

Llogaritjet e thjeshta aritmetike e bëjnë situatën të duket katastrofike.

Sipas analizës së fundit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, çdo gjyqtar efektiv kishte në ngarkim në fund të vitit 2025 të paktën 2100 dosje.

Numrat janë shumëfishuar nga viti 2022 – kohë kur u miratua harta e re gjyqësore që shkriu pesë gjykatat e tjera të Apelit dhe kur mesatarja ishte mes 800- 900 dosjesh për gjyqtar.

Mesatarisht çdo gjyqtar trajton aktualisht 412 dosje në vit, por rritja e stokut është e pandalshme. Sipas dokumenteve zyrtare, numri i çështjeve rritet me 4100 çdo vit, ku pjesa më e madhe janë civile. Për shkak të afateve strikte, çështjet penale marrin prioritet absolut mbi çdo gjë tjetër.

Nga 45,876 dosje në stok, 64% e tyre janë dosje civile që mbeten pezull me vite.

Sipas drejtoreshës ekzekutive të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj, kostot njerëzore janë të pallogaritshme, veçanërisht për më të vobektit dhe grupet e margjinalizuara.

“Çështjet e përfaqësuara nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit tregojnë se vonesat gjyqësore kanë një ndikim të ndjeshëm mbi personat në nevojë. Çështjet e tyre zgjasin nga 1-2 vite në shkallë të parë, ndërsa vetëm në Apel pritja për shqyrtim mund të arrijë 5–7 vite,” thekson Skëndaj.

Sipas saj, kjo vonesë e bën mbrojtjen ligjore praktikisht joefektive dhe rivendosjen e të drejtave të shkelura një pamundësi fizike e juridike.

“Për qytetarët, drejtësia është një koncept praktik dhe i matshëm. Ajo matet sot nga koha që ju duhet të presin për të marrë një vendim, kostot që paguajnë, distanca që duhet të përshkojnë. Vonesa në gjykim dhe arsyetim vendimesh po krijon perceptimin e një zhgënjimi të vazhdueshëm tek përdoruesit në përgjithësi, çka dobëson edhe besimin e tyre te drejtësia,” shtoi Skëndaj.

Edhe Dule ndan të njëjtin mendim.

“Efektet e sistemit janë të tilla që njeriu mesatar dhe nën mesatar bëhet krejtësisht i pafuqishëm,” tha ajo, duke shtuar se situata u shkonte për shtat vetëm të pushtetshmëve dhe të fuqishmëve. Duke treguar një rast divorci që ka ndjekur, Dule thotë se një nënë e huaj u shtrëngua të qëndronte gati një dekadë pa i parë fëmijët. Edhe kur më në fund pati një vendim gjykate, fëmijët që ishin ndarë prej saj në moshën 8-10 vjeçare, ishin tashmë në moshë madhore.

Gjyqtarë të lodhur

Organika e Gjykatës së Apelit parashikon 78 gjyqtarë, por efektivisht në punë deri në mesin e vitit të kaluar ishin mes 27 dhe 31 gjyqtarëve – ose 35 për qind e trupës. Me ndërhyrjet e fundit të KLGJ-së, përfshirë komandimet dhe emërimet e reja, Gjykata e Apelit ka tashmë në punë 42 gjyqtarë ose pak më shumë se gjysma.

KLGJ i tha BIRN se përveç masave të marra deri tani, ka shpallur edhe gjashtë pozicione të reja vakante dhe parashikon shpalljen e të gjitha vendeve të mbetura brenda vitit 2026, menjëherë pas përfundimit të procesit të rivlerësimit.

Por një gjyqtar i Apelit e përshkroi situatën me pesimizëm.

“Jemi super të lodhur. Duhet të kuptojnë që edhe gjyqtari është njeri,” tha ai.

Gjyqtarja e Medias në Gjykatën e Apelit, Edlira Petri, vë në dukje se vështirësia thelbësore qëndron pikërisht te raporti thellësisht i zhdrejtë midis stokut masiv dhe trupës aktuale. Edhe pse e vlerëson si hap pozitiv skemën e delegimeve të KLGJ-së, Petri thotë prerë se kjo nuk është e mjaftueshme dhe nuk garanton aksesin e qytetarëve në drejtësi.

“Në të njëjtën kohë, ngarkesa shumë e lartë sjell edhe lodhje profesionale të akumuluar, e cila meriton vëmendje serioze,” thekson gjyqtarja Petri për BIRN.

“Përmirësimi i qëndrueshëm kërkon detyrimisht masa strukturore, veçanërisht në drejtim të burimeve njerëzore dhe të infrastrukturës,” shtoi Petri.

Ndërsa KLGJ dhe drejtuesit flasin për rritje të produktivitetit, prapa numrave ekspertët shohin një faturë që prek cilësinë e drejtësisë.

Në një analizë të thellë të titulluar “Strategjitë – Sindroma e Përsëritjes”, të publikuar në Revistën Juridike Shqiptare, avokatja Irena Dule e cilëson paradoks matjen e performancës së imponuar nga KLGJ, e cila sipas saj po shkatërron thelbin e gjykimit.

Sipas Dules, KLGJ identifikon si zgjidhje ushtrimin e “presionit” mbi gjyqtarët për të ulur backlog-un. Kjo do të thotë se matja e performancës së gjyqtarëve bëhet kryesisht mbi bazën e numrit të gjykimeve të përfunduara në sallë, duke rënduar mbi cilësinë.

Ajo vë në dukje se ky presion për të prodhuar numra ka gjeneruar një absurditet procedural: gjyqet mbyllen me shpejtësi për t’u raportuar si “të zgjidhura”, por vendimet e zbardhura (arsyetimi me shkrim që i jepet palëve) vonojnë nga 6 deri në 8 muaj.

“Një sistem që mat shpejtësinë e mbylljes, por jo kohën e zbardhjes së vendimit, po mat gjysmën e realitetit,” thekson Dule.

Dëmi i mbingarkesës reflektohet thelbësisht te statistikat e Gjykatës së Lartë, që e ka rënduar situatën e Apelit. Qindra dosje rikthehen çdo vit për rigjykim, sepse vendimet prishen nga shkalla superiore. Vetëm në numrin e çështjeve të reja të vitit 2025 figurojnë 624 raste që ishin vendime të prishura dhe të rikthyera për rigjykim, duke i shtuar punë të dyfishtë të njëjtëve gjyqtarë. Një vit më parë ishin 329 çështje të kthyera.

Arnat e infrastrukturës

Mungesa e infrastrukturës e thellon edhe më tej krizën në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Vetë Gjykata thotë në raportin vjetor se institucioni vuan nga mungesa e burimeve njerëzore dhe problematika të theksuara infrastrukturore.

Aktiviteti zhvillohet në një godinë trekatëshe të përshtatur për të gjithë gjyqtarët, stafin administrativ dhe arkivën. Gjykata ka në dispozicion vetëm 7 salla gjyqi në total në një raport prej 5.7 gjyqtarësh për sallë.

Për të përballuar punën e përditshme, vetë gjykata pranon se i është dashur të improvizojë. “Gjatë vitit 2025, gjykata është përpjekur të krijojë kushtet minimale, janë bërë modifikime në zyra, duke i përshtatur për 2 gjyqtarë, duke mbyllur paradhomat dhe duke i kthyer në zyra për gjyqtarët dhe stafin administrativ,” thuhet në raportin vjetor.

Në mars 2025, Këshilli i Ministrave i kaloi një godinë të braktisur të ish-Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj në përdorim KLGJ-së për llogari të Apelit, por leja e ndërtimit për rikonstruksion u miratua në shtator.

Kjo vlerësohet megjithatë një zgjidhje e përkohshme, pasi e ndan aktivitetin e gjykatës në dy godina të veçanta.

Kriza e paralajmëruar me centralizimin e Apelit në një gjykatë të vetme ka sjellë sipas ekspertëve nevojën për rishikimin e menjëhershëm të hartës së re gjyqësore.

“Debati për riorganizimin e ardhshëm gjyqësor nuk duhet të presë afatin ligjor 5-vjeçar nga momenti i miratimit apo hyrjes në fuqi të hartës aktuale,” tha Skëndej nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Megjithatë, KLGJ nuk e sheh urgjente situatën.

Në përgjigjen për BIRN, KLGJ tha se ndonëse harta “nuk është një dokument statik”, vlerësimi i kompetencave tokësore të gjykatave duhet bërë “të paktën çdo pesë vjet”. Kjo do të thotë se, pavarësisht krizës aktuale, një rishikim gjeografik nuk pritet të ndodhë përpara vitit 2028.

Sipas avokates Dule, harta është vetëm një prej shkaqeve që ka sjellë mbingarkesë, ndërsa vlerëson se mungon vullneti politik nga ana e ekzekutivit dhe legjislativit për të adresuar problemet me burimet dhe buxhetin.

“Por ekzekutivi, legjislativi nuk ka asnjë interes të ketë gjykata funksionale,” tha Dule, ndërsa shtoi: “veprimtaria e tyre është më komode pa një kontroll gjyqësor mbi kokë dhe kjo është logjikë e thjeshtë”.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm KLSH: Bashkia e Elbasanit, prokurime me mangësi dhe dëm ekonomik
Artikulli tjetër Kulla plot, por Shqipëria e dyta në Europë për strehim të pasigurt

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.