KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Helsinki: “Policia përdori dhunë joproporcionale ndaj protestuesve”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Helsinki: “Policia përdori dhunë joproporcionale ndaj protestuesve”
FokusKomentKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Helsinki: “Policia përdori dhunë joproporcionale ndaj protestuesve”

Përditësimi i fundit: 6 Korrik, 2026 12:14 pm
159 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) ka dalë me një reagim publik, nëpërmjet të cilit ka ngritur shqetësimin lidhur me dhunën joproporcionale që Policia e Shtetit përdori gjatë protestës së 2 Korrikut ndaj protestuesve pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas KSHH, aktet e izoluara të dhunës nga disa protestues të caktuar të tilla si hedhja e vezëve, apo gurëve nga individë të veçantë, nuk ia heqin tubimit karakterin paqësor në tërësi dhe nuk i heqin mbrojtjen pjesëmarrësve paqësorë.

“Nga monitormi i KShH rezulton se protesta kishte kryesisht karakter paqësor dhe situata ishte nën kontroll për një kohë të gjatë. Megjithatë, aktet e dhunshme të kryera nga disa individë nuk mund t’i atribuohen automatikisht të gjithë protestuesve”, shkruan Komiteti Shqiptar i Helsinkit në reagimin e tij.

Reagimi i KSHH thekson më tej se pas incidentit me automjetet që tentuan të dilnin nga ambjentet e Kuvendit, sjellja e forcave të policisë ndryshoi menjëherë.

“Sipas monitorimit në terren, brenda një kohe të shkurtër u kalua nga një situatë e qetë tek rrethimi dhe tek shtyrja e protestuesve, apo edhe tek përdorimi i gazit lotsjellës”, thekson KSHH, mbi dhunën e ushtruar nga forcat policore.

Juristët e KSHH shikojnë si tejet shqetësues faktin se policia nuk përdori paralajmërime publike paraprake ndaj protestuesve, por kaloi direkt në përdorimin e dhunës.

“Përdorimi i gazit lotsjellës, sipas vëzhgimit në terren, nuk u parapri nga një paralajmërim publik me një qendër zëri dhe rrjedhimisht as nga dhënia e një kohe të arsyeshme për shpërndarje vullnetare”, shkruan KShH.

Përdorimi i mjeteve të tilla cilësohen nga KSHH se prekin në mënyrë të padiferencuar edhe protestuesit paqësorë, gazetarët, vëzhguesit dhe persona të tjerë të pranishëm në protestë, dhe duhet të ishin masë e fundit, e domosdoshme dhe proporcionale.

Një shqetësim tjetër që vuri në pah KSHH konsiston në përdorimin e forcës ndaj personave që ishin neutralizuar dhe ndodheshin në tokë, por pavarësisht kësaj policia vijoi përdorimin e shkopinjve të gomës, goditjeve apo grushteve ndaj tyre.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit u bën thirrje protestuesve të distancohen nga çdo akt dhune dhe gjithashtu i bën thirrje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të hetojnë në mënyrë të shpejtë, të paanshme dhe efektive çdo pretendim për përdorim të paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bullgaria me Presidente grua/ Iljana Jotova fitoi me 57.5% në balotazh

Policia kërkon kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së, për bizneset e vogla

Kur Antiterrori heton protestuesit

Kur qeveria bën humor me Kushtetutën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shënjestrimi i protestuesve nga Edi Rama ngre shqetësime
Artikulli tjetër Euro në pikiadë/ BSH ndërhyrje agresive në treg

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kur zemërimi nuk mjafton: anatomia psikologjike e dy revoltave ballkanike
Analize Fokus Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Aktet e reja për tubimet rrezikojnë të kufizojnë protestën dhe të frikësojnë organizatorët
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 2 Nëntor, 2026
Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Banka më e madhe e vendit investon 2.2 miliardë euro kursime të shqiptarëve, jashtë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.