KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hetimi amerikano-shqiptar/ Si kalonin me 35 mijë euro shqiptarët në Amerikë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Hetimi amerikano-shqiptar/ Si kalonin me 35 mijë euro shqiptarët në Amerikë?
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Hetimi amerikano-shqiptar/ Si kalonin me 35 mijë euro shqiptarët në Amerikë?

Përditësimi i fundit: 26 Janar, 2026 1:53 pm
215 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjashtë persona u identifikuan nga Prokuroria e Tiranës dhe Zyra e Hetimit Kriminal jashtë SHBA si të implikuar në udhëtimin e paligjshëm nga Shqipëria me destinacion Amerikën.

Hazi Macin dhe bashkëshortja e tij, Cekrez Nikoci, Ardian Pirani, Alfred Maci dhe Endrit Nezaj, akuzohen për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim.

Të gjashtë dyshohen për mundësimin e kalimit të paligjshëm të kufirit të një shtetasi nga Shqipëria drejt Santo Domingos, ku dhe u zbulua teksa priste të udhëtonte drejt SHBA.

Në dosje, evidentohet rasti i një shqiptari që kishte paguar 35 mijë euro për të shkuar ilegalisht në SHBA, por kishte mbetur një vit në Republikën Dominikane.

Shërbimi Diplomatik i Sigurisë/Zyra për Hetimet Kriminale jashtë SHBA-së informoi autoritetet lidhur me rastin e kontrabandimit.

“Nga inteligjenca e disponuar nga kjo zyrë ka rezultuar se një shtetas shqiptar i quajtur Ajet Hyka, i datëlindjes 15.05.1980, së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptarë, që prej disa muajsh janë kontrabanduar në rajonin e Karaibeve, me qëllim më pas për të kaluar ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave, personi i dyshuar që ka organizuar këtë aktivitet është shtetasi shqiptar Hazir Maci, alias Aleko Maci.

Të dhënat tregojnë se Hazir Maci i ka kërkuar të paktën tre shqiptarëve, përfshi dhe Ajet Hyka, për t’i dërguar në Amerikë dhe Kanada kundrejt çmimit prej 35.000 dollarë.

Itinerari që ndjek Maci për të kontrabanduar njerëz fillon nga vendi ynë, ku rekrutohen, dhe më pas nga vendet e Europës drejt Republikës Dominikane, e prej andej me dokumenta false drejt Kanadasë ose nëpërmjet Porto Rikos, duke përdorur dokumenta udhëtimi false për në Florida ose në shtete të tjera të SHBA-së.

Në vijim të informacioneve që disponohen nga kjo zyrë, rezulton se shtetasi shqiptar Ajet Hyka, së bashku me shtetasit e tjerë shqiptarë, janë kontrabanduar dhe janë dërguar sipas planeve dhe organizimeve të shtetasit Hazir Maci në kryeqytetin e Republikës Dominikane, Santo Domingo, ndoshta që nga fillimi i vitit 2024. Në veçanti, shtetasi Ajet Hyka madje është ndaluar nga autoritetet lokale në posedim të dokumentave false në tentativë për të marrë një fluturim ndërkombëtar.

Gjithashtu, nga të dhëna të disponuara nga disa partnerë ligjzbatues në atë rajon, është mësuar se Ajet Hyka ka mbetur për shumë kohë në Santo Domingo, në pritje për t’u kontrabanduar në Amerikë, dhe nuk ka pasur dokument udhëtimi për t’u kthyer në Shqipëri, me pak fjalë ka ngecur aty për më shumë se një vit,” thuhet në dosjen hetimore.

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zelensky: Qeni i Lukashenkos ka më shumë të drejta se populli bjellorus
Artikulli tjetër Kamioni përmbyset në autostradën Durrës-Tiranë, bllokohet korsia

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.